Connect with us

Sport

LIGA E KOMBEVE: KOSOVA MUNDI ISLANDËN DHE SIGURON LIGËN B

Published

on

Përfaqësuesja e Kosovë  arriti fitore edhe në ndeshjen kthyese kundër Islandës 3-1 në takimim e zhvilluara  në stadiumin “Estadio Enrique Roca” në Mursia të Spanjës.   Hero i fitores së Dardanëve ishte sulmuesi Vedat Muriqit autor i tre golave  dhe atë në minutën 35, 45 dhe 79  dhe me  rezultatin e përgjithshëm nga  të  dyja përballjet  5-2 shënon suksesin historik duke  u kualifikuar në Ligën B të  kompeticionit Liga e Kombeve që organizohet nga UEFA.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Franco Foda  gjatë 90 minutave  dominuan në fushë përball vendasve të Islandës të cilë ishin në epërsi që nga minuta e dytë e ndeshjes me golin që e realizoi Oskarsson.

Kjo  fitore  që vlerësohet si historike , bëri që Kosova për herë të parë në histori të saj të jetë në Ligën B të Kombeve. Në mesin e 16 ekipeve të dyta më të mira të Evropës.  Ndërsa Islanda bie në Ligën C të Kombeve.

Duhet të përmendet  so  seleksionuesi Franko Foda  shfrytëzoi  rastin  që në minutat e  fundit  në lojë in kuadrojë edhe debutuesin Diar Gallapenin

Në Ligën B përfaqësuesja e Kosovës  e nis nga vazo e katërt, ku janë edhe Suedia, Maqedonia e Veriut dhe Irlanda e Veriut, me të cilët nuk do të mundë të përballemi.
Shaban Sinani – TV Koha

Sport

NBA: OKLAHOMA SKUADRA E PARË QË PREK 60 FITORE

Published

on

Pesë fitore të vendasve  dhe tre të  atyre mysafire është epilogu i tetë ndeshjeve  të zhvilluara sot  në Kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Oklahoma  vazhdon bindshëm të kryeson  Perëndimin me   61  fitore e 12  disfata, ndërsa Lindjen e kryeson Cleveland me 59 fitore e14 disfata

 Indiana fitoi 162-109 në fushën e Washington, duke u bërë skuadra që ka shënuar më shumë pikë në një ndeshje të vetme këtë sezon. Sfidë ku 9 lojtarë të Indiana realizuan mbi 10 pikë (Haliburton me 29 pikë më i miri) dhe 14 basketbollistë shënuan në koshin e skuadrës vendase.

Oklahoma mbetet skuadra më e mirë në NBA, duke qenë e para që kalon shifrën e 60 fitoreve këtë sezon. Ajo mundi sot 125-104 Memphis. Alexander Shai me 37 pikë ishte lider. Fiton edhe Cleveland, skuadra më e mirë në Konferencën e Lindjes, që falë 29 pikëve të Allen mundi 124-116 San Antonio.

Humbje në sekondën e fundit për Lakers, që u mund 119-117 nga Chicago. Një kosh i Giddey (25 pikë, 14 kërcime, 11 asist) nga mesi i fushës i dha fitoren Bulls. Fitorja e tretë radhazi për Miami, që mundi 122-112 Atlanta (Tyler Herro 36 pikë), ndërsa Dallas fitoi 101-92 në fushën e Orlando (Jaden Hardy 22 pikë).

 

Advertisement

Rezultatet e sotme

Cleveland – San Antonio, 124-116

Orlando – Dallas, 92-101

Washington – Indiana, 109-162

Miami – Atlanta, 122-112

Advertisement

Chicago – Lakers, 119-117

Oklahoma – Memphis, 125-104

Utah Jazz – Houston, 110-121

Sacramento – Portland, 128-107

 

Advertisement

Shaban Sinani – TV koha

Continue Reading

Sport

LIGA E PARË: PELISTERI – VARDARI HAPIN SIPARIN E JAVËS SË 25

Published

on

Pas dy javëve pauze shkaku I ndeshjeve  kualifikuese për Botërorin 2026,  kampionati vendor  në Ligën e pare vazhdon  të shtunën dhe të hënën me  ndeshjet e  xhiros së  25 të sezonit  2024/2025,

Sipari i kësaj  jave do të hapet me ndeshjen derbi të dy rivalëve  të vjetër Pelisteri i Manastirit dhe Vardari i Shkupit. Vendasi të  cilët  aktualisht  ndajnë pozitën e  shtatë pasi nga  24  ndeshjet e  zhvilluara kanë 7 fitore, 8 barazime dhe 9 disfata  duke  grumbulluar 29 pikë kundrejt Vardarit  që pozicionohet e teta me 5 fitore 7 barazime  e 12  humbje  me  gjithësejt 22 pikë grumbulluara . Pesë takimet tjera në vend  të  ditë së diel  kur  është edhe festa e Fitër Bajramit do të zhvillohen  të hënën me fillim në ora 15:00, ku do të takohen: Shkëndija – AP Brera, Struga Trim Lum – Shkupi,  Gostivari – Voska  Sport,  Rabotniçki – Besa  dhe Sileksi – Tikveshit

 

Të shtunën, më 29 mars  po me  fillim në ora  15:00  zhvillohet  edhe java e  22-të në ligën e dytë të futbollit vendor  ku  do të takohen: : Skopje – Boreci, Kamenica Sasa – Bellasica, Kozhufi – Bregallnica, Novaci – Ohri, Osogova – Makedonija Gj.P, Pobeda – Bashkimi, Vardari (Neg) – Detonit Plaçkovica dhe Vardarski – Arsimi

 

