Connect with us

Lajme nga vendi

Bekteshi: Mbi 5 km kolona Kërçovë- Gostivar, pa Korridorin 8 s’ka turizëm e zhvillim ekonomik

Published

on

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka reaguar për kolonat e gjata dhe mungesën e infrastrukturës adekuate që sipas tij, penalizon Strugën dhe Ohrin.

Ja postimi i plotë i Bekteshit në facebook:

Çdo vonesë e Korridorit 8, demotivon turistët vendor e të huaj!
Çdo vonesë e Korridorit 8, humb miliona euro në ekonominë e vendit!
Çdo vonesë e Korridorit 8, ngadalëson hapjen e vendeve të reja të punës!
Çdo vonesë e Korridorit 8, e bën Maqedoninë e Veriut më pak konkurrente në rajon!
Advertisement

Lajme nga vendi

VLEN me hisen shqiptare në Qeveri, cilat ministri po kalkulohen?!

Published

on

Deri në fund javë pritet të kristalizohen qëndrimet e dy kampeve plitike VMRO-DPMNE dhe VLEN për ndarjen e pushtetit të ri, shkruan INA.

Sot sipas lajmërimeve të vetë partive do të nisin të grupet e punës për konkretizimin e programit qeveritar. Siç merret vesh nga burime partiake programi qeveritar me fokus investimet në komunat shqiptare, kjo do të jetë faza e parë e bisedimeve.

Pas harmozimit të plotë të programit do nisin bisedimet e grupeve të punës për ndarjen e posteve ministrore dhe ndarjen posteve të eshalonit të dytë dhe tretë, atë të të zëvendësministrave dhe të drejtorive. Varësisht nga dinamika e bisedimeve partitë e VLEN mund të ndërrojnë emrat e grupeve punuese deri në takimin e radhës të liderëve plitik mes dyja kampeve takim ky që do të dizajnojë përbërjen e plotë qeveritare. Sipas zotimeve të partive plitike shqiptare VLEN do të merr hisen shqiptare për të udhëhequr me kompetenca të plota sektorë të cakuar qeveritar.

“Sa i përket programit do të qartësohet rrëgëtimi i Qeverisë së re drejt integrimit të plotë në BE, së pari, së dyti programi ekonomik do të precizohet me fokus kryesor investimet dhe zhvillimin e komunave shqiptare. Së treti nga programi social do të harmonizohen premtimet tona elektorale me ato të VMRO-së dhe më pas do të kemi bisedime për ndarjen e resorëve ministror ku VLEN do të merr hisen e shqiptarëve denjësisht dhe me kompetenca të plota profeionale për të qeverisur”, thonë nga VLEN.

Ndryshe siç është folur në koluaret partiake sa i përket ministrive VLEN synon Ministrinë e Arsimit, të Ekonomisë, Bujqësisë, Kulturës, Drejtësisë dhe të Transportit pa mos e përjashtuar as Ministrinë e Punëve të Brendshme. (INA)

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Maqedoni, mbi 550 raste me kollën e keqe

Published

on

Në periudhën prej 3 deri më 9 maj janë raportuar 15 raste me kollën e keqe, prej të cilave gjashtë persona janë shtruar në spital.

Për sa i përket shpërndarjes gjeografike, shumica e rasteve janë raportuar në kuadër të epidemisë në Shkup – 14, ndërsa një rast është raportuar edhe nga Kriva Pallanka.

Mosha e pacientëve varion nga një muaj deri në 62 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë të grupmoshës deri në katër vjet, bën të ditur Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në raportin e fundit të publikuar sot.

“Deri më 9 maj, në vend janë regjistruar gjithsej 553 raste me kollë të keqe, me incidencë prej 30.1/100 mijë banorë. Kjo paraqet një rritje të disafishtë të numrit të pacientëve në krahasim me pesëvjeçarin e kaluar – nga viti 2019 deri në vitin 2023, kur janë regjistruar gjithsej 10 raste”.

“ISHP rikujton se janë dy epidemi të vazhdueshme, të raportuara në territorin e Shkupit dhe Kumanovës. Nga 18 janari deri më 9 maj, janë administruar gjithsej 45,715 doza të vaksinës që përmban një komponent të kollës së keqe”, thonë nga ISHP.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

IRI: 68% e qytetarëve të Maqedonisë mbështesin anëtarësimin në BE

Published

on

Sondazhi më i fundit shumëkombësh në Ballkanin Perëndimor kryer nga Qendra për Vështrime në Hulumtimet e Anketave (CISR) në kuadër të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) tregon një mbështetje të gjerë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE) dhe një shumicë dërmuese e konsiderojnë luftën e Rusisë kundër Ukrainës si të pajustifikuar. Vendet e mbuluara nga sondazhi ishin Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina (BiH), Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

Në pyetjen se a do e mbështesnin anëtarësimin në BE nëse një referendum do të mbahej sot, siç thuhet në sondazhin e IRI-it, shumica dërmuese në pesë nga gjashtë vendet u përgjigjën që do të votonin për t’iu bashkuar aleancës, duke filluar me 68% në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje-Hercegovinë deri në 92% në Shqipëri. Në Serbi, një shumësi prej 40% mbështesin anëtarësimin në BE.

“Ekziston një dëshirë e madhe në të gjithë Ballkanin për t’i forcuar lidhjet ekonomike me vendet perëndimore dhe për t’u anëtarësuar në BE”, deklaroi Paul McCarthy, Drejtor për Evropën në IRI.

Kjo mbështetje e gjerë tregon se njerëzit në të gjithë rajonin besojnë se integrimi i mëtejshëm me Bashkimin Evropian mund të ndihmojë në arritjen e prosperitetit të qëndrueshëm.

Në të vërtetë, çështjet ekonomike dominojnë prioritetet e qytetarëve për qeveritë e Ballkanit Perëndimor. Përveç Shqipërisë, ku papunësia ishte çështja kryesore, çmimet e larta dhe kostoja e jetesës ishin shqetësimi më i madh për qytetarët në pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Për më tepër, në të gjashtë vendet, korrupsioni u shfaq si një çështje me prioritet të lartë.

Advertisement

Sondazhi zbuloi gjithashtu se shumica në pesë nga gjashtë vendet e anketuara besojnë se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës është plotësisht ose disi e pajustifikuar. Në Serbi, megjithatë, një shumësi prej 49% mendojnë se Rusia është plotësisht ose disi e justifikuar.

McCarthy thotë se këto shifra janë kryesisht pozitive, përgjigjet nga Serbia janë shqetësuese.

“Nëse paqja dhe siguria janë objektivat afatgjata në Ballkan, alternativa më e mirë për Serbinë është të refuzojë propozimet ruse dhe të ndërtojë lidhje më të forta me Perëndimin”, shtoi McCarthy.

Sondazhi u krye nga Ipsos në emër të Qendrës për Vështrime në Hulumtimet e Anketave në kuadër të IRI nga 2 shkurti deri më 5 mars 2024.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat