Connect with us

Lajme nga vendi

Ashtu siç edhe dje kumtoi partia, Aleanca për Shqiptarët do të jetë “përforcimi” më i ri i Qeverisë aktuale në krye me Dimitar Kovaçevskin kryeministër, informon Zhurnal. Tanimë nga burime partiake kanë dalë zërat e para lidhur me atë se cilët individë do të jenë më fatlum të marin poste për funksione të caktuara si ministër, zv.ministër, zv.kryeministër apo edhe drejtorë. Sipas asaj që mësohet, zyrtarisht Elmi Aziri do të jetë zv.kryeministër për çështje ekonomike në vend të Fatmir Bytyqit. Krenar Lloga do të zëvendësojë profesorin Nikolla Tupançevski si ministër i drejtësisë ndërsa Fatmir Mexhiti pritet të zëvendësojë ministrin e shëndetësisë, Bekim Sali. Më pas Tiron Jajaga është konfirmuar si zëvendës ministër i mbrojtjes në vend të Bashkim Hasanit. Profesori Mislim Zendeli pritet të bëhet zv.ministër i bujqësisë duke zëvendësuar kështu Abdyl Shyqyr Abedinin. Përpos të lartëpërmendurve, ASH pritet të mer edhe institucione tjera sikurse doganat, DAP, MEPSO, e të tjera. Me DAP pritet të udhëheqë ASH ndërsa Llukarevska siç shkruam edhe më herët, do ta zëvendësojë Naser Nuredinin si ministër i ambientit jetësor./Zhurnal.mk

Published

on

Tekstet e reja për arsimin fillor prokurohen dhe shpërndahen sipas nevojave të shprehura të komunave, informojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës vlerëson se prindërit e nxënësve të shkollave fillore në komunën e Tetovës mënyrë të pabazë thirren që të nënshkruajnë peticion drejtuar MASH -it për të kërkuar pajisjen me tekste shkollore.dhe korrigjimi i vërejtjeve në përmbajtje deri më 28 shkurt. Nuk do të donim të besojmë se bëhet fjalë për iniciativë e qendrës politike dhe prandaj po ndajmë më shumë informata me qytetarët për procesin e prokurimit dhe dorëzimit të teksteve shkollore”, bëhet e ditur në kumtesë.

Nga MASh rikujtojnë se reforma është në proces të sistemit arsimor kombëtar në pjesën e arsimit fillor, që nënkupton përgatitjen me faza të planeve mësimore dhe programeve të reja mbi bazën e të cilave përgatiten tekstet e reja shkollore.

“Vitin e kaluar shkollor ishin të përfshira klasat e para dhe të treta, kurse këtë vit klasat e dyta dhe të katërta. Tekstet që janë përgatitur, miratuar dhe prokuruar për të gjitha lëndët e këtyre klasave, sipas nevojave të shkollave të shprehura para fillimit të vitit shkollor, tashmë janë dorëzuar dhe janë duke u përdorur nga nxënësit. është duke u bërë edhe dorëzimi i teksteve shkollore për lëndët e caktuara, për të cilat procedurat e miratimit kanë përfunduar më vonë se koha e parashikuar”, theksojnë nga MASH.

Për klasat e tjera nuk ka tekste të reja, sepse reforma parashikon përfshirjen e tyre në vitet e ardhshme shkollore

Advertisement

“Tekstet shkollore ekzistuese mbeten të vlefshme,të cilat sipas rregullores ligjore përdoren deri në 5 vjet dhe për këto arsye nuk shtypen vëllime të reja për lëndë të caktuara, kryesisht art, muzikë dhe arsim teknik”, potencojnë nga Ministria.

Sipas të dhënave, siç thonë nga MASH, komuna e Tetovës ka pasur tirazhin më të madh të teksteve shkollore këtë vit shkollor, krahasuar me atë që ka kërkuar vetëqeverisja lokale. Konkretisht, nga 52,884 tekste të kërkuara, janë dorëzuar 42,000 tekste shkollore(79,4%). Në vitin paraprak shkollor raporti ka qenë 45.563 tekste të kërkuara dhe 20.440 tekste të dorëzuara (44,8%), ndërsa në vitin 2020-2021 janë kërkuar 84.575 kopje dhe janë dorëzuar 39.725 tekste shkollore (43%). Shumica e teksteve të dorëzuara janë tërësisht të reja, të përgatitura në përputhje me programet mësimore të reja të cilët i ka paraparë reforma.

Nga MASH theksojnë se për vitin shkollor 2023/2024 do të ketë plan programe të reja për klasat e treta dhe të gjashta dhe në bazë të tyre do të përpunohen tekste të reja. Procedurat kanë filluar dhe presim dorëzim në kohë dhe sigurisht në një tirazh që do të kënaqë nevojat e të gjitha shkollave dhe e përsërisim sipas numrit të nxënësve

“Duke pasur parasysh kompleksitetin e procesit të reformës, sfidat janë të shumta por me angazhimin e të gjitha palëve të interesuara ato tejkalohen . Sistemi i arsimit cilësor nuk ndërtohet brenda natës, as pa i tejkaluar problemet. Gjithashtu apelojmë që komuna e Tetovës të përfshihet në partneritet dhe të japë kontributin e saj, në mënyrë që reforma të përmbyllet me sukses”, informojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

JA VLEN ME SHKAS!!!

Published

on

Shkruan: Agron Shaqiri

Në historitë e popujve, ka shumë figura kontraverse të cilët shndërrohen nga vartës të përbetuar në kundërshtarë të përbetuar, në thonjëza! Një prej këtyre figura është Joseph Goebbels, një figurë kyçe në regjimin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore në Gjermani. Goebbels ishte një propagandist i talentuar dhe ministër i propagandës në regjimin e Hitlerit. Por, siç e dëshmon historia, figura e tij nuk është vetëm e bardhë e zi!
Pak përpara se regjimi i Gadafit të rrëzohej, Kusa u largua në ekzil, duke shfaqur veten si viktimë e sistemit që ai e përshkruante si të korruptuar. Në këtë kthesë, ai u bë protagonist i një narrativë që shpaloste veten si mbrojtës i vlerave properëndimore, duke pretenduar se luftonte për lirinë dhe drejtësinë. Por, realiteti ishte ndryshe.
Përpara se regjimi nazist të rrëzohej, Goebbels u përpoq të dukej si viktimë e një sistemi të korruptuar dhe të dënonte regjimin në emër të lirisë dhe drejtësisë. Megjithatë, realiteti ishte që ai ishte një mbështetës i ngulitur i Hitlerit dhe i politikave të tij, duke propaganduar dhe mbrojtur gjithnjë ideologjinë naziste. Edhe pse Goebbels mund të shihet si një personazh që përpiqej të ndryshonte imazhin e tij për të shpëtuar nga pasojat e regjimit të rrëzuar, realiteti ishte se ai ishte pjesë e thelbit të regjimit dhe politikave të tij të dhunshme.
E shkruaj këtë sepse shumë persona, këtu tek ne që sot që janë në qeveri, e që deri në orën e fundit po e mbrojnë atë që nuk duhet të mbrohet, duhet të shohin këtë shembull!!!
Pra, shembulli i Musa Kusës duhet t’i mësojë se njeriu duhet të jetë dinjitoz edhe në disfatë. E duke mos pranuar përgjegjësinë për gabimet dhe padrejtësitë që i kanë bërë, po humbin edhe atë pak dinjitet që mund t’u ketë mbetur!
Andaj personat e apostrofuar në këtë tekst duhet ta dinë se morali dhe dinjiteti nuk nxirren në treg!!!!

Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN sot në Tetovë, do ta mbajë tubimin përmbyllës

Published

on

VLEN do të qëndrojë sot në Tetovë, ku në kuadër të fushatës do të mbahet tubimi përmbyllës për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj, transmeton Tetova Express.

Sipas paralajmërimit, tubimi do të mbahet në Sheshin “Iliria” në qendër të Tetovës, me fillim prej orës 20:00.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Qoku: Një prind që e voton Musa Xhaferin dhe Merkon, nuk mendon për fëmijën e vet

Published

on

Një prind që bie në gjunjë sot para politikave të çiftit të Ramiz Merkos apo Musa Xhaferit, përgatit terrenin për fëmijët e tij që nesër të bien në gjunjë para politikave të të ngjashmëve, në mos edhe më keq, sepse ky çift politikanësh riciklon vazhdimisht veten.

Një prind që voton sot për politikat e regjimit të dështuar 22 vjeçar të BDI-së, e dënon fëmijën e vet:
– ta rrisin në ambiente ku mungojnë terrenet sportive dhe kushtet për rekreacion;
– që fatin e tij fëmija ta kërkojë nëpër kazino e lojëra të fatit;
– që të ecë rrugës pa trotoare;
– që të lëvizë rrugëve në të cilat qarkullojnë makina me shoferë pa leje;
– që ta mësojnë mësues të pakualifikuar që i ka zgjedhur partia;
– që të mësojë nëpër shkolla pa kushte elementare;
– që të mësojë pa libra shkollore;
– që të mësojë me libra ku ofendohet kultura dhe historia shqiptare dhe cilësia e përkthimit në shqip është skandaloze;
– që ta qeverisin kuadro të dala nga universiteti i Ramizit;
– që ta mësojë gjuhën gjermane për të punuar argat në Gjermani;
– që të përgatitet të bëhet nuse apo dhëndër i dikujt me letra;
– që t’ia dalë me rrogën më të ulët në Evropë;
– që t’ia shesë dinjitetin ndonjë injoranti partiak;
– që ta shesë votën për 20 euro apo për një premtim për një punë me rrogën më të ulët në Evropë;
– që ta trajtojë nga mjekë që fakultetin e kanë kryer duke i blerë notat;
– që ta trajtojë sëmundjen e tij në spitalet apo ambulancat me cilësinë më të dobët në Evropë;
– që ta detyrojë të studiojë në Universitetin e Tetovës apo atë të Ramizit që rangohen ndër më të dobëtit në botë;
– që të qëndrojë ballë lartë dhe të zhvillohet e plaket me moral e dinjitet.

Një prind, pra, që voton të për këtë kast politike, nuk mendon për fëmijën e vet, por vetëm për vetëveten, sepse është frikacak t’u bëjë ballë atyre.

Continue Reading

Më të lexuarat