Connect with us

Lajme nga vendi

Zëvendësministreja Berisha viziton fermerët e Likovës

Published

on

Zëvendësministreja e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave Vjollcë Berisha ka vizituar gjatë ditës së djeshme fermerët e komunës së Likovës me të cilët ka bashkëbiseduar për hallet e tyre,

“U mburra me rezultatet e tyre në bujqësi dhe dëgjova brengat që kanë. Bashkëbisedimi është mënyra më e mirë për ta prekur suksesin” tha zëvendësministreja Berisha.

Berisha para fermerëve më tej shtoi se nga LIKOVA NË STRUGË, kampanjë informative mbi mundësitë që i ofrojmë në mështetje të bujqësisë sonë për ti informuar një nga një fermerët tanë për mundësitë që ofron ministria që unë drejtoj. Top24

Advertisement

Lajme nga vendi

Vidhet vetura zyrtare e kryetarit të komunës së Aerodromit

Published

on

Më 7 prill 2025, në orën 22:00, kryetari i komunës së Aerodromit, D.M. (37) nga Shkupi, ka raportuar në Stacionin Policor Aerodrom se automjeti i tij zyrtar, një “Audi” me targa të Shkupit, është vjedhur.

Vetura ishte parkur në garazhin e bulevardit “Jane Sandanski”, dhe sipas raportimit, ajo ishte zhdukur gjatë periudhës nga ora 15:30 më 4 prill deri në ora 20:40 më 7 prill. Pas aktiviteteve të ndërmarra nga policia, automjeti u gjet në rrugën “Pero Nakov” në Shkup, por një nga tabelat e targave mungonte.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

E vranë dhe ia dogjën trupin për t’i marrë 6000 denarë, paraburgim për dy persona nga Kriva Pallanka

Published

on

Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj dy vëllezërve nga fshati Lukë i Kriva Pallankës, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se si bashkëpunëtorë kanë kryer veprën penale “vrasje” nga neni 123 paragrafi 2 pika 4 të Kodit Penal.

“Të dyshuarit, të moshës 20 dhe 25 vjeç, nga lakmia i kanë marrë jetën bashkëfshatarit të tyre. Natën mes 24 dhe 25 marsit, ata kanë rënë dakord të kryejnë vjedhje në shtëpinë e viktimës. Vëllai i vogël e ka zgjuar të dëmtuarin dhe e ka nxjerrë jashtë me pretekstin se donte t’i blinte raki. Në oborr e ka goditur me shat në kokë, më pas të dy e kanë tërhequr zvarrë së bashku dhe e kanë goditur edhe disa herë me një send”.

“Duke kontrolluar në xhepat e viktimës, ata i kanë marrë 6.000 denarë, të cilat i kanë ndarë mes vete dhe më pas kanë kontrolluar shtëpinë dhe hapësirat tjera ndihmëse. Në fund e kanë lyer trupin e tij me benzinë dhe i vunë flakën, më pas e hodhën në një gropë buzë lumit dhe e mbuluan me pemë dhe gurë”.

“Me propozim të prokurorit publik, Gjykata Themelore në Kumanovë, për dy të dyshuarit caktoi masën e paraburgimit, të cilëve u është caktuar masa e ndalimit afatshkurtër në kohëzgjatje prej 48 orësh deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thonë nga Prokuroria.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti porosi Taravarit: Është koha e fundit të tërhiqesh nga bisedimet me BDI-në!

Published

on

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, i pyetur për deklaratën e Arben Taravarit se ai është takuar me Musa Xhaferin dhe Fatmir Deharin, tha se dallon komunikimi me marrëveshjen. Mexhiti tha se ai ka komunikim me të gjithë për shkak se nuk jemi në luftë, por sipas tij, dallon komunikimi me marrëveshjen.

“Ne mbrëmë e ftuam Taravarin që të reflekton sepse flitet dhe ka informata dhe vet e ka vërtetuar se ka bisedime me Ali Ahmetin, me BDI-në. Pra, brenda VLEN-it gjithçka është e lejueshme, është legjitime edhe për ndërtim pozicionesh edhe për ndërtim idesh, projekte politike, por demokracia ka një rregull: debatohet pro et koftra, hudhen argumentet në tavolinë dhe në fund nëse mbivotohesh shkon propozimi i shumicës në atë rast. Por kjo nuk do të thotë se nuk miresh vesh te shpija duhesh të shkosh me qëendrime të BDI”, tha Mexhiti.

Continue Reading

Më të lexuarat