Advertisement

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Sport

HABIL AJETI MBYLLI KARRIERËN SI VOLEJBOLLIST AKTIV

Published

on

Mbrëmë në ndeshjen kampionate mes Shkëndijës dhe Strumicës në një ceremoni rasti iu dha lamtumira si volejbollist aktiv njërit prej figurave më të shquara të këtij sporti, Habil Ajetit, i cili pas 28 vitesh karrierë vendosi të tërhiqet nga fusha, duke lënë pas një karrierë të pasur dhe një kontribut të pashlyeshëm. Ai gjatë karrierës së tij ka të fituara tituj kampioni, Kupa dhe Super kupa

Mbrëmja e tij e fundit si lojtar aktiv u shënua me një ceremoni të veçantë në Tetovë, në ndeshjen mes Shkëndijës dhe Strumicës, ku nuk munguan respekti dhe mirënjohja për një kapiten që ka lënë gjurmë në volejbollin shqiptar. Në këtë ngjarje morën pjesë kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami e personalitete të rëndësishme të sportit, si presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, sekretari i përgjithshëm Valon Nikçi dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Momenti i fundit si volejbollist aktiv ndodhi në setin e dytë kur Habil Ajeti gjuajti topin dhe me emocione u largua nga terreni me duartrokitje të të gjithë të pranishmëve

‘’Të them të drejtën pak me emocione po mirë, është ndjenjë e mirë. Veçanërisht kur i shohë të gjithë ato bashkëlojtarë , shokët çka kanë udhëtuar prej Kosove kanë ardhur këtu të më nderojnë për këtë ditë. Kaluan përafërsisht 25 vjet që jam aktiv e sot e mora një vendim ka që një javë jam duke menduar për ta marrë këtë vendim, ti vari më këpucët se i japi fund’’ deklaroi Habil Ajeti

Legjenda e volejbollit Habil Ajeti ka edhe një porosi për gjeneratat e reja

Advertisement

‘’ Unë jam edhe trajner te kategoritë e reja te vajzat nuk do të largohem prej volejbollit. Jam larguar vetëm si lojtar aktiv por do vazhdoj të kontribuoj për gjeneratat e reja, për djalin tim, për fëmijët tjerë. Fëmijëve të gjithë ju sugjerojë që sa më larg telefonave, sa më larg internetit të vijnë të merren me sport pa marrë para sysh futboll, basketboll, çka të jetë vetëm të merren me sport’’ tha Ajeti

I pranishëm në këtë ndeshje lamtumirës të legjendës së volejbollit Habil Ajeti ishte edhe kryetari i Komunës Bilall Kasami i cili e nderoi me një mirënjohje për kontributin e dhënë për një çerek shekulli

‘’Fillimisht për Tetovën ka qenë një simbol i sportit alternativ do të kisha thënë jashtë futbollit se ne gjithë e njohim futbollin. Figura më e njohur dhe më e dashur e Tetovës por jo vetëm në Tetovë dhe jashtë Tetovës. Është një emocion i veçantë sigurisht se për kontributin që e ka dhënë Habili në Tetovë dhe gjithë ndej në sportin ndërkombëtar ka qenë krenaria e Tetovës . I uroj më të mira në jetë . I uroj që edhe pjesën tjetër të karrierës ta vazhdojë me sportin, me volejbollin’’ deklaroi Bilall Kasami kryetar i Komunës së Tetovës.

Për kontributin e volejbollistit Habil Ajeti në ekipin e Shkëndijës dhe jo vetëm folën edhe kryetari Besian Reka dhe trajneri Durim Luma

‘’Unë tani në pozitën e kryetarit nuk dua të bisedoj, por bisedoj si ish bashkë lojtar i Habilit i cili edhe gjatë karrierës time si volejbollist aq sa kam mund të jem pjesë e Shkëndijës më ka ndihmuar shumë, kam mësuar shumë prej atij. E tash dha zoti unë të jem në një pozitë tjetër . Gjithsesi se ndihmesa e Habilit nuk ka munguar e ka dhënë maksimumin për klubin. Ne do të jemi gjithmonë falënderues për at çka e ka dhënë‘’ deklaroi Besian Reka kryetar i KV Shkëndija.

Advertisement

‘’Sigurisht se unë falënderoj Habilin për gjithë ato që i ka dhënë volejbollit nëpër gjithësi, por në veçanti Shkëndijës. Është një humbje e madhe për volejbollin , mirëpo unë i dëshiroj sukses në të ardhmen pasi ai do të jetë pjesë e volejbollit . Unë i dëshiroj që në të ardhmen të bëhet si ka qenë lojtar shumë i mirë , pra një legjendë e volejbollit shqiptar të bëhet edhe një trajner i mirë në të ardhmen. Unë pres prej Habilit që ta bënë këtë punë‘’ tha trajneri Durim Luma

Legjenda e volejbollit Habil Ajeti me mirënjohje u nderua edhe nga Federata e Kosovës, klubet kua ai ku ai ka qenë pjesë si volejbollist aktiv. Do ta veçojmë dhuratën që erdhi nga klubi i volejbollit Luboteni të Ferizaji që e nderoi Habilin me një plis të bardhë dhe një dhuratë simbolike si shenjë respekti për kontributin e tij gjatë pesë viteve në klub, duke e ndihmuar të shpallet kampion në Superligën e Kosovës. Habil Ajeti gjatë karrierës së tij pos Shkëndijës ka luajtur edhe në KEK, Mabetexi, Drenica, Rabotniçki Shkup, Studenti Tiranë , Pallavolo Lugano , Shutovë të Kërçovës, Luboteni Ferizaj, Skënderbeu Kraishtë , ndërsa një kohë ishte anëtar i reprezentacionit të vendit.

TV KOHA

Continue Reading

Më të lexuarat