Lajme nga vendi
Është caktuar paraburgim 30-ditor për Bekteshin dhe 12 persona për zjarrin në Koçan

Gjykata Themelore në Koçan mori vendim me të cilin përcaktohet paraburgim 30-ditor për 13 persona të përfshirë në rastin me zjarrin në diskotekën “Puls”, në mesin e të cilëve edhe për ish ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Për edhe gjashtë të dyshuar, të cilëve paraprakisht gjithashtu u ishte përcaktuar paraburgim afatshkurtër prej 48 orëve, gjykata do të vendosë gjatë ditës.
Deri më tani në Gjykatën Themelore në Koçan nuk ka mbërritur kërkesë për ish kryetarët e komunave të arrestuar dje të Koçanit, Nikollço Iliev dhe Ratko Dimitrovski dhe kryetarit në dorëheqje Lupço Papazov.
Prokuroria dhe policia mbrëmë zbatuan aksion për arrestimin e personave për të cilët ekziston dyshimi për përfshirje në zjarr, për çka Prokuroria Publike paralajmëroi se do të informojë sot.
Gjykatësi i procedurës paraprake, paraprakisht caktoi “paraburgim afatshkurtër” prej 48 orëve edhe për ish drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski.
Me aktivitetet hetuese deri para arrestimit të tre ish kryetarëve të komunave ishin përfshirë 28 persona.
Tashmë është hapur hetim dhe është caktuar paraburgim 30-ditor për shtatë persona zyrtarë, të punësuar në SPB Shtip dhe SPKP Koçan, të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë, duke përgatitur, nënshkruar dhe miratuar leje pozitive, i kanë mundësuar personit juridik të marrë licencë për kryerjen e veprimtarisë hotelierike – kabare edhe pse objekti nuk i ka përmbushur kushtet ligjore për punë.
Në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan më 16 mars jetën e humbën 59 persona, ndërsa afro 200 ishin lënduar. Të vdekurit, të cilët janë të moshës prej 16 deri 48 vjet, dje u varrosën në Koçan, Shtip, Obleshevë dhe Shkup.
Lajme nga vendi
Shtetasi grek tentoi të korruptojë me pesë euro doganierin në Tabanoc

Një shtetas grek është arrestuar dje në kalimin kufitar “Tabanoc” pasi tentoi të ryshfetejë doganierin me pesë euro.
Më 08.04.2025, në orën 10:05, në kalimin kufitar Tabanoc, gjatë hyrjes në RMV, punonjësit e policisë e ndaluan shtetasin S.P.P. (40 vjeç) nga Republika e Greqisë, për shkak të dyshimeve të arsyeshme për kryerjen e veprës penale “dhënie ryshfeti”, sipas nenit 358, paragrafi 1, të Kodit Penal. Gjatë kontrollit kufitar, ai dorëzoi dokumentet për një mjet transporti “Ford” me targa gjermane që e drejtonte dhe në kartonin e gjelbër kishte vendosur një bankënotë prej pesë eurosh – njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Pas dokumentimit të rastit, do të ndërmerren veprimet përkatëse dhe do të bëhet padia e duhur.
Lajme nga vendi
“Pin Petrol” mohon çdo lidhje me të arrestuarën Gabriela Krstevska nga Policia Financiare

Kompania “Pin Petrol” ka reaguar ashpër ndaj disa mediave që, sipas tyre, kanë përhapur informacione të pavërteta lidhur me një gjoja përfshirje të tyre në rastin e arrestimit të Gabriela Krstevskës.
Në reagimin zyrtar thuhet se kompania nuk ka asnjë lidhje pronësore, ligjore apo familjare me të dyshuarën.
“Ne si kompani kemi vetëm një marrëveshje bashkëpunimi me Postën e Maqedonisë (në filialin Pin Petrol), ku e dyshuara Gabriela Krstevska ka qenë e punësuar. Çdo përgjegjësi për këtë rast i takon Postës së Maqedonisë,” thuhet në deklaratën e “Pin Petrol”.
Kompania thekson se të gjitha dokumentet përkatëse janë dorëzuar tek autoritetet kompetente, të cilat kanë konfirmuar se “Pin Petrol” nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje.
Nga kompania kërkojnë që mediat të jenë të kujdesshme në raportim dhe të shmangin përhapjen e lajmeve të pavërteta që dëmtojnë reputacionin e saj.
Lajme nga vendi
Policia Financiare bastisi kompaninë nga Kumanova, dyshohet se janë përvetësuar mbi 22 milionë denarë

Policia Financiare po kryen bastisje në një kompani nga Kumanova. Në aksion është arrestuar një person. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për kompaninë “Pin Petrol”, e cila dyshohet se ka përvetësuar para të cilat janë detyruar t’ia paguajnë Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore.
Për rastin në fjalë mësohet se është ndaluar Gabriela Spasovska Krstevska, kushërira e ish-ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Financiare, nga ku thonë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj Gabriela Spasovska Krstevskës dhe ndaj dy zyrtarëve të tjerë.
“Me veprimet e mësipërme, të denoncuarit i kanë shkaktuar dëm Buxhetit të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore në shumën e përgjithshme prej 22.294.343,00. denarëve”, thonë nga Policia Financiare.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve