Sport
CHAMPIONS: ARSENALI DEKLASOI REALIN, INTERI MUNDI BAJERNIN

Arsenal ka arritur një fitore të thellë ndaj Real Madrid në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve Evropian. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Emirates” në Londër ka pasur një performancë të shkëlqyer nga skuadra e Mikel Arteta, e cila ka mposhtur skuadrën e Carlo Ancelotti me rezultatin 3-0.
Të tre golat e Arsenalit do të mbahen mend gjatë nga tifozëri vendëse në “Emirates Stadium”. Deklan Rajs ishte vendimtar me dy goditjet e dënimit që ktheu në gol.
Fillimisht në minutën e 58-të dhe më pas në minutën e 70-të. Arsenali nuk u mjaftua me kaq, pasi Merino shënoi në përfundimin e një aksioni model.
Reali nuk bëri asgjë për të ndryshuar fatin e kësaj ndeshje dhe e keqja t; jetë madhe n; minutat e fundit me karton të kuq u ndëshkua Kamavinga . Thënë drejt mbrëmë Arsenali ishte në formë e vetë më të mirë sidomos në pjesën e dytë kur edhe u shënuan tre golat .
Interi ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt gjysmëfinales të Ligës së Kampioneve, pasi ka mundur me shifrat 2-1 në transfertë Bajern Mynihun.
Skuadra italiane është mbrojtur me rregull përballë bavarezëve duke i lejuar raste me pikatore, ndërsa gjeti avantazhin me një gol spektakolar të Lautaro Martinez në minutën e 38-të , ndërsa golin e dytë e realizoi Fratesi në minutën e 88-të. Për bavarezët autor i golit ishte Thomas Muler në minutën e 85-të. Ndeshjet kthyese Real Madrid Arsenal dhe Inter – Bayern Munih luhen me 16 prill me fillim në ora 21:00.
Sonte me fillim në ora 21:00, në program janë dy përballjet tjera çerekfinale dhe ate Paris Sent ZHermen – Aston Vila dhe Barcelona – Borusia Dortmund.
Sport
SHKOLLA E VOLJEBOLLIT SHKËNDIJA VATËR E TALENTEVE TË REJA

Volejbolli në rajonin e Tetovës vetëm para disa viteve pas futbollit ishte sporti më i preferuar për të rinjtë edhe pse infrastruktura sportive nuk ishte në nivelin e duhur. Tani kur sadopak ka infrastrukture sportive sidomos në të gjitha shkollat fillore dhe ato të mesme megjithatë sporti i volejbollit sikur është lënë pas dore sidomos në kategorinë e vajzave. Megjithatë shpresa e vetme ka mbetur tek shkollat e volejbollit siç janë ato që drejtohen nga ish volejbollistet Laureta Abazi me ‘’Tetova Voley’’dhe shkolla e Volejbollit Shkëndija që drejtohet nga ish yjeve të volejbollit Semra dhe Habil Ajeti. Ekipi i TV Koha ishte e pranishme në seancën e parë stërvitore pas festave të marsit te shkolla e volejbollit Shkëndija në sallën e sportive te gjimnazi i Tetovës.
“ Kemi filluar me stërvitje me grup-moshat e reja, kemi pasur një pauzë pre një muaj punojmë me pesë grupe gjatë javës dhe në vikend. Interesimi i vajzave është I madh dhe ne mundohemi ti mbulojmë krejt ato sipas mundësive” deklaroi trajnerja Semra Bexheti
Shkolla e volejbollit Shkëndija me dy ekipe të kategorive të kadeteve dhe pioniereve është pjesëmarrëse edhe në ligën republikane të volejbollit që organizon.
“Ne marrim pjesë me dy grup mosha, që do me thënë me kategorinë e kadeteve dhe kategorinë e të rejave në garat republikane në kuadër të Federatës së Volejbollit të Maqedonisë” tha Semra Ajti
Shkolla e volejbollit Shkëndija që drejtohet nga ish volejbollistët Habi;l deh Semra Ajeti funksionin që nga viti 2016 dhe gjatë kësaj periudhe afro një dekade kanë dal edhe disa emra të njohur
“ Po kemi nxjerr disa volejbolliste që edhe janë aktive dhe luajnë volejboll nëpër ekipe të ndryshme, sepse tek ne atom und të luajnë deri në moshën 18 vjeçare pasi garojmë në ligën e të rejave dhe pastaj vazhdojnë në Ligë të dytë nëpër ekipe tjera. Kemi një lojtare që luan në Turqi Adea Vela gjendet në një ekip të kategorive të reja në Turqi, dy janë në Shutova luajnë në Ligën e pare Hana Hyseni dhe Revije Idrizi që kanë qenë lojtaret tona”. tha Semra Ajeti
Duke u bazuar në punën e palodhshme të trajnerëve Semra dhe Habil Ajeti dhe me talentet që janë pjesë e shkollës së volejbollit Shkëndija është shumë e mundshme që në një periudhë të afërme të fillon me gara edhe në kategorinë e sendoreve në kampionatin republikan të volejbollit në kategorinë e vajzave.
Sport
UEFA: DALIN NË SHITJE BILETAT E FINALES SË LIGËS SË KAMPIONËVE

Janë bërë publike çmimet e biletave për finale e Ligës së Kampionëve. Vendi më i lirë në stadiumin “Allianz Arena”, ku do të zhvillohet finalja e madhe, do të kushtojë 180 euro. Ndërsa bileta më e shtrenjtë do të jetë 960 euro.
“Marca” sqaron se këto janë çmimet më të larta në historinë e një finaleje të Ligës së Kampionëve. Çdo ekip finalist do të ketë në dispozicion 18,000 bileta për eventin. Ndërkohë, shitja e lirë e tyre ka nisur zyrtarisht në faqen e UEFA-s.
Biletat për publikun e gjerë do të shiten nëpërmjet një shorti që do të kryhet pas përfundimit të periudhës së aplikimit. Procesi i shitjes dhe caktimit të biletave të rezervuara për tifozët e ekipeve finaliste organizohet drejtpërdrejt me klubet e përfshira.
Gjithsej 38,700 bileta nga 64,500 janë në dispozicion direkt për t’u blerë nga fansat dhe publiku i gjerë. Biletat e mbetura do të shiten për tifozët në mbarë botën përmes UEFA.com/tickets. Çdo aplikant i përzgjedhur do të njoftohet me email dhe do të jetë në gjendje të blejë deri në dy bileta në kategorinë e çmimit të caktuar.
Sport
KUPA E RMV-së: NESËR ZHVILLOHEN NDESHJET E PARA GJYSMFINALE

Të mërkurën në program ndeshjet e para gjysmëfinale të kupës republikane ku kësaj radhe fal shortit të hedhur pa disa ditëve do të përballen Shkëndija-Struga Trim Lum dhe Vardari – AP Brera. Të dy takimet fillojnë në orën 16:00
Në stadiumin e qytetit në Tetovë do të zhvillohet përballja e parë e gjysmëfinales së Kupës mes liderit aktual në tabelën e klasifikimit klubit të futbollit Shkëndija që vinë pas një fitore të madhe të dielën në Kavadar, kundër kampionit në fuqi Struga Trim Lum që vinë pas një fitore të thellë kundër Pelisteri, prandej me të drejt konsiderohet finale para finales. Për këtë duel dy ekipet kanë llogarit e veta por futbollisti Anes Meliçi thotë se atmosfera në grup është e shkëlqyeshme që jepë shpresë se do të ndikon edhe në suksesin e ri të ekipit
‘’Atmosfera në skuadër shumë e mirë, domethënë pas një loje shumë të rëndësishme në Kavadar. Tash të gjithë e dimë se Shkëndija është klub i madh, me objektiva shumë të mëdha. Objektivi më i madh është normalisht titulli kampion. Tash e gjithë fokusi është nesër në Kupë kundër Strugës ‘’ deklaroi Anes Meliçi
Kjo ndeshje gjysmëfinale e Kupës është edhe një rast i fundit që struganët të sigurojnë Evropën prandaj edhe presioni është më i madh tek ati tha futbollisti Meliçi
‘’ Kjo domethënë se presioni më i madh është te Struga e jo tek ne. Nesër dalim të luajmë me zero presion dhe të gjithë e dimë se si kemi kaluar herën e fundit në Strugë. Mund të them lirishtë që një ndër paraqitjet më të dobëta të Shkëndijës ka qenë atje në Strugë ku humbëm 3-0 dhe kjo duhet të jetë mësim për ne që të dalim të japim maksimumin dhe mos përsëritet dy herë ajo që ndodhi në Strugë’’ tha Meliçi.
Ndeshja e parë gjysmëfinale mes Shkëndijës dhe Struga Trim Lum do të zhvillohet në stadiumin buzë Sharrit me fillim në ora 16:00 por pa praninë e tifozëve shkaku se skuadra tetovare është e dënuar me pesë lojë pa praninë e tifozëve në cilësinë e vendasit. Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale përballen Vardari – AP Brera që gjithashtu fillon në ora 16:00
Shaban Sinani – TV Koha
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve