Connect with us

Lajme nga vendi

Aksidenti tragjik në Itali, Makedonska Kamenica shpall tre ditë zie

Published

on

 Këshilli i Komunës së Makedonska Kamenicës shpalli sonte tri ditë zie, për shkak të ngjarjes tragjike që ndodhi dje në zonën e Piemonte të Italisë, ku në një aksident trafiku humbën jetën dy banorë të Makedonska Kamenicës.

Vendimi për shpalljen e tri ditë zie në Komunën e Makedonska Kamenicës është marrë njëzëri në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Makedonska Kamenicës.

“Makedonska Kamenica është në zi. Jetët e të rinjve u shuan. Të nderuar bashkëqytetarë, Këshilli i Komunës së Makedonska Kamenicës shpreh ngushëllime të sinqerta dhe të thella për familjet e të rinjve të të cilët humbën jetën tragjikisht. Këshilli i Komunës së Makedonska Kamenicës sot në seancë të jashtëzakonshme njëzëri vendosi të shpallë tri ditë zie më 11, 12 dhe 13 prill 2023, të martën, të mërkurën dhe të enjten”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Komunës.

Nga atje shtojnë se pas konsultimeve shtesë me shërbimet në Komunë, do të shqyrtohet mundësia e miratimit të mjeteve financiare për familjet e viktimave në ngjarjen tragjike.

Advertisement

Lajme nga vendi

Policia jep detaje për vdekjen e 18-vjeçarit nga Tetova, është gjetur pa shenja jete në banjon e shtëpisë

Published

on

Më datë 13.05.2024 rreth orës 18.00 në SPB-Tetovë, nga Qendra Urgjente e Spitalit Klinik të Tetovës, është raportuas në spital është sjellur personi E.Sh. (18) nga Tetova. Sipas raportit, nëna dhe motra e tij e gjetën atë pa shenja jete në banjo në shtëpinë e tyre familjare. Vdekjen pa gjurmë të dhunës e ka konfirmuar mjeku, kurse inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer Prokurori publik dhe një ekip nga SPB-Tetovë. Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i pa jetë i të ndjerit iu dorëzua familjes.

Continue Reading

Lajme nga vendi

ASH zgjodhi nënkryetarët dhe sekretarët partiakë

Published

on

Aleanca për Shqiptarët (ASH) e prirë nga Arben Taravari në mbledhjen e mbajtur të kryesisë partiake ka zgjedhur nënkryetarët dhe sekretarët partiakë, mëson INA.

Nënkryetarë janë zgjedhur: Bujare Abazi, Gëzim Kadriu dhe Bekim Pocesta

Sekretar i Përgjithshëm: Blerant Ramadani

Sekretar Organizativ: Gadaf Uzairi

Të sapozgjedhurit do kryejnë këto detyra si ushtrues detyre deri në kongresin e ardhshëm partiak.(INA)

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

“Monstra” në Strasburg, avokatët dorëzojnë tre ankesa

Published

on

Avokatët e të dënuarve në rastin “Monstra”, për Alsat konfirmojnë se këtë javë kanë dorëzuar gjithsej tre ankesa Gjykatën e Strasburgut, për aktgjykimet në gjykatat e vendit për rastin “Monstra”. Për shkak se korrespodenca me Gjykatën e Strasburgut, zhvillohet në mënyrë të fshehtë, avokatët nuk japin detaje. Ankesat e avokatëve përfunduan në Strasburg pasi të dënuarit nuk janë të kënaqur me vendimin e Gjykatës Supreme të shtatorit të vitit 2023, me të cilin, u vërtetuan aktgjykimet e shkallës së parë dhe të dytë. Sipas vendimit, Alil Demiri, Afrim Ismailloviq dhe Agim Ismailloviq u shpallën fajtorë për veprën dhe u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërkaq Fejzi Aziri dhe Haki Aziri u dënuan me burg 15 dhe 9 vjet burg. Sami Luta u lirua nga akuza, në mungesë të fakteve. /Alsat.mk

Continue Reading

Më të lexuarat