Connect with us

Lajme nga vendi

Antikorrupsioni: Qeveria të kërkojë përgjegjësi nga Spasovski për tragjedinë e ”Besa Trans”

Published

on

Antikorrupsioni ka vendosur që të dorëzojë nismë në Qeveri për konstatimin e përgjegjësisë së Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski, lidhur me vendimin jo në kohë të miratuar për ndalesën e kryerjes së kontrollit teknik të subjektit juridik “Via Komerc”, ku pas konstatimit të parregullsive, kontroll Teknik i është bërë edhe transportuesit “Besa Trans”, në autobusin e të cilit në aksidentin tragjik në Bullgari humbën jetën 45 qytetarë të RMV-së dhe shtatë ishin lënduar.

Antikorrupsioni ka konstatuar se Ministri nuk ka vepruar në mënyrë të rregullt, për shkak se pas raportit të Inspektoratit që ka bërë kontrollin, ai nuk ka dhënë urdhër që në afat të paraparë të eliminohen parregullsitë, por të njëjtën e ka dhënë tre muaj pas marrjes së raportit, respektivisht tre ditë pas aksidentit në Bullgari.

Antikorrupsioni ka debatuar edhe për xhirimet e zgjedhjeve lokale ku shihen Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani dhe Ministri i Ambientit Jetësor, Naser Nuredini duke shfrytëzuar veturat zyrtare për qëllime partiake.

Të pyetur se çfarë do të bëhet me këtë rast, nga Antikorrupsioni janë përgjigjur se detyra e tyre është që materialin ta dërgojnë në Kabinetin e Zv. kryeministrit për sundim të mirë dhe ata të marrin vendimin./KlanM/

Advertisement

Lajme nga vendi

Fetai: BDI ka dy halle te mëdha: Po u ikin partitë e vogla te VMRO, ndërsa pushtetarët e tyre po mendojnë se si do përballen me drejtësinë

Published

on

Në emisionin debativ CLICK Plus, Arben Fetahi nga Aleanca për Shqiptarët, drejtuar funksionarëve të BDI-së Arbër Ademit dhe Kreshnik Bekteshit, deklaroi që këto të fundit kanë dy halle të mëdha momentalisht brenda partisë së tyre. Njëri është se partitë e vogla në koalicion kanë filluar të lobojnë me VMRO-në, e tjetri se me shkuarjen në opozitë të BDI-së, funksionarët e integristëve po mendojnë se si do të përballen me drejtësinë.

“Këto kalojnë prej te fshisa tek lisi. Këto bëjnë diversione të ndryshme për ti ik çështjes. E para është që këtyre koalicioni laraman që e kanë bë me parti që nuk e din se as vetë kush janë, as nuk kanë pasur raporte më herët, që shihet që ka qenë koalicion zori për të shpëtuar lëkurën e tyre. E keni hallin që ju kanë filluar të ikin. Qarkullojnë informata që dy parti janë paraqit VMRO-së, pra janë duke kaluar nga ana e fituesit. Kjo është halli parë, edhe halli dytë që e kanë e kanë hallin e drejtësisë. Këta 22 vjet kanë vjedh, kanë zhvatur këtë shtet dhe me ndërrimin e qeverisjes do të përballen me drejtësisë. I pamë lojërat se kush i vardiset Mickovskit, në këtë studio kryetari i tyre i lëshoi “foret” me keksa, e me “qumësht”, apo çka tha, që ishte e ulët. Pastaj, një ditë më vonë u tërhoq. Kur jemi tek kushtet ne tek kushtet jemi të qartë, prej tek fushata presidenciale, duke filluar nga 20%, gjë që të cilën Bujar Osmani deklaronte se nuk hiqet. Ne e kemi thënë vazhdimisht, edhe Arben Taravari në këtë studio, që ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën evropiane do të duhet të ndodhin, për këtë kemi plan të afatizuar, sepse prapa kësaj i kemi partnerët amerikan. Kushti i tretë është drejtësia dhe vetingu.”

Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN: Tubimi qendror më 6 maj në Tetovë është caktuar në mënyrë ligjore, Artan Grubi të mos shpërndajë informacione të rrejshme

Published

on

Paralajmërimi për tubimin përmbyllës për një ditë në Tetovë, ka shkaktuar përplasje në mes Frontit Europian dhe VLEN-it. Këta të fundit sot në një kumtesë për media thonë se Artan Grubi po shpërndan informacione të rrejshme me qëllim për të mashtruar opinion dhe për të hedhur pluhur syve ndaj qytetarëve shqiptarë.

Nga VLEN thonë se ata do ta mbajnë tubimin qendror më 6 maj në sheshin “Iliria” në Tetovë.

“Siç po duket BDI nuk mund të pajtohet me realitetin se vendi nuk mund të funksionojë sipas dëshirave personale të Artan Grubit dhe si ja do qejfi Ali Ahmetit, por se shteti funksionon sipas ligjit”.

“Andaj ju njoftojmë se Koalicioni VLEN do të mbajë tubimin e tij qëndror më 6 maj në Sheshin Iliria në Tetovë. Kjo është caktuar në formë ligjore duke bërë fillimisht kërkesë deri tek Komuna e Tetovës, e cila më datë 18 prill ka dhënë pëlqimin e saj që VLEN të mbajë tubimin e saj në sheshin e Tetovës. Këtë e dëshmojmë me dokumentin e pëlqimit të dhënë nga ana e Komunës së Tetovës. Po ashtu, sipas të gjitha normave juridike, në kohë është informuar edhe Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë. Fronti i BDI-së duhet ta dijë se institucionet shtetërore nuk janë pronë private e Artan Grubit e Ali Ahmetit që ata të shfrytëzohen sipas dëshirës së tyre e për interesat e tyre personale. Por ka rregulla dhe ligje se si mund të veprohet në të. E as Tetovën nuk e kanë pronë të Babës, por Tetova është pronë e qytetarëve dhe funksionon sipas ligjeve”.

“Andaj bëjmë me dije se njoftimet të cilat “Fronti Europian” i shpërndan nëpër rrjete sociale dhe nëpër pres konferenca janë veprim i drejtpërdrejtë i Artan Grubi në koordinim me Ali Ahmetin. Për çka dyshojmë se këto veprime të partisë së Ahmetit mund të kenë edhe për qëllim nxitjen dhe shkaktimin e incidenteve fizike mes qytetarëve shqiptarë. Këtë nuk do ta lejojmë dhe kërkojmë nga qytetarët që të mos bien prehë e këtyre mashtrimeve dhe provokimeve, ndërsa nga institucionet kompetente kërkojmë që të merren masa në kohë për të parandaluar çdo skenar fatkeq të planifikuar nga Artan Grubi!”, thonë nga VLEN.

Advertisement

Dje reagoi edhe Fronti Europian, prej ku paralajmërimin për tubimin qendror në Tetovë nga VLEN, e quajtën provokim dhe kërkuan që të tërhiqen.

Continue Reading

Lajme nga vendi

“Bëhu human – shpëto jetë” – aksion për dhurimin e gjakut në Gjykatën Kushtetuese

Published

on

Nën moton “Bëhu human – shpëto jetë” Gjykata Kushtetuese organizon aksion për dhurimin e gjakut, që do të mbahet sot, në periudhën nga ora 9 deri në 14, në hapësirat e Gjykatës.

“Aksioni për dhurimin e gjakut realizohet në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me nismë të Gjykatës Kushtetuese, me rastin e 60 vjetorit të ekzistimit të saj. Organizimi i këtij aktiviteti humanitar është nismë e të punësuarve nga Gjykata dhe deri më tani janë paraqitur rreth 40 dhurues nga Gjykata Kushtetuese, njoftuan nga Gjykata.

Përmes këtij aksioni, Gjykata Kushtetuese, siç është theksuar në komunikatë, shpreh solidaritet dhe humanizëm dhe njëkohësisht i bashkohet apeleve të Kryqit të Kuq për ngritje të ndërgjegjës për dhurimin e gjakut dhe motivimin e një numri të madh të njerëzve për dhurim vullnetar.

Continue Reading

Më të lexuarat