Connect with us

Sport

LIGA E PARË: SHKËNDIJA SIPAS PLANIT, NGECË GOSTIVARI

Published

on

Shkëndija e Tetovës në përballjen me ekipin AP Brera të Strumicës regjistroi fitoren e 15 sezonale duke fituar me rezultatin e ngushtë  2-1. Fjalën kryesore në këtë përballje e kishte  golashënuesi më  i mirë në historinë e  futbollit të Maqedonisë dhe të Shkëndijës Besart Ibraimi i cili shënoi 2 gola për tre pikë të reja  që  çojnë  ekipin  drejt  titullit të pestë kampion i Maqedonisë së Veriut.  Trajneri Jeton Beqiri pas përfundimit të ndeshjes duke u bazuar në rezultate e  ndeshjeve tjera  theksoi se  ekipi  të jetë  më në nivel

  “Unë pres  që ekipi  të jetë me kalimin e kohës edhe më  mirë fizikisht edhe besoj që do jemi aq vigjilent dhe të mençur që të menaxhojmë situatën deri në  fund  ashtu si duhet’’ deklaroi Jeton Beqiri.

Ndërkohë me një komunikatë zyrtare  të klubit thuhet: ‘’Klubi i futbollit Shkëndija respekton viktimat dhe distancohet nga sjelljet e papërgjegjshme  të një  grupi të tifozëve distancohet nga sjellja e një grupi të caktuar individësh nuk pasqyron qëndrimin e tifo-grupit, i cili aktualisht është në proces riorganizimi, dhe as të pjesës tjetër të publikut, që në atë moment reagoi me fishkëllima për të shprehur pakënaqësinë ndaj atyre që këndonin”, thuhet  pos  tjerash  në komunikat. 

Nga ana tjetër për sjelljet një grupi të tifozëve që nuk e respektuan heshtjen  dedikuar  viktimave  nga  tragjedia e Koçanit,  Federata e Futbollit e Maqedonisë ka hapur procedurë disiplinore ndaj Shkëndijës. Sipas FFM-së kjo vjen për shkak të sjelljes jo njerëzore të tifozëve dhe mosrespektimit të minutës së heshtjes në nder të viktimave në Koçani

Çka të thuhet për rezultatet e ndeshjeve tjera ku vërtet janë befasuese sidomos fitorja e Voska Sport në transfertën me Gostivarin në Maxhari, kur dihet se skuadra vendase ishte njëra  nga  ekipet pretendente për titullin kampion, ndërsa pas kësaj disfate titulli mbetet vetëm një dëshirë e pa realizuar. Edhe pretendenti tjetër për kreun e tabelës Sileksi ka zhgënjyer tifozët e vet duke barazuar me Tikveshin. Ndeshja Rabotniçki – Besa ishte e barabartë por një   penalti vendosi  që tre pikët të mbeten në Shkup, ndërsa ekipi nga Dobërdolli vazhdon të mbetet  në situatë të vështirë  për siguruar mbijetesën. Struga Trim Lum  edhe  në përballjen  me  ekipin Shkupi dëshmoi se nuk është në formën e vetë të duhur  pasi  luajti  vetëm me barazim pa gola. Pelisteri që në disa ndeshje të fundit ishte mjaft e  suksesshme por   në përballjen e së shtunës  dështoi   kundër Vardarit duke zhgënjyer tifozët e vetë. Pas  javës së  25-të  Shkëndija  me  53 pikë, Sileksi me  48  dhe  Rabotniçki  me 48 pikë mbeten tre  kandidatët më serioz për  titullin kampion, ndëras  mbijetesa  do të diskutohet mes  ekipeve Tikveshi  e AP Brera që kanë nga  22 pikë dhe Voska Sport e  Besa e Dobërdollit  që kanë  nga  21 pikë. Deri në fund  të kampionatit në Ligën e parë kanë mbetur  edhe  tetë  xhiro, ndërsa kampionati  përfundon  me  ndeshjet e xhiros së 33-të më 18 maj.
 
Shaban Sinani – TV Koha

Sport

CHAMPIONS:  ARSENALI DEKLASOI REALIN, INTERI MUNDI BAJERNIN

Published

on

Arsenal ka arritur një fitore të thellë ndaj Real Madrid në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve  Evropian. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Emirates” në Londër ka pasur një performancë të shkëlqyer nga skuadra e Mikel Arteta, e cila ka mposhtur skuadrën e Carlo Ancelotti me rezultatin 3-0.

Të tre golat e Arsenalit do të mbahen mend gjatë nga tifozëri vendëse në “Emirates Stadium”. Deklan Rajs ishte vendimtar me dy goditjet e dënimit që ktheu në gol.

Fillimisht në minutën e 58-të dhe më pas në minutën e 70-të. Arsenali nuk u mjaftua me kaq, pasi Merino shënoi në përfundimin e një aksioni model.

Reali nuk bëri asgjë për të ndryshuar fatin e kësaj ndeshje dhe e keqja  t;  jetë madhe  n; minutat e  fundit   me  karton të kuq  u ndëshkua Kamavinga .  Thënë drejt   mbrëmë  Arsenali  ishte   në formë e  vetë më të mirë sidomos  në pjesën e dytë kur edhe  u shënuan tre  golat .

Interi ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt gjysmëfinales të Ligës së Kampioneve, pasi ka mundur me shifrat 2-1 në transfertë Bajern Mynihun.

