Connect with us

Lajme nga vendi

Protestojnë mësuesit ; Bashkimi i lëndëve mësimore është sikur kirurgët të shuajnë zjarrin kurse zjarrfikësit të punojnë në konfeksion -pa punë mund të mbesin 200 mësimdhënës!

Published

on

Sindikata e pavarur për arsim dhe  shkencë  (SPASH kanë mbajtur sot protestë në Shkup, siç kanë theksuar, në interes të të drejtave të punëtorëve të arsimit dhe kanë kërkuar që të mos kombinohen lëndët mësimore dhe të respektohen marrëveshjet kolektive. Protesta nisi në mesditë nga Parku i Gruas dhe të pranishmit shkuan në këmbë drejt godinës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ku mbajtën fjalime.

Njerëzit e parë të sindikatave thanë se shprehin pakënaqësinë e tyre si pasojë e mungesës së dialogut social, nëpërkëmbjes së të drejtave të punëtorëve, nëpërkëmbjes së dinjitetit të edukatorëve, mospërfilljes së ligjeve dhe marrëveshjeve kolektive. Ata njoftuan se nëse nuk do të ketë dëgjim dhe nëse nuk ndodhin ndryshime rrënjësore së shpejti nga ana e MASH-it, do të bëjnë thirrje për hapa më radikalë, që nënkupton organizimin e një “greve të thjeshtë apo të bardhë” në varësi të mbështetjes sindikaliste.

Anëtarët e sindikatës shprehen të pakënaqur me njoftimet për bashkim të disa lëndëve mësimore Gjeografi, Histori, Kimi, Fizikë, Biologji, Edukatë Qytetare, Etikë, Informatikë dhe Edukim Teknik. Sipas kryetarit të Sindikatës së Pavarur për Arsim, Tomislav Gievski, një dukuri e tillë mund të shkaktojë humbjen e një pjese të vendeve të punës, dhe në të njëjtën kohë cenon integritetin profesional të punëtorëve.

– Gjeografi u aftësua për të mësuar gjeografinë, historiani u aftësua për të mësuar historinë… Me ndryshime të tilla, pedagogët bëhen universalë, secili prej tyre duhet të jetë i përshtatshëm për çdo lëndë për të dhënë mësim. Është si të dërgosh kirurgë për të shuar zjarrin kurse zjarëfiksit  për të punuar në një fabrikë veshjesh. Po nëpërkëmbet profesionalizmi, tha Gievski.

Ata janë të pakënaqur edhe me mosrespektimin e kontratave kolektive në sektorin e arsimit.

Advertisement

Gievski thekson se kontratat kolektive me vite nuk respektohen në arsim.

– Momentalisht, paga më e ulët për shkallën më të ulët  është neto 12.000 denarë, dhe kemi qenë dëshmitarë se paga minimale në vend është neto 20.175 denarë. Kur bëhet fjalë për pedagogët, vazhdimisht thuhet se nuk ka para, se shteti është në krizë, por e pamë se si ata shpejt gjetën një mënyrë për t’i rritur 78 për qind pagat e zyrtarëve të tyre shtetërorë. Për zyrtarët publikë ligji është ligj dhe duhet respektuar, edukatoret janë gjithmonë anash, nuk respektohen kontratat kolektive për shtesat, rroga është vonuar vazhdimisht në 20 vitet e fundit, asnjëherë nuk është paguar në afatin e paraparë me ligj, tha Gievski.

Sipas tij, Sindikata e Pavarur për Arsimin nuk ka pasur takim me ministrin aktual të Arsimit Jeton Shaqiri, edhe pse kanë pasur rreth dhjetë kërkesa. – Asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje, asnjë dëshirë nga ana e ministrit për të biseduar me ne, prandaj ai duhet të na dëgjojë nga këtu, tha Gievski.

Arsyeja e shkrirjes së lëndëve, sipas tij, është vetëm për të mos zgjidhur problemet e pedagogëve.

– Me kombinimin e lëndëve brenda pesë viteve me zbatim të plotë, mesatarisht humbet një vend pune në dy shkolla. Unë marr shkolla që kanë një mesatare prej katër notash për klasë. Mungojnë 24 orë nga lëndët natyrore dhe sociale, së bashku me heqjen e lëndës së inovacionit. Kjo është vendimtare, thotë Gievski.

Advertisement

Kryetari i Konfederatës së organizatave sindikale të Maqedonisë, Marjan Risteski, megjithatë, theksoi se ngritja e nivelit të punëtorëve arsimorë është tregues se, siç tha ai, diçka nuk është në rregull në shtetin tonë.

