Site icon Tetova Expres

SHKUPI – VARDARI TË SHTUNËN HAPIN SIPARIN E XHIROS SË 30-TË

Java e 30  në Ligën e parë të futbollit vendor do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën,ndërsa sipari i kësaj jave do të hapet të shtunën me ndeshjen derbi të dy skuadrave  të kryeqytetit FC Shkupi – KF Vardari, Ky duel ishte i paraparë të luhet të dielën, mirëpo nga FC Shkupi kanë njoftuar se Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut e ka zhvendosur këtë derbi të zhvillohet të shtunën.

Kujtojmë se  pas  29 ndeshjeve të zhvilluara  në kampionatin vendor Shkupi mbanë pozitën e gjashtë  në tabelë me 34, ndërsa Vardari me 36 pikë është në pozitën e pestë.

Takimi Shkupi – Vardari do të luhet  të shtunën  në stadiumin e Çairit me fillim  në  ora 16:00.
 
Ndërkohë katër ndeshjet tjera të xhiros së 30 zhvillohen të dielën me fillim në ora 16:00, takohen: Struga Trim Lum – Shkëndija, Besa – AP Brera, Gostivari – Pelisteri dhe Rabotniçki – Sileksi..
Shaban Sinani – TV KOHA
Exit mobile version