Lajme nga vendi
Maqedoni, del nga shinat treni me 150 pasagjerë në bord
Një tren pasagjerësh ka dalur nga shinat pranë stacionit hekurudhor Kadina Reka. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7, por fatmirësisht nuk ka pasagjerë të lënduar, mëson Plusinfo nga burime nga Hekurudhat e Maqedonisë.
Bëhet fjalë për trenin e pasagjerëve të linjës Gjevgjeli-Shkup dhe në momentin e aksidentit në vagona kanë qenë rreth 150 pasagjerë.
“Lokomotiva dhe një vagon kanë dalë nga shinat në stacionin hekurudhor Kadina Reka, në anën e majtë të lumit Vardar. Bëhet fjalë për trenin e udhëtarëve që mëngjesin e sotëm u nis nga Gjevgjelia për në Shkup. Nuk ka persona të lënduar”thonë nga Hekurudhat e Maqedonisë. Nga MPB ende nuk kanë konfirmuar rastin.
Lajme nga vendi
Zgjedhjet presidenciale, sot votojnë të sëmurët, të burgosurit dhe personat në shtëpitë e të moshuarve
Në Maqedoninë e Veriut është heshtje, para zgjedhjeve të nesërme, të shtata presidenciale. Heshtja përfundon më 24 prill në orën 19:00, kur mbyllen vendvotimet. Këtë vit, për shkak se mbahen zgjedhje të dyfishta, gjatë heshtjes për zgjedhjet presidenciale, nuk ka ndërprerje të fushatës për zgjedhjet parlamentare të caktuara për më 8 maj.
Zakonisht sot, një ditë para zgjedhjeve, votimi për zgjedhjet presidenciale mbahen për të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në Shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit.
Votimi për president filloi me 191 anëtarë të këshillave zgjedhor të shtunën të cilët udhëtuan për ta zbatuar votimin në diasporë. Në përfaqësitë diplomatike dhe zyrat konsullare sot prej orës 7:00 deri në orën 19:00 sipas kohës lokale, në bazë të 2.571 paraqitjeve të pranuara të shtetasve tanë, votimi duhet të mbahet në Abu Dabi, ku janë paraqitur 26 shtetas tanë për votim, në Beograd – 31, Berlin- 260, Bernë – 186, Bon– 164, Bruksel – 93, Uashington – 34, Venecie – 79, Vjenë – 123, Detroid – 34, Zagreb – 87, Kaberrë – 31, Kopenhagë – 74, Londër – 87, Lubjanë – 332, Munih – 166, Melburn – 64, Nju-Jork – 85, Osllo – 41, Paris – 44, Pragë – 52, Romë – 30, Stokholm – 85,Toronto – 117, Hagë – 65, Çikago – 88, Ankara – 18, Varshavë – 23, Madrid – 18, Pekin – 12 dhe Sofje 22.
Qytetarët tanë të tjerë të cilët jetojnë jashtë Mqedonisë së Veriut të drejtën e vet të votës mund ta realizojnë në vendvotimet në vend.
Rezultatet nga votimi i sotëm do të dihen nesër, së bashku me rezultatet nga votimi në vend.
Të drejtë vote në zgjedhjet e shtata presidenciale kanë 1.814.317 votues. Vendvotimet hapen në orën 7:00, ndërsa votimi zgjatë deri në orën 19:00. Votohet në 3480 vendvotime në tërë vendin.
Lajme nga vendi
Taravari për tubimin e VLEN: Atmosferë e jashtëzakonshme, me një fjalë SHPRESË
Kandidati për president nga radhët e VLEN, Arben Taravari menjëherë pas tubimit në sheshin “Skëdërbeu”, në TV21 tha se me një fjalë do ta definonte tubimin me fjalën “shpresë”.
“Një pamje impozante, frymë e jashtëzakonshme, energji pozitive që nuk mund të përshkruhet me fjalë, me një fjalë në qoftë se komplet doni ta definoj tubimin e sotëm, do të kisha thënë, shpresë…shpresë për ndryshim”, tha Taravari.
Lajme nga vendi
Bilall Kasami pyet Ali Ahmetin: Ku ishe kur u vranë komandantët Teli e Harun Aliu?
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në tubimin qëndror të VLEN, në sheshin e Shkupit i ka dërguar një sërë pyetjesh kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.
“Ali, kur dëshiron të shitesh patriot po të pyes hapur: Përse nuk e kërcënove shefin tënd, Nikolla Gruevskin kur u vra komandanti i UÇK-së Harun Aliu?
Ali Soravia, përse nuk e kërcënove shefin tënd Nikolla Gruevskin kur u montua rasti Monstra?
Ali Kazinoja, përse nuk e kërcënove shefin tënd Nikolla Gruevskin kur ndodhi rasti i Kumanovës?
Ali tradhtia, përse nuk e kërcënove shefin tënd Nikolla Gruevskin kur shqiptarët rriheshin çdo ditë nëpër Shkup?
Ku ishe fshehur atëherë Ali tenderi, dhe pse shfaqesh tani kur të rrezikohet Sovaria, Eurovia dhe Llotarija.
Kam edhe një pyetje që e parashotrojnë gjithë shqiptarët për dy dekada: Ali ku ishe kur u vra komandant Teli dhe ju bë atentati komandant Hoxhës?
Bëhu burr, e dil përgjigju o Ali Ahmeti!” ka deklaruar Kasami.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi1 year ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve