Connect with us

Lajme nga vendi

Shpëtohet një burrë që u hodh nga Ura e Gurit në Vardar

Published

on

Nga shkallët nën Urën e Gurit, një burrë mëngjesin e sotëm është hedhur në lumin Vardar, i cili pas masave të marra është nxjerrë i gjallë, njoftojnë MPB.

“Sot në mëngjes rreth orës 08:30 është raportuar se një person është hedhur në lumin Vardar nga shkallët nën “Urën e Gurit”.

Menjëherë pas marrjes së kallëzimit janë ndërmarrë masa nga zyrtarët policorë nga Qendra për Menaxhim me Kriza, dhe policia dhe Njësiti i Zjarrfikësve në Shkup.

Me ndihmën e shpejtë personi është dërguar në spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Advertisement

Lajme nga vendi

Izet Mexhiti: Me plot bindje ju them, ndryshimi ka filluar, nuk ka forcë që e ndal

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në tubimin qendror të VLEN-it në Tetovë tha se ndryshimi veç ka filluar dhe se nuk ka forcë që e ndal.

“Nuk ka asnjë betejë dhe asnjë fitore pa diasporën shqiptare. Ata kanë përçu për ta vulosur fitoren shqiptare të shqiptarëve të Maqedonisë. Jus jell të fala të përzemërta nga Çairi dhe i gjithë Shkupi ku ma dhanë porosinë, në këtë bëtejë jemi bashkë. Të gjithë shqiptarët e Tetovës, Gostivarit, Kumanovës, Strugës Ohrit dhe Kërçovës, Manastiri, Krushevës dhe sot me besim plot ju them. Ndryshimi veç ka filluar dhe nuk ka forcë që e ndal”, u shpreh Mexhiti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Vota “hajdute” përballë votës shqiptare

Published

on

Dy kampet politike shqiptare kanë zgjedhur Tetovën për të matur forcat e fundit për sigurimin e fitores në zgjedhjet e 8 majit.

Mbrëmë BDI dhe Fronti Evropian mbajti tubimin përmbyllës duke sjellë simpatizantë në sheshin Iliria por duke pasur dallim nga videot dhe fotot origjinale dhe fotoshopet që postuan funksionarë të lartë të BDI-së në rrjetet sociale. Lideri i BDI-së Ali Ahmeti zgjodhi shprehje me “topa” për të drejtuar sulmet ndaj liderit të VMRO-së Kristijan Mickoskit” Ata zëra të mekur që dëgjohen, a e pat me një fishekzjarrë që gjuajti Mickoski unë gjuajta me top dhe nuk ka më të shtëna” tha Ahmeti në tubimin përmbyllës.

Nga ana tjetër VLEN pritet me gjuhë të ashpër t’i përgjigjet BDI-së mbi 20 vjeçare në pushtet. Që para tubimit të sontëm Kryetari i Lëvizjes Biladh Kasami e ka etiketuar qeverisjen e BDI-së si “hajdute” duke mos e llogaritur votën ndaj tyre si votë shqiptare.”Vota e shqiptarëve nuk është votë për hajdutët, Vota për hajdutët nuk llogaritet dot si shqiptare. Ju këtë e dini mirë. Kjo ju djeg. Jeni të djegur-tha Kasami.

Se Fronti Evropian po blen vota pati direkte edhe nga Mickoski i VMRO-së. Sa i përket mbushjes së kutive nga eksponentë lokal të BDI-së siç ishte rasti me një vendvotim në Likovë në zgjedhjet presidenciale VLEN do të ngrirë padi ndaj komisionerëve pas gjykimit kundër tyre në Gjykatën Administrative dhe shkarkimit nga KSHZ.

Vëmendje e posaçme blerjes së mundshme të votave po i kushton jo vetëm Ministria e Punëve të Brendshne por edhe vetë VLEN në rrugë operative partiake për të qenë të përgatitur për denoncime më 8 maj.

Advertisement

Ndryshe njësia e 6 me theks Tetova dhe Gostivari pritet të jenë përcaktuese për të nxjerrë fituesin në kampin shqiptar. Rezultati I zgjedhjeve presidenciale i nxjerr pothuajse të barabartë VLEN me një epërsi të lehtë të Frontit Evropian.

Bazuar në informacione partiake votuesit i presidencialeve ndaj BDI-së pritet të kalojë tek VLEN duke e llogaritur si votën me “hatër” dhe si trik ndaj makinerisë propagandistike të funksionarëve të lartë qeveritar të BDI-së votën ndaj Bujar Osmanit. Kjo pritet të shihet në disa komuna rurale ku BDI për 22 vite në pushtet nuk ua ka kthyer votën me investime në infrastrukturë rrugore ujësjellës e kanalizime. Fatos Rushiti/INA

Continue Reading

Lajme nga vendi

Taravari: Në tubimin përmbyllës të koalicionit VLEN në Tetovë tha pasi ta formojmë Qeverinë, do të punojmë edhe më shumë sesa në fushatë

Published

on

Kreu i Gostivarit, Arben Taravari, në tubimin përmbyllës të koalicionit VLEN në Tetovë, dha besën se sapo ta formojnë qeverinë, do të vrapojnë edhe më shumë për të mirën e qytetarëve.

“E di që ju kemi lodhur edhe juve, pasi me leje e pa leje kemi trokitur në çdo derë, por mikpritja e juve ka qenë e jashtëzakonshme. Me thënë të vërtetën na keni shtuar përgjegjësinë edhe më shumë. “Me besë premtoj se unë dhe ekipi i VLEN-it, kur ta bëjmë qeverinë tash së shpejti pas 2-3 ditëve, do të vrapojmë edhe më fuqishëm sesa në fushatë. Nuk do të rahatohemi në kolltuqe. Kjo fushatë ishte një nevojë e paharrueshme”, u shpreh Taravari.

Continue Reading

Më të lexuarat