– Qeveria po ikën me vetëdije, duhet të na kishte dhënë një metodologji se sa do të jetë përqindja e pagave dhe si do të llogariten. Nuk e di pse duan të blejnë kohë, por durimi i qytetarëve është duke u mbaruar, tha Risteski.

Sipas tij, nëse në Kuvend kalojnë ndryshimet legjislative që kanë të bëjnë me korridoret, do të shihet zemërimi i punëtorëve. – Së shpejti do të mbahet protestë masive, paralajmëroi Risteski. transmeton Tv Koha

Advertisement

Lajme nga vendi

Mimoza Musa: VLEN do të jetë Qeveria e ardhshme me kushte të qarta

Published

on

Kandidatja për deputete nga radhët e VLEN Mimoza Musa mbrëm në emisionin OnTime në Televizionin KOHA ka potencuar që hyrja e VLEN-it në qeveri do të jetë në bazë të kushteve, si ndryshimet kushtetuese dhe heqja e 20%, deri sa ka kujtuar ndaj Frontit Evropian që ato janë ata të cilët negociojnë me VMRO-në që të ketë Qeveri mes tyre pa asnjë kusht, duke dërguar Menduh Thaçin si emisar tek VMRO.

“Në kampin maqedonas veç se fituesi dihet, mandatari vendos se me kë do të bëjë qeverinë e re. Asnjë dalje publike e liderëve tonë nuk ka deklaratë që do ketë qeverisje pa kushte. Ne kemi dy kushte, atë të votimit të ndryshimeve kushtetuese dhe heqjes së 20%. Deri tani Mickovski dhe Gordana mund të mbajnë vetëm retorikën e tyre, ata janë ata që na ftojnë në formimin e Qeverisë, andaj ne për këtë formim të Qeverisë kemi kushte qarta”, tha Mimoza Musa në emisionin OnTime në Televizionin KOHA.

Në replikë ndaj Fatmire Isakut nga Fronti Evropian, Mimoza Musa, ka kujtuar deklaratën e kryetarit të VMRO-së Hristijan Mickovski i cili theksoi që BDI dërgon emisar që të negocioj hyrjen në Qeveri pa kushte, deri sa emisar ka qenë vetë z. Menduh Thaçi që e ka pranuar këtë publikisht: “Ju jeni ata të cilët dërgoni emisar tek Hristijan Mickovski, i cili deklaroi vetë që nuk keni asnjë kusht për hyrje në Qeveri. Emisari i cili shkon dhe negocion tek VMRO është Menduh Thaçi, lideri i juaj, i cili vetë e pranoi publikisht.”

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sulmohet një i mitur në Tetovë në prani të nënës së tij

Published

on

Më 02.05.2024 në orën 20.00 në SPB-Tetovë, një i mitur nga Tetova, në prani të nënës së tij N.A.(36), ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga një tjetër i mitur, shok i tij.

Punohet në zbardhje të plotë të çështjes.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Bojmacaliev: Qytetarët të paraqesin nëse kanë ndonjë kërcënim për prishjen e procesit zgjedhor

Published

on

Njësitë e Punëve të Brendshme të Negotinës dhe Kavadarit janë të gatshëm për zgjedhjet e tetë majit, ndërsa qytetarët nëse kanë ndonjë kërcënim për prishjen e procesit zgjedhor, të raportojnë të njëjtat, theksoi sot zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev i cili së bashku me drejtorin e DSP-së, Sasho Tasevski ishin për vizitë pune në territorin e Sektorit të Punëve të Brendshme.

Nga ana e drejtuesve të këtyre njësive organizative, theksoi Bojmacaliev, është njoftuar për rezultatet e arritura në tre muajt e fundit të këtij viti, si dhe kanë vlerësuar gjendjen e favorshme të sigurisë.

Njëkohësisht, ai theksoi se janë të gatshëm për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024, në drejtim të kryerjes profesionale të përgjegjësive të tyre.

“Më lejoni t’i përgëzoj kolegët nga SPB Veles për organizimin dhe koordinimin e shkëlqyer në lidhje me raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2024 me bindjen se në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të cilat do të mbahen më 8 maj, të mërkurën, do të vazhdojnë me realizimin profesional të angazhimeve të punës së policisë për të garantuar një proces zgjedhor demokratik. Edhe një herë policia e Maqedonisë duhet të tregojë dhe të dëshmojë në veprim se është këtu që qytetarët ta shprehin votën e tyre lirshëm, pa presion dhe shantazh nga askush”, tha Bojmacaliev.

Continue Reading

Më të lexuarat