Connect with us

Lajme nga vendi

Marsh për të drejtat e grave – “A do të mbijetojnë gratë këtu?”

Published

on

Nën slloganin “A do të mbijetojnë gratë këtu?”, sot në Ditën Ndërkombëtare për Luftë Ekonomike, Politike dhe Luftë shoqërore për barazi të grave, në sheshin “Filipi II” në Shkup do të organizohet marsh për të drejtat e grave.

Ky marsh, siç thonë nga Platforma për Barazi Gjinore, është shprehje përmes protestës për ngjarjet në vendin tonë dhe moskujdesin kolektiv ndaj grave dhe vajzave në çdo pikëpamje: nga shkallët e ritjes së dhunës, femicideve, padrejtësive të përditshme sociale dhe shëndetësore dhe pasigurisë ekonomike, deri në varfërinë e lartë e cila veçanërisht i godet gratë.

“Në vitin 2023, gratë dhe vajzat ende janë të diskriminuara në çdo pikëpamje dhe nuk realizojnë as të drejta të barabarta, as mundësi të barabarta, as në shtëpi, as në punë, as në politikë, as në jetën sociale. Në vitin 2023 gratë përballen me poltika të cilat nuk i njohin nevojat e tyre, me institucione të cilat nuk i mbrojnë, mekanizma të cilët janë të verbër ndaj nevojave për avancimin e barazisë gjinore dhe kulturë të dhunës dhe mizogjinisë e cila vazhdimisht përhapet”, theksojnë nga Platforma për Barazi Gjinore.

Marshi do të fillojë në orën 18:00 nga sheshi “Filipi II”, ndërsa do të përfundojë në parkun “Gruaja luftëtare”.

Advertisement

Lajme nga vendi

Taravari: Ahmeti me “shkues” te VMRO – ja për koalicion pa kushte

Published

on

Nëse vazhdojnë me presione dhe shantazhe sikurse me 24 prill, unë do të dalë me emra dhe mbiemra të atyre njerëzve, veçanërisht të policëve që kanë shantazhuar banorë të fshatit Çegran. Këtë paralajmërim e ka bërë kryetari i komunës së Gostivarit dhe ASH-së, Arben Taravari sot nga një aktivitet të Forumit Rinor të VLEN në sheshin e Gostivarit.

Taravari porositi se këta njerëz do të përgjigjen, prandaj duhet ta mendojnë mirë pasi, siç ai shtoi, me 9 maj vjen qeveri e re.

“Me gjithë këto mekanizma që i përdor BDI-ja dhe me gjithë këto para që ka dhe me gjithë këto institucione…, prandaj unë prej këtu kisha bërë një apel policisë në Gostivar, posaçërisht në fshatin Çegran, por edhe institucioneve tjera të cilat bizneseve u bëjnë presione e që i kemi me emra e mbiemra, disa edhe me video, le ta mendojnë se me 9 maj do të kemi qeveri të te dhe këta njerëz do të përgjigjen”, deklaroi Taravari.

Qeveria e ardhshme do të jetë qeveri e ndryshimit, atë që e duan qytetarët, tha më tej Taravari dhe shtoi se garancë më e madhe se VLEN për rrugën evropiane të vendit nuk ka.

“Nuk dua tash të bëjë spekulime, por dëgjojë se ka sinjale. Sikurse z. Ahmeti që dërgon, siç e dëgjova dje, shkuzë për te VMRO-ja që pa kushte të hynë në Qeveri dhe dëgjojë se edhe do deputetë veçmë negociojnë me VMRO-në”, tha Taravari.

Advertisement

Taravarin në sheshin e Gostivarit e shoqëronin Bilall Kasami, bartës i njësisë zgjedhore gjashtë për deputetë nga kolaicioni “VLEN”, dhe kandidatë të tjerë të koalicionit për deputetë. I pyetur se si e komenton deklaratën e Mickoskit se sikurse BDI edhe VLEN bisedojnë me VMRO-në pa kushte për qeveri, Kasami tha se kjo nuk është e vërtetë.

“Brenda programit janë edhe ndryshimet kushtetuese, pra një ndër pikat kryesore të programit tonë janë edhe ndryshimet kushtetuese”, theksoi Kasami.

Continue Reading

Lajme nga vendi

U kapën me 599 dokumente të falsifikuara, arrestohen në Greqi dy shtetas të RMV-së

Published

on

“Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut u arrestuan në Greqi dhe më pas u dënuan me burg, pasi policia greke gjatë bastisjes të së premtes në pikën kufitare të Dojranit iu gjet 599 dokumente të falsifikuara bosh”, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Policia greke bëri të ditur se dy personat u arrestuan pasi u kontrolluan me hyrjen në Greqi, dhe i’u gjetën gjithsej 440 dokumente bosh (karta identiteti, patentë shoferi, leje qëndrimi) nga vende të ndryshme evropiane.

Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazhin e automjetit janë gjetur edhe 159 dokumente të tjera bosh, të cilat gjithashtu janë sekuestruar.

Agjencia greke e lajmeve “ANA-MPA” raportoi se Gjykata Penale në Kukous i shpalli fajtorë të dy të arrestuarit për falsifikim dhe komplot për përfitime ekonomike dhe i dënoi me pesë vjet burg.

Sipas “ANA-MPA”, dy të akuzuarit nuk kanë bërë të ditur detaje nga aktivitetet e tyre gjatë seancës dhe janë mbrojtur duke heshtur.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

“Përplasjet Ahmeti-Mickoski dëmtojnë partitë”

Published

on

Retorika e ashpërsuar politike me afrimin e zgjedhjeve nuk sjell përfitime për partitë politike por përkundrazi, u sjell atyre pikë negative, shkruan Alsat.

Kështu vlerëson njohësi i zhvillimeve politike Sinisha Pekevski duke komentuar përplasjet dhe akuzat e BDI-së drejtuar Mickoskit dhe koalicionit të mundshëm të tij me opozitën shqiptare VLEN.

“Zhurmën që e bën lideri i BDI-së për momentin nuk çon askund dhe përfundimisht ata duhet ta pranojnë se do të jenë opozitë. E para, qytetarët i dërgojnë në opozitë por e dyta, edhe mbështetësit e tyre në BE ose në SHBA ua bënë të qartë me vendosjen e Ramiz Merkos në listën e zezë se ata janë pjekur për në opozitë dhe se është koha të qetësohet pak gjithë situata”, tha Sinisha Pekevski, analist politik.

Sipas Pekevskit, parimi “fituesi me fituesin” është temë e mbyllur pasi nuk u respektua fillimisht nga vetë BDI-ja.

“Në zgjedhje mund të ketë vetëm një fitues dhe nuk mund të ekzistojë blloku maqedonas, shqiptar, turk, vlleh, rom. Ekzistojnë zgjedhje në të cilat partitë politike bëjnë garë. Fitues i zgjedhjeve me shumë siguri do të jetë VMRO-DPMNE-ja dhe me kë do të bëjë qeveri është zgjedhje e tyre edhe pse oferta deri te VLEN është dorëzuar dhe mendoj se ata tashmë janë marrë vesh se si do të funksionojë ajo qeveri. Parimin e mëhershëm që e imponuan të njohur si “fituesi me fituesin” e shkeli BDI-ja dhe ajo temë më është mbyllur” , u shpreh Sinisha Pekevski, analist politik.

Advertisement

Sipas Pekevskit, pikë negative për partitë në pushtet sjell edhe fajësimi që ditë më parë i bëri LSDM-ja – BDI-së për rezultatin e dobët në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të partisë maqedonase në pushtet./ Alsat.mk

Continue Reading

Më të lexuarat