Përfaqësuesja e Kosovë arriti fitore edhe në ndeshjen kthyese kundër Islandës 3-1 në takimim e zhvilluara në stadiumin “Estadio Enrique Roca” në Mursia të Spanjës. Hero i fitores së Dardanëve ishte sulmuesi Vedat Muriqit autor i tre golave dhe atë në minutën 35, 45 dhe 79 dhe me rezultatin e përgjithshëm nga të dyja përballjet 5-2 shënon suksesin historik duke u kualifikuar në Ligën B të kompeticionit Liga e Kombeve që organizohet nga UEFA.
Të përzgjedhurit e seleksionuesit Franco Foda gjatë 90 minutave dominuan në fushë përball vendasve të Islandës të cilë ishin në epërsi që nga minuta e dytë e ndeshjes me golin që e realizoi Oskarsson.
Kjo fitore që vlerësohet si historike , bëri që Kosova për herë të parë në histori të saj të jetë në Ligën B të Kombeve. Në mesin e 16 ekipeve të dyta më të mira të Evropës. Ndërsa Islanda bie në Ligën C të Kombeve.
Duhet të përmendet so seleksionuesi Franko Foda shfrytëzoi rastin që në minutat e fundit në lojë in kuadrojë edhe debutuesin Diar Gallapenin