Advertisement

Skuadra italiane është mbrojtur me rregull përballë bavarezëve duke i lejuar raste me pikatore, ndërsa gjeti avantazhin me një gol spektakolar të Lautaro Martinez në minutën e 38-të , ndërsa  golin e dytë  e  realizoi Fratesi   në minutën  e  88-të. Për bavarezët autor i golit ishte Thomas Muler në minutën e 85-të.  Ndeshjet kthyese Real Madrid Arsenal dhe Inter – Bayern Munih luhen me 16 prill me fillim në ora  21:00.

Sonte  me fillim në ora 21:00, në program  janë  dy përballjet  tjera çerekfinale dhe ate  Paris Sent ZHermen – Aston Vila  dhe  Barcelona – Borusia Dortmund.

 

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

SHKOLLA E VOLJEBOLLIT SHKËNDIJA VATËR E TALENTEVE TË REJA

Published

on

Volejbolli në rajonin e Tetovës vetëm para disa viteve pas futbollit ishte sporti më i preferuar për të rinjtë edhe pse infrastruktura sportive nuk ishte në nivelin e duhur. Tani kur sadopak ka infrastrukture sportive sidomos në të gjitha  shkollat   fillore dhe ato të mesme megjithatë sporti i volejbollit sikur është lënë pas dore sidomos në kategorinë e vajzave. Megjithatë shpresa e vetme ka mbetur tek shkollat e volejbollit siç janë ato që drejtohen nga ish volejbollistet Laureta Abazi me ‘’Tetova Voley’’dhe shkolla e Volejbollit Shkëndija që drejtohet nga ish yjeve të volejbollit Semra dhe Habil Ajeti. Ekipi i TV Koha ishte e pranishme në seancën e  parë stërvitore pas festave të marsit te shkolla e volejbollit Shkëndija në sallën  e sportive te gjimnazi i Tetovës.

 “ Kemi filluar me stërvitje me grup-moshat e reja, kemi pasur një pauzë pre një muaj  punojmë me pesë grupe gjatë javës dhe në vikend. Interesimi i vajzave është I madh dhe ne mundohemi ti mbulojmë krejt ato sipas mundësive” deklaroi trajnerja  Semra  Bexheti

Shkolla e volejbollit Shkëndija me dy ekipe të kategorive të kadeteve dhe  pioniereve është pjesëmarrëse edhe në ligën republikane të volejbollit që organizon.

Ne marrim pjesë me dy grup mosha, që do me thënë me kategorinë e kadeteve dhe kategorinë e të rejave në garat republikane në kuadër të Federatës së Volejbollit të Maqedonisë” tha  Semra Ajti

Shkolla e volejbollit  Shkëndija që drejtohet  nga  ish volejbollistët  Habi;l  deh Semra Ajeti funksionin që nga  viti 2016 dhe gjatë kësaj periudhe afro  një dekade kanë dal  edhe disa  emra të njohur

Advertisement

“ Po kemi nxjerr disa volejbolliste që edhe janë aktive  dhe luajnë volejboll nëpër ekipe të ndryshme, sepse tek ne atom und të luajnë deri në moshën 18 vjeçare pasi garojmë në ligën e të rejave  dhe pastaj vazhdojnë në Ligë të dytë nëpër ekipe tjera. Kemi një lojtare që luan në Turqi Adea Vela gjendet në një ekip të kategorive të reja  në Turqi, dy janë në Shutova luajnë në Ligën e pare Hana Hyseni dhe Revije Idrizi që kanë qenë lojtaret  tona”. tha  Semra Ajeti

 

Duke u bazuar në punën e palodhshme të trajnerëve Semra dhe Habil Ajeti  dhe me  talentet që janë pjesë e shkollës së volejbollit Shkëndija është shumë e mundshme që në një periudhë të afërme  të fillon me  gara edhe  në kategorinë e sendoreve  në  kampionatin republikan  të volejbollit në kategorinë e vajzave.   

SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

UEFA: DALIN NË SHITJE BILETAT E FINALES SË LIGËS SË KAMPIONËVE

Published

on

Janë bërë publike çmimet e biletave për finale e Ligës së Kampionëve. Vendi më i lirë në stadiumin “Allianz Arena”, ku do të zhvillohet finalja e madhe, do të kushtojë 180 euro. Ndërsa bileta më e shtrenjtë do të jetë 960 euro.

“Marca” sqaron se këto janë çmimet më të larta në historinë e një finaleje të Ligës së Kampionëve. Çdo ekip finalist do të ketë në dispozicion 18,000 bileta për eventin. Ndërkohë, shitja e lirë e tyre ka nisur zyrtarisht në faqen e UEFA-s.

Biletat për publikun e gjerë do të shiten nëpërmjet një shorti që do të kryhet pas përfundimit të periudhës së aplikimit. Procesi i shitjes dhe caktimit të biletave të rezervuara për tifozët e ekipeve finaliste organizohet drejtpërdrejt me klubet e përfshira.

Gjithsej 38,700 bileta nga 64,500 janë në dispozicion direkt për t’u blerë nga fansat dhe publiku i gjerë. Biletat e mbetura do të shiten për tifozët në mbarë botën përmes UEFA.com/tickets. Çdo aplikant i përzgjedhur do të njoftohet me email dhe do të jetë në gjendje të blejë deri në dy bileta në kategorinë e çmimit të caktuar.

Continue Reading

Më të lexuarat