Lajme nga vendi
VLEN: BDI kërkon komisione për të fshehur të vërtetën, jo për ta zbuluar!

VLEN-i ka reaguar pas akuzave të një pas njëshme të BDI-së, nga ku thonë se kjo e fundit pas 22 vitesh pushtet dhe shkatërrimi të sistemit të drejtësisë, sot përpiqet të luajë rolin e viktimës, duke kërkuar hetim vetëm për tragjedinë në Koçan.
“Por qytetarët nuk harrojnë: Kush e krijoi këtë sistem të kalbur? Kush i mbronte kriminelët? Kush i shndërroi gjykatat dhe prokurorinë në zyra private të partisë? VLEN nuk do të lejojë që e vërteta të manipulohet! Kërkojmë komision hetimor për të gjitha tragjeditë e viteve të fundit – nga Llaskarca, spitali modular, Besa Trans, e deri te Koçani. Nuk do të lejojmë që BDI të vendosë se cilat viktima meritojnë drejtësi dhe cilat duhet të harrohen! Mjaft më me manipulime! Qytetarët e dinë kush e krijoi këtë sistem të korruptuar dhe kush e ka mbuluar padrejtësinë për vite me radhë. VLEN do të vazhdojë të luftojë për drejtësi të vërtetë, jo për farsat politike të një partie që tashmë i përket të shkuarës!”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
Lajme nga vendi
Ballistët: FFM dhe MPB me çdo kusht tentojnë ta dëmtojnë Shkëndijën! Po defokusojnë opinionin me tema etnike…

Lajme nga vendi
Disa shtëpi përmbyten në Batincë nga shiu, Sadiki: Nuk ka rrezik për banorët

Reshjet intensive të shiut kanë bërë që lumi Markovë të dalë nga shtrati i tij në fshatin Batincë.
E njëjta ka shkaktuar përmbytje në rrugë, por edhe në disa shtëpi, raporton TV21.
Makineritë e rënda janë në terren për të rikthyer lumin në shtrat, ndërsa autoritetet lokale sigurojnë se nuk ka asnjë rrezik për popullsinë.
Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, thotë se gjendja është duke u rregulluar, aktualisht nuk ka nevojë për evakuim, por ka dëme materiale.
“Në fshatin Batincë ka ngritje të vëllimit të lumit Markovë, në disa vende vërehet derdhje e lumit nga shtrati. Angazhuam dy-tre makineri për të rregulluar situatën. Nuk e dimë nëse do të vazhdojë, për momentin nuk ka reshje të shiut dhe uji ka hyrë në oborret e shtëpive përreth lumit Markovë.
Nuk mendoj se është shumë e rrezikshme që banorët të evakuohet, deri më tani ka pasur dëme materiale në oborret e disa amvisërive”, tha ai.
Lajme nga vendi
Komuna e Tetovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar derisa të përfundojnë punimet e pastrimit pas rrëshqitjes së dheut në Rrugën e Banjës në Tetovë,

Ekipet e Komunës së Tetovës janë angazhuar intensivisht për pastrimin e rrëshqitjes së dheut në Rrugën e Banjës, pas reshjeve të fundit që kanë shkaktuar rrëshqitje të konsiderueshme, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve.
Komuna e Tetovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve, veçanërisht për shoferët që kalojnë në këtë segment rrugor, derisa të përfundojnë punimet e pastrimit. Po ashtu, institucionet përgjegjëse po monitorojnë situatën për të parandaluar rrëshqitje të mëtejshme dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme për stabilizimin e terrenit.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve