Connect with us

Sport

SHKUPI – VARDARI TË SHTUNËN HAPIN SIPARIN E XHIROS SË 30-TË

Published

on

Java e 30  në Ligën e parë të futbollit vendor do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën,ndërsa sipari i kësaj jave do të hapet të shtunën me ndeshjen derbi të dy skuadrave  të kryeqytetit FC Shkupi – KF Vardari, Ky duel ishte i paraparë të luhet të dielën, mirëpo nga FC Shkupi kanë njoftuar se Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut e ka zhvendosur këtë derbi të zhvillohet të shtunën.

Kujtojmë se  pas  29 ndeshjeve të zhvilluara  në kampionatin vendor Shkupi mbanë pozitën e gjashtë  në tabelë me 34, ndërsa Vardari me 36 pikë është në pozitën e pestë.

Takimi Shkupi – Vardari do të luhet  të shtunën  në stadiumin e Çairit me fillim  në  ora 16:00.
 
Ndërkohë katër ndeshjet tjera të xhiros së 30 zhvillohen të dielën me fillim në ora 16:00, takohen: Struga Trim Lum – Shkëndija, Besa – AP Brera, Gostivari – Pelisteri dhe Rabotniçki – Sileksi..
Shaban Sinani – TV KOHA
Advertisement

Sport

LIGA E DYTË: ARSIMI SHUMË PRANË SUKSEIT HISTORIK

Published

on

Nësër në të  gjitha  terrenet e ekipeve  të Ligës së dytë zhvillohet  java e  27-të e kampionatit. Arsimi është nikoqire e  Bregallnicës së Shtipit, ndërsa Bashkimi në Kuanovë përballet me Skopjen. Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 16:00.

Stadiumi i qytetit në Gostivar  nesër është  nikoqire e  ndeshjes derbi mes  dy skuadrave  pretendente për kualifikim në elitën e futbollit vendor me  KF Arsimi i Çegranit dhe  KF Bregallnica e Shtipit. Aktualisht Arsimi me  55 pikë mbanë pozitën e tretë, ndërsa Bregallnica me 52 gjendet në pozitën e katërt. Pra shihet  qartë  se për çegranasit është kjo ndeshje historike  andaj  po  bëhen  përgatitje  të nivelit të lartë që ekipi të ketë përkrahjen e madhe të  tifo grupit “Verdhë e Zi” dhe duke u bazuar në cilësitë  ekipit, animi  dinjitoz  do të ishte  një motive shtesë për  lojtarët  që të japin më të mirë nga vetja e tyre  anim  dinjitoz. Ekipi gjatë javë  ka punuar në aspektin taktiko-teknik  por dhe në aspektin psikologjik duke pasur parasysh  rëndësinë  e  ndeshjes.

LABINOT  MUSLIU  –  NDIHMËS TRAJNER NË KF ARSIMI

Është  ndeshje derbi, ndeshje të cilë çdo kush do të shironte ta luanet. Siç dihet fundi i kampionatit sjell edhe pasoja në ekip, ato janë lëndimet shkaku i lodhjes dhe mbi ngarkesës te laojtarët. Mirëpo nga ana tjetër nga ana positive është motivi  shumë i lartë, ambiciet tona  edhe ideja që në sezonin e ardhshëm mund të garojmë në ligën e parë. Kjo na  bëmë të fuqishëm dhe kjo na bënë më të përgatitur  që tëjapim maksimumin dhe të dalim fitimtarë nga kjo ndeshje” deklaroi ndihmës trajneri Labinot Musliu

Ndërsa nga ana  tjetër një ndeshje  po  me  të njëjtë  rëndësi  do të zhvillohet edhe në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë  aty  ku do  të përballen KF Bashkimi dhe KF Skopje. Kumanovarët aktualisht gjenden në pozitën e dytë me 56  pikë  një pakë se Makedonija Gj.P  në vendin e parë. Tre  xhiro  para  përfundimit të kampionatit me fitore eventuale që nuk dyshon askush klubi i futbollit Bashkimi pas  plotë 17 viteve është  shumë pranë rikthimit në elitën e futbollit vendor. Bashkimi ka  nevojë  për përkrahje dinjitoze nga fansat e vetë që janë në numër  shumë të madh. Prandaj  të shtunën të gjithë përkrahje  të ekipit të zemrës në tribunat e stadiumit me fillim në ora 16:00. Në  xhiron e 27-të, takohen:  Arsimi – Bregallnica, Bashkimi – Skopje, Bellasica – Detonit Plakovica, Kamenica Sasa – Vardari , Makedonija Gj.P – Boreci, Novaci – Vardarski,  Ohri – Kozhufi,  Pobeda – Osogova

Advertisement
Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Sport

LIGA EVROPA :MANÇESTER UTD DHE TOTTENHAM PRANË FINALES

Published

on

Mbrëmë janë zhvilluar ndeshjet e  para të gjysmëfinaleve në  dy kompeticionet që organizohen nga UEFA, ato në Liga Evropa  dhe  në Ligën e Konferencës. Emrat e ekipeve  finaliste  do të mësohen më 8 maj.

 Mançester Junajted ka bërë hapin e parë drejt finales së Liga  Evropës. 

“Djajtë e kuq” shkëlqyen me rezultat 3:0 në transfertë kund ër Athletic Bilbaos. 

Djelmoshat e trajnerit Amorim fituan gjysmëfinalen e parë dhe e presin me qetësi takimin e kthimit në “Old Trafford”. Skuadra vendase mbeti me një lojtar më pak nga minuta e 35-të  shkaku i kartonit të kuq. Të  futbollistit Vivian. Autor të golave  për Mançesterin ishin Casemiro 1 gol dhe Fernandes  me  dy  gola.

 Fitore  të  sigurt në  gjysmëfinalen e parë ka  regjistruar edhe Tottenham kundër ekipit Bodo/Glimt nga Norvegjia. Me  rezultatin  3-1, me  çka  në  ndeshjen e kthimit  do të kenë  një epërsi të  dukshme  prej  dy golave .

Advertisement

Golat për vendasit i realizuan Johnson,  Maddison dh e Solanka nga penaltia , ndërsa  golin e nderit  për  skuadrën mysafire e  realizoi Bodon Saltnes.

 Në ndeshjet e para të  gjysmëfinaleve të Konferencë Liga u regjistruan këto rezultate Betis – Fiorentina 2-1  dhe Djugarden – Çellsi  1-4. Ndeshjet  kthyes  të Ligës Evropa  dhe  Konferencë Liga  zhvillohen me 8 maj me  fillim në ora  21:00.

 

Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement
Continue Reading

Sport

CHAMPIONSI: ARSENALI  HUMBË 0-1 NGA  PSG

Published

on

Kampioni i Francës.PSG, ka bërë hapin e parë drejt finales së madhe në Ligën e Kampionëve   duke  e mundur  ekipin e  Arsenalit në  transfertë  me rezultatin  1-0, ndeshjen e parë të gjysmëfinales që u luajt në stadiumin “Emirates” të Londrës.  Arsenali   shënoi  fitore  me  një  gol të vetë  që e shënoi  Dembele   që në minutën e  katërt  të ndeshjes. Përkundër  disfatës  para  tifozëve  vendas  Arsenali  nuk  dorëzohet  po r  do të tentoj  që ti hakmerret  PSG-s  në ndeshjen  kthyese më 7 maj  me fillim në ora 21:00, në stadiumin ‘Parc des Princes ‘në Paris

Ndeshja  tjetër gjysmëfinale  mes  Barcelonës  dhe Interit zhvillohet  sonte me  fillim në ora 21:00, në stadiumin ‘Estadi Olímpic Lluís Companys} në Barcelonë

Shaban SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Më të lexuarat