Lajme nga vendi
Mickoski: Çmimi i blerjes së duhanit është 400 denarë për kilogram dhe 100 denarë subvencione, vazhdojmë të punojmë në interes të bujqëve

“Në bujqësi kemi trashëguar kaos total, edhe në pjesën e blerjeve, edhe në pjesën e pagesës së subvencioneve, edhe në pjesën e pagesës së të ardhurave personale në disa shoqëri aksionare shtetërore, si dhe në ndërmarrjet publike, shtetërore. Të gjitha këto kemi arritur ta rregullojmë gjatë këtyre nëntë muajve, t’i kthejmë borxhet dhe të sigurojmë që pagesat të rrjedhin pa probleme”, tha sot Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske.
“Nga porositë që kam marrë nga bujqit në këtë rajon vërehen disa sjellje të caktuara spekulative nga ana e blerësve të lakrës. Këtë e mora si mesazh në një ose dy ditët e fundit. Kam folur edhe me ministrin e Bujqësisë, i cili më tha se do të jetë sot këtu”, shtoi ai.
Kryeministri Mickoski theksoi se ajo që është e rëndësishme për Radovishin dhe Konçen është çmimi i duhanit, që sipas tij është 400 denarë për kilogram duhan të blerë, plus 100 denarë subvencione.
“Ajo që është e rëndësishme për këtë rajon, rajonin e Redovishit dhe Konçen, është se kemi një çmim rekord për duhanin, i arritur si asnjëherë më parë – 400 denarë për kilogram të blerjes, plus 100 denarë subvencionim”, theksoi Mickoski dhe potencoi se Qeveria mbetet e përkushtuar që të punojë në interes të bujqëve.
“Këtë vit subvencionet do të jenë edhe më të mëdha sipas informatave që marr nga marrëveshjet, kështu që si Qeveri mbetemi të fokusuar dhe prioritet do të jenë, ndër të tjera, edhe bujqit.”, është decid Kryeministri Mickoski.
Lajme nga vendi
Ballistët: FFM dhe MPB me çdo kusht tentojnë ta dëmtojnë Shkëndijën! Po defokusojnë opinionin me tema etnike…

Lajme nga vendi
Disa shtëpi përmbyten në Batincë nga shiu, Sadiki: Nuk ka rrezik për banorët

Reshjet intensive të shiut kanë bërë që lumi Markovë të dalë nga shtrati i tij në fshatin Batincë.
E njëjta ka shkaktuar përmbytje në rrugë, por edhe në disa shtëpi, raporton TV21.
Makineritë e rënda janë në terren për të rikthyer lumin në shtrat, ndërsa autoritetet lokale sigurojnë se nuk ka asnjë rrezik për popullsinë.
Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, thotë se gjendja është duke u rregulluar, aktualisht nuk ka nevojë për evakuim, por ka dëme materiale.
“Në fshatin Batincë ka ngritje të vëllimit të lumit Markovë, në disa vende vërehet derdhje e lumit nga shtrati. Angazhuam dy-tre makineri për të rregulluar situatën. Nuk e dimë nëse do të vazhdojë, për momentin nuk ka reshje të shiut dhe uji ka hyrë në oborret e shtëpive përreth lumit Markovë.
Nuk mendoj se është shumë e rrezikshme që banorët të evakuohet, deri më tani ka pasur dëme materiale në oborret e disa amvisërive”, tha ai.
Lajme nga vendi
Komuna e Tetovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar derisa të përfundojnë punimet e pastrimit pas rrëshqitjes së dheut në Rrugën e Banjës në Tetovë,

Ekipet e Komunës së Tetovës janë angazhuar intensivisht për pastrimin e rrëshqitjes së dheut në Rrugën e Banjës, pas reshjeve të fundit që kanë shkaktuar rrëshqitje të konsiderueshme, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve.
Komuna e Tetovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve, veçanërisht për shoferët që kalojnë në këtë segment rrugor, derisa të përfundojnë punimet e pastrimit. Po ashtu, institucionet përgjegjëse po monitorojnë situatën për të parandaluar rrëshqitje të mëtejshme dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme për stabilizimin e terrenit.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve