Connect with us

Lajme nga vendi

Ndalohet Ejup Rustemi dhe tre persona të tjerë! Pritet edhe ndalimi i rreth 15 personave të tjerë gjatë javës

Published

on

Burime të TV21 bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme është ndaluar ish- drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rrustemi, Drilon Ziberi, udhëheqës i departamentit për pagesë dhe kontroll në pikat pagesore, Ejup Latifi, ndihmës drejtor për mirëmbajtjen e rrugëve dhe Xhemal Bilbilovski, pronar i kompanisë për sigurime “2SS”. Sipas burimeve të njëjta, këtë javë pritet të ndalohen edhe së paku 15 të arrestuar, zyrtarë të tanishëm dhe ish zyrtarë në shumë institucione, si Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, “Rrugët e Maqedonisë”, Inspektorati i Punës dhe Sektori i Minierave.

Lajme nga vendi

Dëmtohet shtylla elektrike në rrugën e butiqeve (video)

Published

on

Rruga e njohur e butiqeve në Tetovë, do të duhej të ishte një nga rrugët që do të rikthente gjallërinë e dikurshme në këtë zonë të qytetit të Tetovës. E rregulluar me kalldërma, me ndriçim dhe me ulëse, kjo rrugë që nga nëntori i vitit të kaluar ishte rikthyer një një destinacion të preferuar për qytetarët për shkak të pamjes unike.Por, fatkeqësisht, pamja e re në këtë rrugë nuk i përmbush pritshmëritë sepse brenda tre muajve dy herë dëmtohet nga njerëzit. Me ose pa qëllim shkaktohet këto dëme kjo mbetet të zbardhet nga policia, por dukuria e dëmtimit të pronës publike mbetet një nga problemet më të shëmtuara në Tetovës. Së fundmi, në këtë rrugë është dëmtuar shtylla elektrike e ndriçimit publik.Momenti i dëmtimit të shtyllës elektrike është kapur edhe nga kamerat e sigurisë, ku shihet një vozitës i pakujdesshëm që e dëmton këtë shtyllë. Pas këtij dëmtimi ka reaguar edhe komuna e Tetovës, e cila dënoi ashpër këtë sjellje të pahijshme nga qytetarët e pandërgjegjshëm, të cilët po shkatërrojnë hapësirën publike tek rruga e butiqeve.

Sigurisht që nuk është hera e parë që ndodhin dëmtime të këtilla. Herën e fundit është dëmtuar shtylla elektrike, kurse herave tjera janë dëmtuar pemët e mbjellura dhe kontejnierët në këtë rrugë. Do të ishte për keqardhje nëse këto dëmtime do të ndodhnin me qëllim, sepse ajo është pronë publike dhe nuk i përket vetëm komunës së Tetovës por gjithë qytetarëve”, tha Besarta Ramadani, zëdhënëse e komunës së Tetovës. Nga ana tjetër, qytetarët që gravitojnë në këtë lagje janë shprehur të irrituar me këto dëmtime që ndodhin në këtë rrugë, sepse nuk është hera e parë që ndodhin raste të këtilla.

Problem në vete është se në rrugë nuk është vendosur regjim i veçantë i komunikacionit dhe banorët kanë probleme me parkimin e veturave.Prandaj, paralajmërimet janë se vetëm do të kenë të drejtë të qarkullojnë në këtë rrugë.Kjo do të bëhet në marrëveshje me banorët.

Nga komuna e Tetovës njoftuan se janë duke kompletuar dokumentacionin përkatës i cili do të dorëzohet në policinë e Tetovës për të zbardhur tërësisht këtë rast. Njëkohësisht apelohet deri tek qytetarët që mos dëmtojnë pronën publike por të kujdesen edhe më shumë për ato.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj hetimit që po zhvillohet për tragjedinë në objektin Puls në Koçani

Published

on

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj hetimit që po zhvillohet për tragjedinë në objektin Puls në Koçani, ku humbën jetën 59 persona. Partia akuzon institucionet përgjegjëse për mosveprim dhe fshehjen e të vërtetës, duke theksuar se ato ishin të informuara për shkeljet dhe kushtet e rrezikshme në këtë objekt.“Faktet janë gjithnjë e më të qarta: disa profesionistë brenda policisë së Koçanit nuk mund të heshtnin përballë shkeljeve të hapura dhe kishin dërguar informacione të shkruara për problemet në objektin PULS. Këto dokumente janë problemi më i madh për Qeverinë dhe strukturat e saj policore, sepse nuk mund të injorohen. Pikërisht për këtë arsye, këto struktura, me mbështetjen e Qeverisë, po punojnë ditë e natë për të zbatuar planin e tyre monstruoz për të zhvendosur fajin kudo tjetër, përveçse aty ku është me të vërtetë. Është e qartë se gjithë zinxhiri komandues i policisë ishte në dijeni për të miturit që festonin pas mesnate, për përleshjet e vazhdueshme, për shpërndarjen e rregullt të drogës, për shkeljet e sigurisë, për kushtet e mjerueshme në të cilat operonte objekti dhe madje edhe për kaosin me parkimin.”Ata thonë se, me cinizëm të skajshëm, po bëhet përpjekje për të fshehur të vërtetën dhe mbrojtjen e fajtorëve, duke fajësuar padrejtësisht ish-zyrtarë dhe opozitën. Qeveria nuk kërkon drejtësi, por alibi. “Strukturat policore, me ndihmën e Qeverisë, po krijojnë një histori të re ku asnjë drejtues policor, asnjë shef, asnjë komandant nuk është fajtor. Përkundrazi, akuzohet një ish-ministër i ekonomisë, një person që nuk ka shkelur kurrë në Koçan dhe që nuk ka pasur asnjë kompetencë për inspektimin e objekteve apo për kontrollin e lokaleve. Këtu shfaqet monstruoziteti i këtij plani.”Në reagimin e saj, BDI kërkon hetime të pavarura dhe transparente mbi përgjegjësitë e institucioneve të sigurisë dhe të gjitha palëve që kanë pasur dijeni për shkeljet në objektin Puls. Ata kërkojnë që të bëhet një proces i ri hetimor, që të hetohen personat që mund të jenë përpjekur për të fshehur të vërtetën dhe për të manipuluar rezultatet e hetimeve.BDI akuzon institucionet për fshehjen e të vërtetës

Continue Reading

Lajme nga vendi

Taravari: S’e kemi plan të dalim prej Qeverie!

Published

on

-Jo, as që e kemi thënë se dalim prej qeverie, as që e kemi në plan të dalim prej qeverie, tha kreu i ASH-së Arben Taravari. I pyetur nëse do ta braktisë koalicionin VLEN në rast se nuk arrihet marrëveshje për zgjedhjet lokale, Taravari tha:

Jo, shihni, ne kemi dy opsione për zgjedhjet lokale, e kam thënë. Një është që të shkojmë VLEN-i së bashku, që kam thënë se unë dëshiroj të jetë ashtu, e dyta të dalim vetë në zgjedhje lokale, si Aleancë për Shqiptarët“, deklaroi mes tjerash Taravari.

Continue Reading

Më të lexuarat