Connect with us

Lajme nga vendi

Ndryshimet e papritura të temperaturave ndikojnë negativisht ndaj shëndetit të njerëzve

Published

on

Dallimet e papritura të temperaturave ndikojnë negativisht ndaj shëndetit të njeriut, ndërsa sipas mjekëve, preken edhe të sëmurët kronik, por edhe personat e aftë për punë, fëmijët, e madje edhe foshnjat, informuan sot mjekët nga spitali i përgjithshëm i Kumanovës. Goditjet e temperaturave më të shprehura janë në pranverë, se sa në vjeshtë, dnërsa më shumë i ndjejnë femrat se sa meshkujt, deklaroi dr. Nora Gospodinova – Nikollovska, specialiste e sëmundjeve interne në spitalin e përgjithshëm Kumanovë.

Dallimet e temperaturave ndikojnë negativisht ndaj sistemit kardiovaskular, atij respirator dhe i përkeqësojnë gjendjet ekzisstuese siç është migrena, ndërsa kanë ndikim edhe ndaj shëndetit mental. Dallimet e temperaturave gjatë ditës dhe gjatë natës, kalimin nga koha dimërore drejt asaj pranverore shkaktojnë variacione në sistemin kardiovaskular, që rezulton me presion të ngritur të gjakut.

“Dallimet e temperaturave shkaktojnë çrregullim të imnutetit, përkatësisht e ulin, që çon drejt rritjes së infektimeve. Moti i ftohtë i shtrëngon enët e gjakut, e vështirëson punën e zemrës e cila duhet të punojë pandërprerë, të pompojë më shumë gjak. Hulumtimet tregojnë se infarktet krijohen saktësisht tek variacionet e tilla të temperaturave”, deklaroi dr. Gospodinova-Nikollova për MIA-n.

Ata të cilët tashmë kanë probleme të diagnostikuara duhet rregullissht ta marrin terapinë e përhskruar. Disa nga pacientët në këtë periudhë në pranverë ankohen për lodhje, gjum të çrregullt, pa ndonjë shkak konkret shëndetësor.

“Organizmi tashmë është i lodhur nga dimri kur ka pasur konsumim të pakësuar të vitaminave, dita e shkurtë dhe temperaturat e ulëta çojnë drejt çrregullimit në rrezatimin e neurotransmisioneve siç janë serotonini dhe melatonini që çrregullojnë gjumin dhe mund të shkaktojnëe dhe pagjumësi, thotë specialistja e sëmundjeve interne.

Advertisement

Shkurtimi për një orë i llogaritjes së kohës nga dimërorja në atë verore shkakton pasoja afatshkurta siç janë marramendja, kokëdhimbjet më të shpeshta, variacionet e presionit të gjakut.

Lajme nga vendi

Ballistët: FFM dhe MPB me çdo kusht tentojnë ta dëmtojnë Shkëndijën! Po defokusojnë opinionin me tema etnike…

Published

on

Tifo grupu Ballistët Tetovë kanë reaguar pasi u akuzuan nga FFM se nuk kanë respktuar 1 minut heshtje të zisë shtetërore për tragjedinë e Koçanit.
Ata në reagimin e tyre, këtë akuzë e quajnë shpifje, pasi sipas tyre shteti në vend që të merret me zbardhjen e rastit, po defokuson opinionin me tema etnike.
Reagimi i plotë:
DEKLARATË:
Në cilin shtet në botë dënohen klubet për mosrespektimin e 1 minutë heshtje nga një pjesë e publikut?
Shteti urdhëroi 7 ditë zie, ndërsa ndeshja ishte duke u luajtur pas këtyre ditëve, duke mos dashur që të zbardhet rasti dhe të dënohen fajtorët kryesor në këtë apo ngjarje tjera, dhe shteti nëpërmjet instrumentit të tyre që quhet FFM, merret me çështje tjera duke dashur të defokuson opinionin, pa përjeshtuar edhe mediat/portalet e kapura maqedonase që dezinformojnë dhe tentojnë të nxisin urrejtje ndëretnike, me rrenën e tyre se publiku ka fishkëlluar dhe ka thirrur emrin e Ushtrisë së lavdishme UÇK !!
Shkëndija dhe i gjithë publiku e respektuan një minutë heshtje, ndërsa një pjesë e Ballistëve jo, megjithatë kënduan këngë për Shkëndijën dhe nuk ishte një këngë provokative, përkundër palës tjetër që shkelin çdo rregull dhe sulmojnë shqiptarët vetëm përshkak se ekzistojnë, duke na uruar vdekje, siç ishte rasti i fundit me shkrimin e autobusit.
FFM dhe simotra e tyre MVR, në bashkpunim të ndërsjelltë dëshirojnë me çdo kusht që të dëmtojnë klubin tonë Shkëndija në shumë forma, fakt është referimi tendencioz në çdo ndeshje. Tashmë dëshirojnë që të na e ndalojnë aktivitetin tonë si tifogrup, duke dëshiruar shuarjen tonë.
JU BËJMË ME DIJE SE NUK DO T’JA ARRINI, BALLISTËT DO TË EKZISTOJNË DERI NË KIAMET !!!

Continue Reading

Lajme nga vendi

Disa shtëpi përmbyten në Batincë nga shiu, Sadiki: Nuk ka rrezik për banorët

Published

on

Reshjet intensive të shiut kanë bërë që lumi Markovë të dalë nga shtrati i tij në fshatin Batincë.

E njëjta ka shkaktuar përmbytje në rrugë, por edhe në disa shtëpi, raporton TV21.

Makineritë e rënda janë në terren për të rikthyer lumin në shtrat, ndërsa autoritetet lokale sigurojnë se nuk ka asnjë rrezik për popullsinë.

Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, thotë se gjendja është duke u rregulluar, aktualisht nuk ka nevojë për evakuim, por ka dëme materiale.

“Në fshatin Batincë ka ngritje të vëllimit të lumit Markovë, në disa vende vërehet derdhje e lumit nga shtrati. Angazhuam dy-tre makineri për të rregulluar situatën. Nuk e dimë nëse do të vazhdojë, për momentin nuk ka reshje të shiut dhe uji ka hyrë në oborret e shtëpive përreth lumit Markovë.
Nuk mendoj se është shumë e rrezikshme që banorët të evakuohet, deri më tani ka pasur dëme materiale në oborret e disa amvisërive”, tha ai.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Komuna e Tetovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar derisa të përfundojnë punimet e pastrimit pas rrëshqitjes së dheut në Rrugën e Banjës në Tetovë,

Published

on

Ekipet e Komunës së Tetovës janë angazhuar intensivisht për pastrimin e rrëshqitjes së dheut në Rrugën e Banjës, pas reshjeve të fundit që kanë shkaktuar rrëshqitje të konsiderueshme, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve.

Punëtorët komunalë dhe makineritë e rënda janë vendosur në terren dhe po punojnë me përkushtim për të larguar dheun dhe mbeturinat nga rruga. Qëllimi kryesor i këtij operacioni është rikthimi sa më i shpejtë i qarkullimit të sigurt dhe normal për banorët dhe vizitorët e zonës.

Komuna e Tetovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve, veçanërisht për shoferët që kalojnë në këtë segment rrugor, derisa të përfundojnë punimet e pastrimit. Po ashtu, institucionet përgjegjëse po monitorojnë situatën për të parandaluar rrëshqitje të mëtejshme dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme për stabilizimin e terrenit.

Qytetarët që udhëtojnë në këtë zonë këshillohen të ndjekin udhëzimet e ekipeve në terren dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme derisa të përfundojnë plotësisht punimet për pastrimin dhe sigurimin e rrugës.kohanews
Continue Reading

Më të lexuarat