Connect with us

Lajme nga vendi

Partitë shqiptare të RMV-së në takim me Edi Ramën, 5 vjet pas nënshkrimit të “Deklaratës së Tiranës”

Published

on

Partitë shqiptare nga Maqedonia e Veriut janë ftuar në Tiranë për takim nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për koktej, pritje festash apo darkë. Disa nga partitë shqiptare kanë konfirmuar se do të shkojnë në takimin në Tiranë. Alternativa, Aleanca për Shqiptarët dhe Besa thanë për MIA-n se kanë marrë ftesë për takim dhe se do të shkojnë, por nuk kanë specifikuar detaje. MIA ka kërkuar përgjigje edhe nga BDI, por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje, transmeton Portalb.mk.

Kjo ishte platforma fillestare e partive të shqiptarëve në negociatat për formimin e qeverisë së re.

Gjashtë vjet më vonë, gama e çështjeve për diskutim në Tiranë është shumë më e madhe: perspektivat integruese, ndryshimet kushtetuese në RMV dhe mbështetja e tyre nga partitë shqiptare, tensionet mes Serbisë dhe Kosovës, situata në rajon…

Në takimin e së martës (10 janar) në Tiranë janë ftuar liderët e BDI-së – Ali Ahmeti, i Aleancës për Shqiptarët – Arben Taravari, i Lëvizjes Besa – Bilal Kasami, i Alternativës – Afrim Gashi dhe i PDSH-së – Menduh Thaçi.

Më 7 janar t vitit 2017-të, derisa vendi ishte në krizë të thellë politike, partitë shqiptare të Maqedonisë së Veriut në një takim në Kryeministrinë e Shqipërisë, nënshkruan një dokument të quajtur “Deklaratë e Përbashkët e Partive Politike Shqiptare në Republikën e Maqedonisë”, i cili kishte për qëllim mbrojtjen e interesave të popullatës shqiptare në vend dhe avancimin e të drejtave, paralelisht me angazhimin për përforcim të rrugës euroatlantike të vendit.

Advertisement

Vetëm një vjet pas nënshkrimit të kësaj deklarate, e cila mes tjerash parashikonte dhe takime të përbashkëta të partive shqiptare, liderët politik filluan të grinden mes vete dhe të mos shkojnë te njëri-tjetri në takimet e ftuara.

Sot, 5 vjet pas nënshkrimit asnjëra prej partive shqiptare në vend nuk e përmend Deklaratën dhe nuk thirret në zotimet e saj. Pavarësisht se disa prej pikave të këtij dokumenti janë realizuar, askush nuk mban evidencë apo llogari për atë që nuk është realizuar.

Nënshkrimi i Deklaratës, shkaktoi revoltë te pushteti i RMV-së, në krye me VMRO-DPMNE-në, e cila udhëhiqej nga Nikolla Gruevski. Presidenti i Gjorge Ivanov, doli me konferencë për shtyp dhe kërkoi që SHBA, NATO dhe Turqia ta heqin poshtë këtë Deklaratë pasi që është përgatitur në shtet të huaj. Për këtë, ai refuzoi t’ia jep mandatin kryetarit të atëhershëm të LSDM-së, Zoran Zaev. Në ndërkohë, tensionet politike u përcollën edhe nëpër rrugë ku simpatizantë të VMRO-së protestuan kundër si[ e quanin ata “Platforma Shqiptare”.

Deklarata e atij viti përmbante shtatë pika, si vijon:

Arritja e barazisë së plotë në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën
Arritja e barazisë ekonomike dhe e mirëqenies shoqërore, sidomos nëpërmjet zhvillimit të barabartë rajonal
Përforcimi i sundimit të së drejtës, si parakusht për ecurinë e procesit të integrimit euro-atlantik
Krijimi i një fryme mirëbesimi në funksion të marrëdhënieve të mira ndëretnike si element thelbësor për stabilitetin politik të vendit
Zgjidhja e çështjes së emrit, në përputhje me vlerat europiane dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare
Marrëdhënie të mira me fqinjët
Integrim i shpejtë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Përmbushja e këtyre objektivave thuhej se do të mbikqyrej nëpërmjet krijimit të Tryezës së Partive Shqiptare Parlamentare.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Mobilizohet diaspora në Gjermani dhe Itali për VLEN: Vendlindja na thërret, të shkojmë të votojmë më 8 maj

Published

on

Diaspora shqiptare në Gjermani, gjegjësisht në kryeqendrën gjermane Berlin ka filluar mobilizimin për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Përmes një njoftimi të bërë në rrjetet social njoftohet se do të organizojnë transport falas për të ardhur të mbështesin me votë koalicionin VLEN. Këtë mundësi sipas njoftimit mund ta shfrytëzojnë edhe mërgimtarë që janë në Gjermani.

Një njoftim i ngjajshëm është edhe për mërgimtarët nga Italia, ku po ashtu organizohet transport falas për të gjithë ata që do të vijnë në vendlindje për të mbështetur me votë koalicionin VLEN më 8 maj.

 

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Kasami: Dalje nga Ballkani i Hapur dhe fillim i menjëhershëm i punimeve të rrugës Tetovë – Prizren, këto janë garancitë e VLEN-it në qeverisje

Published

on

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami thotë se opozita VLEN do të ketë kushtet e saj për pjesëmarrje në qeverisje,përcjell TV21. Kasami përmes një shkrimi thotë se VLEN do të kërkojë daljen e menjëhershme të RMV-së nga nisma Ballkani i Hapur, por edhe realizimin e rrugës Tetovë-Prizren brenda 3 viteve.

“Hajdutët po luten të shkojnë në qeveri pa kushte, siç kanë shkuar gjithmonë! Ndërsa VLEN është ndryshe. Dalje nga Ballkani i Hapur dhe fillim i menjëhershëm i punimeve (realizim brenda tre viteve) të rrugës Tetovë – Prizren. Këto janë garancitë që sjell VLEN, pas 8 majit, në qeverisje!”, shkruan Kasami.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sa janë të sigurt punëtorët në Maqedoni? Vitin e kaluar 15 persona humbën jetën në vendet e punës

Published

on

15 persona humbën jetën në vendet e punës në vitin 2023. Me rastin e 28 prillit – Dita botërore për sigurinë dhe shëndetin në punë, shoqata e Maqedonisë për mbrojtje në punë, e prezantoi raportin vjetor për fatkeqësi në punë për vitin 2023, përcjell TV21.

“Në Maqedoni këtë vit po mbjellim 15 fidanë për 15 jetë të humbura, 15 persona të vdekur në vendin e punës në Maqedoni. Kjo në vetvete çon në pyetje të shumta, por gjëja më e rëndësishme është se kush do të marrë përgjegjësinë. Sipas ligjit për sigurinë dhe shëndetin në punë, punëdhënësi është përgjegjësi i parë dhe i vetëm për sigurinë dhe shëndetin në punë, por sipas këtij trendi që kemi parë vitet e kaluara, disi kjo përgjegjësi është gjithnjë e më pak. Këtu gjejmë një vërejtje tjetër, ajo është se nëse shteti i qaset seriozisht kësaj pandemie dhe këtij dëmtimi, duhet t’i analizojë më seriozisht këto të dhëna, dhe përveç një organizate, edhe shteti ka detyrim të dalë me të dhënat e veta për atë se sa persona kanë vdekur dhe si e kanë humbur jetën në vendet e punës”, pohoi Millan Petkovski, Shoqata e maqedonisë për mbrojtje në punë.

Continue Reading

Më të lexuarat