Connect with us

Lajme nga vendi

Mbahen gara në çiklizëm “Kupa e Tetovës

Published

on

Në kuadër të Festave të Nëntorit, komuna e Tetovës në bashkëpunim me
klubin e çiklistëve “Feniks Cycling Team”, organizuam gara në çiklizëm
“Kupa e Tetovës”.Ky organizim, përpos shpërblimeve me Kup dhe
Medalje për të gjitha kategoritë e hobistave na rikujton se sa e
shëndetëshme është vozitja me biçikletë, një qytet pa makina dhe një
Tetovë me përplot aktivitete sportive.
Në kategorin Master, vendi i parë I takoi Senad Idrizit, vendin e dytë e
zuri Burim Baftiari ndërsa vendin e Jusuf Lazami. Në kategorin Elit,
vendi parë i takoi Memet Memedi, vendin e dytë Borisllav Solarski
ndërsa vendin e tretë Aleksandar Nikollovski.Në Hobi, vendi parë i takoi
Berat Osmani, vendin e dytë e zuri Halid Luma, vendin e tretë Suad
Idrizi dhe Agon Memedi.
Advertisement

Lajme nga vendi

Dyshohet për shpërdorim të 5,7 milionë euro nga buxheti i Agjencisë për Rini dhe Sport – Prokuroria ngritë propozim-akuzë kundër 12 personave

Published

on

Prokuroria Publike ka ngritur propozim-akuzë kundër 12 personave mbi dyshimet për shpërdorimin e 5,7 milionë eurove, para të shtetit nga buxheti i Agjencisë për Rini dhe Sport.

Sipas organit të akuzës, propozimi ka ardhur me nismë të Komisionit për parandalimin e korrupsionit mbi dyshimet për keqpërdorimin e vauçerëve të Agjencisë.

Prokuroria Publike nuk jep më shumë informacion por thotë shkurt se prokurori përkatës ka dorëzuar propozim akuzat në gjyq dhe ka kërkuar masa kujdesi ndaj të dyshuarve.

“Duke vepruar mbi iniciativën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, prokurori përkatës ka dorëzuar propozim-akuzë kundër 12 personave mbi veprat penale “shpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “punë të pandërgjegjshme”. Për të dyshuarit janë kërkuar masa kujdesi nga Gjykata Penale”, thonë nga Prokuroria Publike.

Anti-korrupsioni para më shumë se një viti kishte paralajmëruar se mbi bazën e dyshimeve për shpërdorime dhe mos respektim të vauçer-sistemit për financimin dhe ndarjen e fondacioneve ndaj klubeve sportive ka dorëzuar në prokurorinë publike iniciativën për ndjekje penale ndaj drejtorit të Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski dhe dy anëtarëve të Komisionit Qendror.

Advertisement

Ky institucion kishte paralajmëruar edhe iniciativë deri tek Qeveria për vërtetimin e përgjegjësisë, ndërsa në mënyrë shtesë kishte kërkuar edhe kontroll të jashtëzakonshëm nga Drejtoria e të Ardhurave Publike.

Dyshimet e anti-korrupsionit ishin se drejtori dhe anëtarët e komisionit qendror gjatë viteve 2020, 2021 dhe 2022 duke mos respektuar procedurat ligjore dhe duke favorizuar klube dhe subjete të caktuara kishin keqpërdor 5,7 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Jo zyrtarisht mësohet se ndër të dyshuar ka edhe emra të njohur nga organet partiake të LSDM-së dhe persona të tjerë të përfshirë nga Komiteti Olimpik i Maqedonisë. Dëmi në buxhet të shtetit sipas burimeve të Alsat është vërtetuar edhe përmes ekspertizës financiare./ Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Buzhala: Kërcënimet se mbetja e BDI-së në opozitë e shkatëron Maqedoninë janë qesharake dhe naive

Published

on

Gazetari dhe opinionisti nga Kosova, Berat Buzhala, ka vazhduar të komentoj zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut.

Buzhala shkruan se bashkësia ndërkombëtare, Amerika dhe Gjermania, nuk kanë asgjë kundër që në qeverinë e ardhshme të jenë VMRO-DPMNE dhe VLEN-i.

Sipas Buzhalës, VMRO-DPMNE ka shumë vota saqë është e pashmangshme që ata të jenë në pushtet, ndërsa ky subjekt nuk ka dalë publikisht dhe të thotë se jemi me Rusinë, andaj, thotë ai, ndërkombëtarët nuk kanë asgjë kundër që VMRO të rikthehet në pushtet.

Buzhala shkruan se parimi fitues me fitues në Maqedoni është shkel më herët, pikërisht nga BDI-ja.

“Ky precedanti qe duhet partia ma e madhe maqedone me partine ma te madhe shqiptare eshte tradhtuar para disa vitesh, kur partia ma e madhe maqedone u pat lane ne opozite. Apo? A ju kujtohet? Sigurisht qe ka rendesi edhe rezultati final i zgjedhjeve, por une analizen po e bej ne baze te rezultatit te zgjedhjeve presidenciale. E ka peshen e vet edhe numri i deputeteve shqiptare qe do te futen ne Kuvend, nga te dy blloqet shqiptare. Nese dallimi eshte shume i madh, sigurishtë qe eshte veshtire i injorueshem blloku me i madh shqiptar, por nese dallimi eshte dy tre deputete, atehere kurrkush nuk ka me te pyet se cila parti shqiptare ka dale simbolikisht e para”, shkruan Buzhala.
Për Buzhalën kërcënimet se Maqedonia do të shkatërohet ose ndahet nese ky ose ai subjekt nuk futet ne qeveri, janë navie dhe qesharake.
“Dihet kush e ndane e kush e mbane bashke kete shtet”, shkruan Buzhala.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Policia e Tetovës: Fronti Europian ka dërguar më herët kërkesë për tubim në sheshin “Iliria” në Tetovë

Published

on

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se Fronti Europian më herët se VLEN ka dërguar kërkesë për mbajtjen e tubimit më 6 maj në Tetovë, përcjell TV21. Nga SPB-Tetovë thonë se kërkesa e VLEN është dërguar më 22 prill, ndërsa për këtë policia ka kontaktuar VLEN për caktim të takimit për koordinim, por që sipas SPB-Tetovë, nuk kanë marrë përgjigje.

“Lidhur me mbajtjen e tubimit parazgjedhor më datë 06.05.2024 në sheshin “Iliria” në Tetovë, është dërguar kërkesë deri në SPB Tetovë më 12.04.2024 nga Koalicioni “Fronti Evropian”, dhe më 22.04. 2024 është dërguar një kërkesë nga Koalicioni “Vlen”. Për shkak të pamundësisë së mbajtjes së të dyja ngjarjeve në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë, nga SPB Tetovë koalicionit “Vlen” i është dërguar një dokument me shkrim dhe janë tentuar që të caktohet një takim koordinues, por nuk kemi marrë përgjigje deri tani. Gjithashtu ju njoftojmë se në lidhje me rastin konkret po vepron Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nëse konstatohet sjellje e papërshtatshme do të njoftohet publiku”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Continue Reading

Më të lexuarat