Connect with us

Lajme nga vendi

Vitin e kaluar në Maqedoni janë dorëzuar 248 ankesa për diskriminim

Published

on

Përfundimisht me 31 dhjetor vitin e kaluar deri te Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi janë parashtruar 248 parashtresa, ndërsa në mënyrë plotësuese janë ngritur edhe shtatë procedura për mbrojtjen nga diskriminimi në detyrën zyrtare. Për krahasim, në vitin 2021 ja në parashrruar 86 parashtresa. Kjo është thënë në prezantimin e sotëm në Shkup të Raportit vjetor për punën e KPMD për vitin 2022.

“Nga 86 parashtresa në vitin 2021, 248 janë parashtruar në vitin 2022. Kjo është dëshmia më e madhe se besimi i qytetarëve në këtë institucion rritet çdo ditë. Pikërisht kjo tregon se jemi në rrugën e duhur që ta realizojmë qëllimin dhe vizionin tonë strategjik. Komisioni të njihet si faktor relevant, kredibil në demokratizimin e kësaj shoqërie, në luftën kundër diskriminimit të çdo qyretari, pa marrë parasysh diferencat e tyre, nënvizoi Bendevska në një deklaratë për media para fillimit të ngjarjes.

Është vërtetuar diskriminimi në 70 raste, 23 nga të cilat si forma më të rënda, gjegjësisht diskriminim të shumëfishtë, përsëritur, të vazhduar dhe interseksion. Komisioni ka sjellë edhe dy rekomandime të përgjithshme nga fusha e barazisë dhe diskriminimit. Janë miratuar edhe dy mendime profesioniste, një për terminologji të përdorur në material për arsim formal, ndërsa tjetra për propozim ligj.

Në rastet e diskriminimit të vërtetuar në vitin 2022, është konstatuar shkelje e të drejtës së unitetit ndaj 22 baza të ndryshme në disa fusha: 37 në informimin publik dhe mediat, 15 në punë dhe marrëdhënie pune, 10 në qasjen deri te të mirat materiale dhe shërbimet, gjashtë në arsim, dy në sigurimin shëndetësor dhe mbrojtjen shëndetësore, nga një në sport dhe në veprimin e shoqërive, fondacioneve ose organizatave tjera të bazuar në anëtarësim.

Për shkak të mosveprimit rreth rekomandimeve të komisionit, janë parashtruar 14 kërkesa për vendosje të procedurave penale kundër diskriminuesve të vërtetuar, për nëntë nga të cilat gjykatat kanë ngritur procedura penale.

Advertisement

Nga diskriminimi në fushën e kujdesit shëndetësor dhe sigurimeve shëndetësore, ka pasur diskriminim të vazhdueshëm në bazë gjinore në KU për sëmundjet e fëmijërisë ndaj baballarëve të fëmijëve të shtruar në spital. Baballarët lejoheshin të shoqëronin fëmijët e tyre vetëm gjatë ditës. Gjatë mbrëmjes, fëmijët e shtruar në spital mund të shoqëroheshin vetëm nga nëna, e nëse ajo nuk kishte mundësi, atëherë nga të afërmit femra të fëmijës, si gjyshja, tezja dhe daja.

Ka pasur edhe diskriminim të vazhdueshëm ndërsektorial ndaj grave – grave rome nga Shuto Orizare në aksesin në kujdesin shëndetësor.

Prezantimi publik i Raportit është mbështetur në kuadër të projektit “Komisioni kundër diskriminimit kryen rolin e tij parandalues ​​dhe mbrojtës”. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa zbatohet nga Qendra.lajmpress.

Advertisement

Lajme nga vendi

Fetai: Një hap më afër drejt transparencës në menaxhimin me pronën shtetërore

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi dje kërkesën e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit të ngarkuar për politika të qeverisjes së mire, Arben Fetai për zgjerimin e grupit të punës që do të hartojë Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit final të Revizorit shtetëror mbi menaxhimin e pronës shtetërore.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi efikas, të drejtë dhe të përgjegjshëm të menaxhimit të pasurisë publike, si dhe në parandalimin e keqpërdorimeve dhe mungesës së transparencës që kanë ndodhur në të kaluarën, thekson zëvendëskryeministri Fetai.

Grupi i punës, i udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit, do të përfshijë përfaqësues nga institucionet kyçe shtetërore: Shërbimi i punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, Ndërmarrja Publike për ndërtimin dhe administrimin e hapësirave banesore dhe afariste (Sh.A. – Shkup), Ndërmarrja Publike për administrimin e hapësirave afariste në pronësi shtetërore (Sh.A. – Shkup), Agjencia për Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Financave, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe Komisioni për Çështje Banesore.

Për herë të parë në historinë e vendit, po përgaditet edhe Regjistri Kombëtar i Pronës Shtetërore, një nismë e udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Fetai dhe bazuar në praktikat më të mira evropiane, me qëllim të eliminimit të rrezikut të korrupsionit dhe keqpërdorimeve në këtë sektor të ndjeshëm.

“Ky është një moment kyç për të ndërtuar një sistem modern të menaxhimit të burimeve shtetërore, ku transparenca dhe llogaridhënia janë parimet udhëheqëse,”  vlerëson Fetai.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: 229 milionë denarë për projekte ekologjike, ftoj të gjithë qytetarët të aplikojnë!

Published

on

Zëvëndëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, sot ka njoftuar për shpalljen e Konkursit publik për ndarjen e mjeteve nga Programi për Investime në Mjedis për vitin 2025.

“Me këtë program synojmë të financojmë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit; ujë të pastër, tokë të shëndetshme, biodiversitet të mbrojtur dhe vetëdije më të lartë publike. Kemi ndarë gjithsej 229 milionë denarë, të cilat do të shpërndahen për kanalizime dhe pastrim të ujërave të zeza; për ujësjellës; për projekte kërkimore e arsimore; si dhe për edukim dhe vetëdijesim mjedisor”, ka shkruar ministri Mexhiti.

Ai tutje në këtë njoftim ka ftuar të gjithë qytetarët e gjitha kategorive që të aplikojnë dhe ka veçuar kriteret të cilat do të kenë përparësi.

“Ftoj të gjitha komunat, OJQ-të, institucionet arsimore dhe shkencore, si dhe çdo individ apo organizatë që ka ide dhe vullnet të kontribuojë, që të aplikojnë. Këtë vit i japim rëndësi të veçantë zgjidhjeve inovative, ndaj ftoj veçanërisht kompanitë startup dhe IT që të sjellin ide të reja për një mjedis më të mirë. Afati është 3 javë nga dita e sotme dhe formularët janë të disponueshëm në faqen e Ministrisë”, ka përfunduar ministri Mexhiti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Çair, hidhet koktej molotovi për të djegur një kazino

Published

on

Më 8 prill, në orën 03:31, në SPB Shkup është raportuar nga një kazino në rajonin e Çairit se dy persona kishin hedhur një shishe me lëng të ndezshëm para hyrjes së kazinosë. Punonjësit e sigurimit e kanë shuar zjarrin.

Nuk ka persona të lënduar.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat