Lajme nga vendi
Zëvendëskryeministri Bytyqi e priti presidenten e Kosovës Osmani në vendkalimin kufitar “Bllacë”
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koordinim me Resorët Ekonomikë dhe Investimet, Fatmir Bytyqi, sot në vendkalimin kufitar “Bllacë” e priti presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, e cila ndodhet në një vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me shpresë se kjo vizitë do t’i forcojë edhe më shumë marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe do të japë një impuls pozitiv për zhvillimin e mëtejshëm dhe intensifikimin e bashkëpunimit të përgjithshëm.
Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, zëvendëskryeministri Bytyqi u shoqërua nga Shpresa Jusufi, ambasadore e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, ambasadori Goce Karajanov, këshilltar special i presidentit Pendarovski për politikë të jashtme dhe ambasadori Kenan Ramadani, drejtor i Drejtorisë së protokollit në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Zëvendëskryeministri Bytyqi është pjesë e delegacionit të presidentit Stevo Pendarovski i cili është nikoqir i presidentes Osmani-Sadriu dhe do të marrë pjesë në mbledhjen plenare të delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, pas së cilës është planifikuar të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp e presidentëve të të dy vendeve.
Në kuadër të vizitës, në kishën “Shën Spas” në Shkup, Pendarovski dhe Osmani-Sadriu, do të vendosin kurora lulesh mbi varrin e Goce Dellçevit, pas së cilës presidentja Vjosa Osmani-Sadriu do të takohet me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, me kryeministrin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski me ç’rast do të mbajë fjalim në seancën solemne në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Lajme nga vendi
VLEN: BDI ka mbajtur peng shqiptarët me kontrata në vepër
BDI për 20 vjet pushtet ka përdorur shqiptaret për vota, me qellim kushtëzimit dhe votimit për partinë, i ka mbajtur në “stand by”.
VLEN premton zgjidhjen e të gjitha padrejtësive ndaj shqiptarëve që janë lënë pezull pa moszgjidhjen e statusit të tyre për marrëdhënie pune nga BDI.
Kjo është një plagë e dhimbshme që BDI e ka lënë trashëgimi për gjithë shqiptarët. Kjo është plagë e manipulimit me bukën e gojës të shqiptarëve. BDI ka manipuluar me mbijetesën e shqiptarëve. I tillë ishte edhe rasti i fundit i 21 të punësuarve në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë, ku BDI në kundërshtim me ligjin i ka manipuluar këta shqiptarë duke iu dhënë kontrata në vepër pa pëlqimin e Ministrisë së Financave. Si drejtues, kemi për detyrë të sigurojmë ligjshmërinë dhe transparencën në menaxhimin e fondeve publike dhe të parandalojmë çdo parregullsi që mund të dëmtojë buxhetin publik. Ndërprerja e këtyre kontratave është një hap i domosdoshëm për të mbrojtur buxhetin dhe për të përmbushur obligimet ligjore.
VLEN nuk do të luaj me fatin e shqiptarëve duke i mbajtur peng, por siguron se këtyre shqiptarëve që BDI i ka mbajtur peng, do t’ju sigurohet vend pune në përputhje me ligjin për marrëdhënie pune.
Shqiptarët meritojnë jetë të dinjitetshme, meritojnë më mirë.
VLEN është garanca për mirëqenie të shqiptarëve dhe për një jetë ndryshe.
Lajme nga vendi
BDI Kumanovë: Përjashtohen nga puna edhe 21 shqiptarë nga Shtëpia e Shëndetit
“Vazhdon edhe më tej largimi i të punësuarve shqiptarë nga institucionet shtetërore”.
Kësaj herë për këtë fenomen kanë reaguar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, dega në Kumanovë të cilët informojnë se nga Shtëpia e Shëndetit janë përjashtuar nga puna 21 shqiptarë.
Siç thonë nga BDI, këto shkarkime ndodhin pikërisht në kohën kur drejtori i këtij institucioni është shqiptar e poashtu dhe ministri i shëndetësisë, Arben Taravari.
Reagimi i plotë:
Edhe një ditë e rëndë për Kumanovën
Përjashtohen nga puna edhe 21 shqiptarë prej ISHP “ Shtepia e Shendetit “ ( UREDI )
Gati në 100 ka arritur numri i përjashtimve nga puna të shqiptarëve në Kumanovë.
Këtë ditë edhe më të rënd e bën fakti se drejtori i këtij institucioni është shqiptar, njekohesisht edhe ministri shendetesise shqiptar.
Ja emrat e të përjashtuarve sot:
1.Rami Saiti
2.Hanumsha Jashari Sulejmani
3.Kadri Zekiri
4.Bujar Demiri
5.Ramiz Ramadanoviq
6.Sadat Asani
7.Shenasi Sejdiji
8.Vezira Osmani
9.Advie Memishi
10.Armend Aliti
11.Nexhmije Izairi
12.Rufat Asani
13.Malinda Imerovska
14.Advije Shabani
15.Rijad Amzii
16.Nezire Demiri
17.Marigona Ademi
18.Gzime Xhemaili
19.Besjana Rexhepi
20.Sabile Zenuni
21.Vaxhide Shabani /gazetaexpress/
Lajme nga vendi
Sadije Aliti promovon krijimtarinë poetike në Stamboll
Krijimtaria letrare, portret letrar i poetes tetovare Sadije Aliti u promovua në Stamboll, njëherit u përurura edhe botimi më i ri, libri me poezi“Diell dashurie –Aşkgüneşi”. Në hapësirat e Shoqatës “Üsküp Kültûr ve Dayanışma Derneği” në Stamboll, që tubon në një vend bashkë popujt nga Ballkani dhe shqiptarë nga e gjithë hapësira shqiptare në një ambient të ngrohtë e kulturor u organizua mbrëmja letrare, portret letrar i Sadije Alitit, vargje dashurie. Në këtë mes të pranishëm ishin mosha e profesione të ndryshme, përfaqësues të shoqatave të ndryshme, Drejtori i Qendrës informative kulturore në Stamboll, mysafirë e gazetarë televizioni.
Drejtori i Qendrës informative kulturore në Stamboll, Dime Ratajkoski në fjalën përshëndetëse mes tjerash bëri të ditur se: “Në këtë mbrëmje jemi në shoqëri me fjalët dhe me poezitë e Sadijes, e cila di të na befasojë të gjithëve. Me poeten Sadije, jemi kolegë jo vetë të pendës por edhe të profesionit sepse një kohë të gjatë të dy kemi punuar në sferën e gazetarisë, a gazetarët nganjëherë janë krijues shumë të mirë, këtë e dëshmon autorja me opusin e saj të gjerë krijues dhe me librat e botuar e të përkthyer në shumë gjuhë e dëshmon këtë më së miri. Nga gjithsejtë 25 titujt e botuar, shpresoj se ajo edhe me shumë do ta zgjerojë krijimtarinë e saj me tituj të rinj, uroj që vargu i Sadijes të depërtojë deri te zemra e lexuesve”. Pastaj ai tregoi edhe për agjendën e aktiviteteve të kësaj qendre që po realizohen gjatë kësaj periudhe. Kryetari i shoqatës, Naim Araz theksoi se është i rëndësishëm ky takim, ky promovim që po bëhet te hapësirat e shoqatës dhe uroi edhe për bashkëpunime të mëtutjeshme. Ai tha se emrin e autores e ka të njohur edhe përmes aktiviteteve humanitare në Shoqatën Humanitare El Hilal në Maqedoni, me të cilën bashkëpunojnë një kohë të gjatë.
Autorja e librit faleminderoi të gjithë bashkëpunëtorët për realizimin e këtij aktiviteti letrar duke theksuar se aktivitetet kulturore ndërtojnë ura bashkëpunimi dhe afrojnë kulturat dhe traditat e popujve të vendeve tona.
“Libri im është botuar në gjuhën shqipe dhe turke, është botuar këtu në Stamboll nga Shtëpia botues “Artshop” nën përkujdesjen e Vedat Akdamar, përmes kulturës njerëzit e njohin njëri tjetrin dhe afrohen mes tyre përmes artit. Stambolli ndër shekuj ka qenë një qendër kulturore ku janë shkolluar e arsimuar shumë emra të njohur të kulturës dhe letërsisë shqipe të cilët edhe për popullin shqiptar dhe popullin turk kanë krijuar shumë histori, kulturë e art, uroj që libri të lexohet edhe te ata që e njohin gjuhën shqipe, por të lexohet edhe nga lexuesi turk, libra do të shpërndahen edhe te ato qendra ku mësohet gjuha shqipe përmes kurseve të gjuhës shqipe”.
Shkëputje nga recensionet e librit në gjuhë shqipe e turke nga redaktori i librit Rami Kamberi dhe recensenti i librit dr.Behixhudin Shehapi lexuan Delfina Çerkezi studente që ndjek studimet post diplomike në Stamboll dhe Elbi Yankı, gaezar dhe aktor në Tv Rumeli. Njëherit edhe poezitë u lexuan nga këta tërinj të përcjellur nën tingujt e bukur të instrumentit të sharkisë nga zonja Banu Vulaş Taşpinar .Programin e moderoi aktorja tetovare që ndjek studimet posdiplomike në Stamboll, Shpresa Hashimi.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve