Connect with us

Lajme nga vendi

Vdes ish deputeti maqedonas, pësoi infarkt gjatë seancës gjyqësore

Published

on

Në moshën 50-vjeçare ka ndërruar jetë ish-deputeti Sashko Kostov. Nga Spitali i Përgjithshëm në Koçan kanë konfirmuar se rreth orës 10:30, Kostov është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka pësuar sulm në zemër derisa ishte në seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore. Kostov ka qenë deputet nga radhët e LSDM-së në përbërjen e mëparshme parlamentare të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Ka magjistruar në shkencat juridike dhe pas përfundimit të mandatit të deputetit ka punuar si jurist. Ai ishte baba i tre fëmijëve të mitur.

Advertisement

Lajme nga vendi

Samharadze: Po vëzhgojmë nëse votohet në pajtim me standardet e OSBE-së

Published

on

Gjatë vëzhgimit do të tentojmë të regjistrojmë nëse votimi po zhvillohet në pajtim me standardet e OSBE-së. U dëshirojmë sukses votuesve në arritjet e tyre të ardhshme, deklaroi sot koordinatori i posaçëm i OSBE-së, Nikoloz Samharadze pasi me shefen e misionit të AP të OSBE-së, Karina Odebrik vizituan vendvotime në SHF “Kiro Gligorov” në lagjen Kapishtec në Shkup.

Ai potencoi se aktivitetet e tyre janë në kuadër të misionit të përbashkët të Asamblesë parlamentare të OSBE/ODIHR-së dhe Këshillit të Evropës.

“Këtu jemi në qendër të Shkupit, kryejmë vëzhgim të vendvotimit në një shkollë fillore. Po ashtu do të bëjmë vëzhgime në tërë shtetin, në rajonet rurale dhe urbane dhe të gjitha vërejtjet dhe vëzhgimet tona, do t’i themi nesër në konferencë për shtyp në ora tre”, paralajmëroi Samharadze.

Karina Odebrik, shefe e misionit të AP të OSBE-së, informoi se kanë mbi 300 vëzhgues, ndërsa nga Asamblea parlamentare 56 vëzhgues nga 25 vende.

“Ajo që është me rëndësi gjatë vëzhgimit, është, t’i mbledhim të gjitha vërejtjet dhe vëzhgimet dhe të gjithë i vendosim në një deklaratë të përbashkët”, sqaroi Odebrik./MIA

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

MPB: Merren masa për zbardhjen e rasteve në Shuto Orizare, Çair, Kumanovë

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme deri më tani nuk ka regjistruar shqetësime më serioze të rendit dhe qetësisë publike gjatë votimit, i cili në përgjithësi ka ndodhur në mënyrë të qetë dhe pa probleme, informoi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

“Nga hapja e vendvotimeve deri në ora 11:00 janë regjistruar dy kallëzime për vendosjen e tendave të partive politike pranë një vendvotimi në Shuto Orizarë, si dhe për ngjitjen e afisheve dhe fletushkave të shpërndara në zonën e Çairit në Shkup.

Po merren masa për zbardhjen e rasteve. Raportime për agjitacion kemi edhe në Tetovë, Shkup, fshatin Banicë të Kumanovës, Strumicë dhe komunën e Bogovinës, por pas masave të marra nga zyrtarët policorë ato pretendime deri më tani nuk janë vërtetuar,” tha Angellovski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Deri në ora 11:00 jehona e votuesve në zgjedhjet parlamentare është 13,69%, thonë nga KSHZ

Published

on

Aleksandar Dashtevski nga KSHZ njoftoi se jehona e votuesve në zgjedhje parlamentare deri në ora 11:00 është 13,69%.

“Për zgjedhjet parlamentare, nga 1976 vendvotime, në këto vendvotime kanë votuar 140.990 qytetarë, 13,69% është dalja. Dalja më e madhe në zgjedhjet parlamentare është në Krivogashtan 28,38%, ndërsa dalja më e ulët për zgjedhjet parlamentare është në Vrapçishte, 5,2%”, tha Dashtevski.

Continue Reading

Më të lexuarat