Lajme nga vendi
Filipçe: Zgjerimi i BE-së gjithnjë e më shumë bëhet çështja më e rëndësishme gjeopolitike

Na nevojitet axhendë gjithpërfshirëse socialdemokratike për procesin e zgjerimit, sepse ai nuk është vetëm përshgtatje mekanike ose zbatim administrativ i kritereve për anëtarësim, por gjithnjë e më shumë bëhet çështje e rëndësishme politike dhe gjeopolitike, porositi lideri i LSDM-sl, venko Filipçe në fjalimin në panelin “Mbështetje praktike e përgatitjeve për aderim në BE”, në kuadë të Konferencës në organizim të Programit “Vili Brant” për zgjerimin e BE-së në Aleancë progresive të socialistëve dhe demokratëve (SD) që po mbahet në Bruksel.
Sipas tij, se integrimet evropiane aktualisht janë plotësisht të ngecura për Maqedoninë dhe kjo është rezultat i mosinteresimit të Qeverisë së udhëhequr nga VMRO DPMNE.
“Fatkeqësisht, ndjesia kur ulemi në takime të tilla është një zhgënjim i madh. Shohim sesi vendet përreth thonë dhe shpjegojnë se si po përparojnë, shohim se çfarë po bën Shqipëria, me të cilën deri pak muaj më parë po ecnim paralelisht në rrugën evropiane. Tani ata kanë një plan konkret për të përfunduar negociatat deri në Krishtlindje 2027 dhe për t’u bërë një vend anëtar i BE-së deri në 2030. E shihni se sa intensive është puna përpara”, tha Filipçe
Sipas tij, Qeveria nuk ka as ide e as vullnet për të bërë një hap konkret përpara.
“Fatkeqësisht, tani nuk mund të mburremi me asgjë, kemi ngelur në vend. Kjo qeveri nuk ka as ide dhe as dëshirë për të bërë një hap përpara në integrimet evropiane. Është e qartë se çfarë duhet bërë, duhet të respektohen marrëveshjet ndërkombëtare, por askush nuk u beson më fjalëve të ëmbla të përfaqësuesve të qeverisë. Është e qartë për të gjithë se Maqedonia nuk mund të ecë përpara me këtë Qeveri, nuk ka dëshirë, nuk ka ide, nuk ka plan”, theksoi Filipçe.
Filipçe paralajmëroi se koha nuk po funksionon në favor të Maqedonisë dhe se çdo ditë ngecje prapa rajonit e ndërlikon të ardhmen.
Lajme nga vendi
Taravari ; Fronti Europian nuk ekziston, ne kemi BDI dhe të tjerat janë parti minore

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në Dialog te Lajmi, ka deklaruar se me fanatizëm është munduar t’i mbaj raportet me VLEN-in. Taravari shtoi se Fronti Europian nuk ekziston, ne kemi BDI dhe të tjerat janë parti minore dhe aty respekt vetëm për TDP-në, që ka një sasi të votave.
“BDI është me një periudhë shumë të vështirë dhe nuk e besoj se ata shpresojnë për të pasur zgjedhje të parakohshme. Pasi edhe nuk varet aspak ajo prej BDI-së dhe as prej VLEN-it, por ajo varet prej kryeministrit, i cili ka 58 deputet. Nëse ai vendos të shkoj në zgjedhje të parakohshme e ka edhe ZNAM-in me gjashtë deputet për të shkuar në zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Taravari.
Ai tha se prognoza e tij është se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale.
Lajme nga vendi
Mexhiti: Taravari u vetëpërjashtua nga VLEN-i!

Kreu i LD-së, Izet Mexhiti tha se koalicioni VLEN, për dallim prej ASH-Taravari, në zgjedhjet lokale do të garojë me lista të përbashkëta për këshilltarë dhe me kandidatë të përbashkët për kryetarë të komunave. Mexhiti u bëri thirrje votuesve të ASH-së që të distancohen, siç tha ai, “politika përçarëse e Taravarit”.
“Koalicioni VLEN sot ka vendosur që të garojë në zgjedhje bashkë, edhe me lista për këshilltarë, edhe me kandidatë për kryetarë të komunash, ndërsa në ditët në vijim do të kemi edhe themelim të shtabeve të VLEN-it, për të garuar bashkërisht në zgjedhjet e ardhshme lokale. Me këtë rast, u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve, votuesve dhe funksionarëve të ASH-së, që të distancohen nga politikat e përçarjes të z.Taravari, e sponsorizuar nga BDI-ja dhe oligarkët e tjerë, dhe të qëndrojnë në koalicionin e ndryshimit”, tha mes tjerash Mexhiti.
Lajme nga vendi
Taravari sqaron kronologjinë se si kanë qenë të koordinuar tre partnerët e koalicionit për ta larguar që në shkurt të këtij viti

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka sqaruar kronologjinë se si ka ardhur deri te garimi në zgjedhjet lokale me lista të veçanta si VLEN.
Në një intervistë të sotme për gazetën Lajm, Taravari tha se ideja e të gjithve pas formimit të Qeverisë ka qenë që të garojnë ndaras si katër parti.
“Nuk është se e kemi braktisur [VLEN-in], ideja e daljes me lista të veçanta nuk është prej tash. Me 23 qershor të 2024 u formua Qeveria aktuale dhe mbas dy-tre javësh, ne si kryetar të VLEN-it kemi pasur një takim dhe kemi biseduar a fuzionohemi tash apo si është ideja. Ideja e të gjithve ishte, bile insistim ka qenë që më mirë është të shkojmë si katër parti. Po në atë mbledhje unë u kam thënë se nëse vazhdojmë si katër parti, duhet të dalim me lista të veçanta në zgjedhjet lokale. Këtë ide e kam pasur vazhdimisht, deri para dy-tre javësh kur deputetët insistuan të bëjmë kompromis. U thash në rregull bëni kompromis dhe nëse pranohet, por nuk pati sukses”, sqaron Taravari.
Ai tha se pas asaj periudhe ka konsultuar shumë ekspertë që merren me këta punë, dhe të gjithë e kanë pasur mendimin dhe qëndrimin se mirë është çdokush ti ketë listat e veta. Sipas tij, kur e ka shpalosur sërish idenë për të garuar me lista të veçanta, tre liderët e tjerë të koalicionit, i kanë thënë atëherë dil edhe me kandidatë të veçantë, për çka Taravari u ka thënë se mos i bie kjo se po e dënojnë që në shkurt të këtij viti nga VLEN.
“Por, tre partitë tjera plus Vetëvendosja mendojnë se duhet të jenë bashkë. Unë sërish u kam thënë në mes të shkurtit këtë vit se insistoj për lista të veçanta. Kështu ka qenë qëndrimi ynë si ASH edhe në korrik të 2024 edhe tash. Më thanë se nëse dal me lista të veçanta të dal edhe me kandidatë të veçantë. U habit dhe ju thash se gjithçka kisha pritur, por këtë se kisha menduar asnjëherë që unë duhet të dalë me kandidatë të veçantë dhe lista të veçanta. Kjo i bie sikur ju më përzeni prej këtu”, shtoi më tej kreu i ASH-së, Arben Taravari.
Unë ndjesinë e kam pasur por edhe plotë anëtarë tanët që kanë punuar në grupe të përbashkëta të VLEN-it se tre janë të koordinuar dhe ASH nuk është, nënvizoi më tej në sqarimin e tij Taravari.
“Pasi biseduam edhe në Kuvendin Qendrorë dhe në Kryesinë e ngushtë të partisë, shumica dërmuese apo një ose dy mendonin se duhet të shkohet me lista të përbashkëta, të gjithë të tjerët ishin absolutisht të bindur se ASH duhet të garon me lista të veçanta. Të shihet a kemi 1000, 5000 apo zero vota, ose 20000 apo 50000 vota. Qëndrimi im ka qenë kështu pasi mendoj se sa më shumë lista ka, aq më shumë njerëz angazhohen, aktivizohen në fushatë. Por kandidatët ti kemi të përbashkët. Nëse kjo refuzohet, pasi kështu ma kanë thënë se nëse i ndajmë listat të shkoj edhe me kandidatë vetë, d.m.th ky ka qenë propozim prej tyre, unë asnjëherë as që e kisha menduar. Pastaj, e analizuam pasi qenka kështu të ketë bashkëpunim të ndërsjellë ose në komunat urbane ose ato rurale për raundin e dytë. Ja e marr shembull Likovën, aty kandidatë do të ketë BDI, VLEN dhe ASH. Në raund të dytë e them hipotetikisht se shkon BDI dhe ASH ose BDI dhe VLEN dhe ashtu të përkrahemi”, the krue i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve