Connect with us

Lajme nga vendi

Mbi 800 dilerë janë kapur nga SPB-Tetovë në pesë vitet e fundit

Published

on

Policia e Tetovës ka arritur të kapë 808 persona për trafikim të lëndëve nárkotike në 5 vitet e fundit.
Kjo është një shifër e lartë dhe tregon se krĩmĩ i organizuar në fushën e nárkotĩkëve vazhdon të jetë një problem i rëndë në qytetin e Tetovës.
Në një deklaratë ekskluzive, për TS, zyrtarët e policisë bënë të ditur se këta persona janë kapur nëpërmjet operacioneve të ndryshme policore, si dhe nëpërmjet informatave të bërë nga qytetarët.

Sipas tyre, ky është një rezultat i mirë, por ata theksuan se lúfta kundër këtij fenomeni krĩminel nuk do të ndalet. Ky numër i lartë i personave të kapur tregon se qytetarët e Tetovës po bëjnë të gjitha përpjekjet për të ndaluar trafikun e drògës dhe për të lúftuar krĩmĩn e organizuar në të gjitha format e tij.

Sipas autoriteteve vendore, kjo nuk është një betejë e lehtë, por ata po bëjnë të gjitha përpjekjet për të mbrojtur popullin nga efektet e dëmshme të drògës.

Zyrtarët e policisë bëjnë thirrje për bashkëpunimin e qytetarëve në këtë fushë. Ata theksuan se informacioni i bërë nga qytetarët ka qenë shumë i rëndësishëm në arritjen e këtij rezultati dhe se kjo vazhdon të jetë një ndër mjetet më efektive për të luftuar këtë fenomen krĩmĩnel. /TS/

Advertisement

Lajme nga vendi

Taravari për Kurtin: E kam për nder sa herë që e përmend, është nga shqiptarët më të guximshëm

Published

on

 Njëri nga liderët e koalicionit “VLEN”, Arben Taravari, ka thënë se është “nder” për të sa herë që e përmend Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, derisa e ka konsideruar atë si një nga shqiptarët më të “guximshëm”. Këto komente, Taravari i ka bërë në një intervistë për “Albanian Post”, pasi që është pyetur se pse pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, ku ai ishte kandidat për President të Maqedonisë së Veriut, i renditur i katërti në garën zgjedhore dhe mori rreth 40 mijë vota më pak se kandidati tjetër shqiptar, Bujar Osmani, nga “Fronti Evropian”, nuk e kanë përmendur Kurtin ashtu siç e përmendnin gjatë fushatës për zgjidhjet presidenciale.

“Kryeministri Kurti është nder sa herë që e përmend sepse është një nga shqiptarët më të suksesshëm dhe të guximshëm. Për ata që kanë vesh e kam përmendur dhe e përmend”, tha Taravari për AP.

Në këtë intervistë, Kryetari i Gostivarit ka folur edhe për akuzat e Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, se ish-bashkëpunëtori i tij e ka “tradhtuar”, dhe se i njëjti është bërë “vasal” i liderit nacionalist maqedonas të VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski.

“Ziadinit i uroj të ketë bashkëpunim sa më të frytshëm me Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti. Nuk duhet të jetë aspak e lehtë për të…e ka ndërtuar profilin e tij politik duke i sulmuar dhe anatemuar këta dy politikanë për vite me radhë…”, theksoi Taravari.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Qytetarët lidhin pushimet – Mbingarkohen pikat kufitare!

Published

on

Kolona veturash dhe pritje ishte atmosfera e 30 prillit dhe 1 majit në pikat kufitare të vendit. Shumë qytetarët priten deri në një orë për të hyrë në Greqi, e kjo pamje vazhdon edhe ne ditët në vijim.

Edhe pse dy maji është ditë pune, rrugët e Shkupit sot dukeshin të zbrazura.

Shumë qytetarë festën e 1 majit dhe festat e pashkëve i kanë kombinuar me fundjavë të zgjatur dhe kjo ka bërë që pikat kufitare të jenë më të frekuentuara gjatë këtyre ditëve. Disa nga qytetarët mendojnë se në kalendarin vjetor kemi mjaftueshëm ditë jo pune dhe janë kundër ndërlidhjes së ditëve të pushimit me ditët e punës.

“Nuk pajtohem me ndërlidhjen. Shumë ditë jo punë ka në një vit, por edhe kur punohet e kam atë përshtypjen që njerëzit nuk bëjnë përpjekje të mjaftueshme që të punojnë në mënyrë efikase kohen e punës dhe kjo me lidhjen mendoj se nuk është në rregull”, tha një qytetar.

“Pushim pranverorë çdoherë është i nevojshëm disa ditë apo një javë që të pushohet pakës nga ngecja të themi. Ju i lidhet ditët që nuk punohet? Jo ne punojmë, sektori privat patjetër të punoje”, u shpreh një qytetar tjetër.

Advertisement

Nga lidhja Auto Moto thonë se intensiteti i qarkullimit në vendkalimet kufitare nga vendi ynë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi për dallim nga kufiri grek, ku intensiteti i kalimit është më i ngadaltë. Ndër ditët tjera jo punë të kësaj jave edhe 8 maji është ditë jo pune për shkak të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale. / Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Memishi: BDI tallet me banorët e Tearcës, në një çerdhe të papërfunduar premton të punësoj 184 persona!

Published

on

Daut Memishi nga Lëvizja BESA ka kritikuar BDI-në e cila vazhdimisht premton punsime dhe nuk i realizon ato. Së fundi po premton rreth 184 punsime në çerdhen në fshatin Përshefcë-Komuna e Tearcës, e cila akoma nuk është përfunduar.

“Në 6 Çerdhet e qytetit të Tetovës afërsisht ka 130 të punësuar..

Në 1 çerdhe e cila ende nuk ka përfunduar, dega e BDI-së Tearcë në çdo fshat bën lista dhe premton nga secili fshat që do të punësojë nga 23 PERSONA!

BDI – me rininë shqiptare nuk ka nënçmim dhe tallje!

Mjaftë më”, ka shkruar Memishi.

Advertisement

Rikujtojmë se premtime të këtilla të parealizuara BDI-ja i bën në çdo prag zgjedhjesh.

 

 

Continue Reading

Më të lexuarat