Connect with us

Lajme nga vendi

Hulumtim:Edhe pse qytetarët dyshojnë në informacionet e publikuara nga mediat, rrallë marin masa për kontroll të besueshmërisë

Published

on

Edhe pse qytetarët dyshojnë në informacionet e publikuara nga mediat, rrallë marin masa për kontroll të besueshmërisë dhe vërtetësisë së tyre. Këtë e tregoi hulumtimi i mendimit publik “Praktikat dhe perceptimet e qytetarëve në kuptim të informimit dhe përballjes me dezinfomatat”, të cilin Instituti për Studime Komunikimi (ISK) e realizoi gjatë shkurtit. Zbatues i ankestës ishte Instituti për Demokraci “Sociatas civilis” në mostrën përfaqësuese prej 1.000 qytetarëve të moshës madhore nga rajone të ndryshme përgjatë shtetit.

Siç bëjnë të ditur nga ISK, të pyetur për aftësinë për njohjen e dezinfomatave, 41 për qind e të anketuarve vlerësojnë se ndonjëhrë kanë sukses, 29 për qind besojnë se gjithnjë mund ta detektojnë vërtetësinë e informacionit, përderisa 11 për qind e pranojnë se aspak nuk mund t’i dallojnë informacionet e rreme nga informacionet e vërteta. Megjithatë, madje 80 për qind e të anketuarve  rrallë ose aspak nuk e kontrollojnë autorin e lajmit, ndërsa 71 për qind e të anketuarve rrallë ose aspak nuk e kontrollojnë botuesin.

Sa i përket asaj sa shpesh ka ndodhur të ndajnë informacione për të cilat më vonë është konfirnuar se janë të pasakta, shumica e qytetarëve (52 %) vlerësojnë se ka ndodhur, por jo aq shpesh, përderisa 40 për qind të larta janë të sigurt se informacionet të cilat i ndajnë gjithmonë janë të vërteta. Lidhur me burimet e dezinformatave, 36 për qind e të anketuarve vlerësojnë se partitë politike janë burimi kryesor i përhapjes së dezinformatave, 12 për qind  e theksojnë sferën mediatike, ndërsa 4 për qind i përmendin institucionet shtetërore. Megjjthatë, gati gjysma e të anketuarve (47 %) vlerësojnë se ata bashkë janë shpesh burime të përhapjes së dezinformatave ndërmjet qytetarëve.

Perceptimi për besueshmërinë e mediave, sipas hulumtimit, është i ndarë: 29 për qind e qytetarëve dyshojnë në gjithçka që publikohet, ndërsa përqindje e njëjtë e kontrollojnë lajmin e njëjtë në media të tjera relevante, përderisa vetëm 21 për qind besojnë se nëse diçka publikohet, atëherë është e saktë. Lidhur me cilësinë e përmbajtjeve mediatike, 74 për qind e të anketuarve ndajnë mendim se mediat transmetojnë vetëm informacione themelore ose sipërfaqësore, pa analizë thelbësore. Tema me interes më të madh për të anketuarit janë: shëndetësia, financat publike dhe arsimi.

“Hulumtimi tregoi se 51 për qind e qyterarëve informohen disa herë gjatë ditës, përderisa 27 për qind e bëjnë këtë një herë në ditë, që dërgon në konkluzionin se një përqindje e lartë e të anketuarve çdo ditë informohen në tema të ndryshme. Televizioni, mediat sociale dhe portalet onllajn mbeten burimet më të shpeshta të informacioneve, përderisa më pak se 10 për qind bazohen në kontakte personale për marrjen e lajmeve”, qëndron në kumtesë.

Advertisement

ISK e ka realizuar hulumtimim e mendimit publik në kuadër të projektit “Shfrytëzo fakte”, që është mbështetur nga Ambasada Britanike në Shkup.

Lajme nga vendi

Ballistët: FFM dhe MPB me çdo kusht tentojnë ta dëmtojnë Shkëndijën! Po defokusojnë opinionin me tema etnike…

Published

on

Tifo grupu Ballistët Tetovë kanë reaguar pasi u akuzuan nga FFM se nuk kanë respktuar 1 minut heshtje të zisë shtetërore për tragjedinë e Koçanit.
Ata në reagimin e tyre, këtë akuzë e quajnë shpifje, pasi sipas tyre shteti në vend që të merret me zbardhjen e rastit, po defokuson opinionin me tema etnike.
Reagimi i plotë:
DEKLARATË:
Në cilin shtet në botë dënohen klubet për mosrespektimin e 1 minutë heshtje nga një pjesë e publikut?
Shteti urdhëroi 7 ditë zie, ndërsa ndeshja ishte duke u luajtur pas këtyre ditëve, duke mos dashur që të zbardhet rasti dhe të dënohen fajtorët kryesor në këtë apo ngjarje tjera, dhe shteti nëpërmjet instrumentit të tyre që quhet FFM, merret me çështje tjera duke dashur të defokuson opinionin, pa përjeshtuar edhe mediat/portalet e kapura maqedonase që dezinformojnë dhe tentojnë të nxisin urrejtje ndëretnike, me rrenën e tyre se publiku ka fishkëlluar dhe ka thirrur emrin e Ushtrisë së lavdishme UÇK !!
Shkëndija dhe i gjithë publiku e respektuan një minutë heshtje, ndërsa një pjesë e Ballistëve jo, megjithatë kënduan këngë për Shkëndijën dhe nuk ishte një këngë provokative, përkundër palës tjetër që shkelin çdo rregull dhe sulmojnë shqiptarët vetëm përshkak se ekzistojnë, duke na uruar vdekje, siç ishte rasti i fundit me shkrimin e autobusit.
FFM dhe simotra e tyre MVR, në bashkpunim të ndërsjelltë dëshirojnë me çdo kusht që të dëmtojnë klubin tonë Shkëndija në shumë forma, fakt është referimi tendencioz në çdo ndeshje. Tashmë dëshirojnë që të na e ndalojnë aktivitetin tonë si tifogrup, duke dëshiruar shuarjen tonë.
JU BËJMË ME DIJE SE NUK DO T’JA ARRINI, BALLISTËT DO TË EKZISTOJNË DERI NË KIAMET !!!

Continue Reading

Lajme nga vendi

Disa shtëpi përmbyten në Batincë nga shiu, Sadiki: Nuk ka rrezik për banorët

Published

on

Reshjet intensive të shiut kanë bërë që lumi Markovë të dalë nga shtrati i tij në fshatin Batincë.

E njëjta ka shkaktuar përmbytje në rrugë, por edhe në disa shtëpi, raporton TV21.

Makineritë e rënda janë në terren për të rikthyer lumin në shtrat, ndërsa autoritetet lokale sigurojnë se nuk ka asnjë rrezik për popullsinë.

Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, thotë se gjendja është duke u rregulluar, aktualisht nuk ka nevojë për evakuim, por ka dëme materiale.

“Në fshatin Batincë ka ngritje të vëllimit të lumit Markovë, në disa vende vërehet derdhje e lumit nga shtrati. Angazhuam dy-tre makineri për të rregulluar situatën. Nuk e dimë nëse do të vazhdojë, për momentin nuk ka reshje të shiut dhe uji ka hyrë në oborret e shtëpive përreth lumit Markovë.
Nuk mendoj se është shumë e rrezikshme që banorët të evakuohet, deri më tani ka pasur dëme materiale në oborret e disa amvisërive”, tha ai.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Komuna e Tetovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar derisa të përfundojnë punimet e pastrimit pas rrëshqitjes së dheut në Rrugën e Banjës në Tetovë,

Published

on

Ekipet e Komunës së Tetovës janë angazhuar intensivisht për pastrimin e rrëshqitjes së dheut në Rrugën e Banjës, pas reshjeve të fundit që kanë shkaktuar rrëshqitje të konsiderueshme, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve.

Punëtorët komunalë dhe makineritë e rënda janë vendosur në terren dhe po punojnë me përkushtim për të larguar dheun dhe mbeturinat nga rruga. Qëllimi kryesor i këtij operacioni është rikthimi sa më i shpejtë i qarkullimit të sigurt dhe normal për banorët dhe vizitorët e zonës.

Komuna e Tetovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve, veçanërisht për shoferët që kalojnë në këtë segment rrugor, derisa të përfundojnë punimet e pastrimit. Po ashtu, institucionet përgjegjëse po monitorojnë situatën për të parandaluar rrëshqitje të mëtejshme dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme për stabilizimin e terrenit.

Qytetarët që udhëtojnë në këtë zonë këshillohen të ndjekin udhëzimet e ekipeve në terren dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme derisa të përfundojnë plotësisht punimet për pastrimin dhe sigurimin e rrugës.kohanews
Continue Reading

Më të lexuarat