Connect with us

Lajme nga vendi

Taravari: Sot, tre ose katër pacientë do të lëshohen në shtëpi

Published

on

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari informoi se sot është transporti i fundit i pacientëve që do të trajtohen jashtë vendit, që nga tragjedia në Koçan. Siç ka treguar ai, sot në orën 11:30 do të transferohen në Suedi dy pacientë dhe pas mesditës tre pacientë të tjerë. Ai vuri në dukje se në ditët në vijim mund të pritet kthimi i pacientëve të caktuar që po trajtohen jashtë vendit.

“Lajmi i mirë që duam ta ndajmë me ju është se kaluan 72 orë dhe nuk kemi asnjë viktimë nga ata që e mbijetuan tragjedinë në Koçan…Transporti i fundit i pacientëve është sot. Nuk do të ketë më trajtim për pacientët jashtë vendit, madje mund të presim që disa të kthehen në ditët në vijim. Sot ka vetëm një për Suedi dhe ja ku përfundojmë. Nuk ka më nevojë që pacientë të tjerë të trajtohen jashtë vendit”, deklaroi Taravari duke shtuar se gjatë ditës së sotme, tre ose katër pacient do të lëshohen në shtëpi.

Lajme nga vendi

Mexhiti: Në tragjedinë e Koçanit u dëshmua se jemi bashkë pa kurrfarë dallimesh, kështu duhet të vazhdojmë

Published

on

Zëvëndëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, i ftuar në studio të hapur në Kanal 5 deklaroi që tragjedia e Koçanit ishte mësimi më i mirë që kemi fituar, që ne jemi në gjendje t’i qëndrojmë krah njëri tjetrit pa kurrfarë dallimesh.

“Kemi reaguar të gjithë pa dallim, hoxhallarë e priftërinjë, pa dallime etnike e fetare, donacione të shummta pothuajse nga shumë komuna Çair, Butel, Gostivar, kjo është për tu përshëndetur”, tha zëvëndëskryeministri Izet Mexhiti.

Ai shtoi se ky rast duhet të shrëbej si mësim që ngjashëm duhet të vazhdojmë.

“Kjo tragjedi duhet të na japin mësimin që me të njëjtin ritëm të vazhdojmë edhe tutje, të bashkuar edhe në të mirë jo vetëm në raste tragjike”, përfundoi zëvëndëskryeministri Mexhiti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Azizi: Pse po luftohet Bilall Kasami?!

Published

on

Shkruan: Adnan Azizi

Shpesh më pyesin: Pse vazhdimisht BDI bën spina kundër Bilallit, kundër teje, e bashkë me patronët e saj, në veçanti e sulmon me shpifje Lëvizjen BESA dhe lidershipin e saj?

Është shumë e qartë dhe shumë e thjeshtë, vetëm se duhet një analizë e vogël kronologjike!
Ja, nëse i analizojmë lajmet që mediat i bëjnë për të gjitha komunat në RMV, do të na del një shifër dyfish më e madhe e lajmeve kundër Komunës së Tetovës dhe Bilall Kasamit, krahasuar me lajmet e bëra për të gjitha komunat e tjera bashkërisht.

Nuk ka as edhe një ditë të vetme që e ka falë Zoti, që disa mediume dhe ca të ashtuquajtur gazetarë – kuptohet, të sponsorizuar dikur nga direkt Artani, e tash nga BDI – që nuk rrinë para dyerve të Komunës, rrugëve të qytetit të Tetovës, për të bërë ndonjë lajm të rremë ose për të shpifur për ta njollosur Bilallin.

A e dini pse?
Sepse Bilall Kasami dhe Lëvizja BESA janë promotorët dhe faktorët kryesorë që e dërguan BDI-në në opozitë, fillimisht duke bashkuar opozitën shqiptare, e cila asnjëherë më parë nuk kishte arritur të ishte e bashkuar.

Advertisement

Mllefi u shtua edhe më shumë pasi Bilall Kasami, tri herë me radhë, e mundi BDI-në në Tetovë.
Sepse në zgjedhjet e fundit parlamentare, Bilalli i fitoi të gjithë bashkë, në të ashtuquajturin “Fronti Europian”.

Një arsye tjetër tepër e rëndësishme pse ata e sulmojnë Bilallin është fakti se nuk po gjejnë kundërkandidat në Tetovë që do ta sfidojë, e jo më ta mundë Bilall Kasamin.

Bilall Kasami është edhe lider partie, edhe kryetar i Komunës së Tetovës, i cili me vizion dhe punë e ka transformuar rrënjësisht Komunën, të cilën me dekada e shkatërruan në çdo aspekt si BDI-ja, ashtu edhe të tjerët para saj!

E sulmojnë Bilall Kasamin sepse ia lanë trashëgimi 24 milionë euro borxh, ndërsa ai nuk vazhdoi të vjedhë si ata, por përveç ndërtimit dhe zhvillimit të komunës në çdo dimension, e ka ulur borxhin për 9 milionë euro. Sepse për vetëm tri vite, Bilall Kasami ka realizuar mbi 7 milionë euro investime kapitale.
Në vitin 2025 pritet që investimet të kalojnë shifrën e 15 milionë eurove në infrastrukturë tokësore dhe nëntokësore, pa harruar projektin e fituar për kolektorët, të financuar nga Banka Botërore me mbi 40 milionë euro, projekt ky që ata për 8 vite nuk e kishin lëvizur nga vendi dhe rrezikonte të humbte grandin.

E sulmojnë Bilall Kasamin sepse Bilalli kurrë nuk i shkoi në shtëpi Aliut dhe se Aliut kurrë nuk i kanë ecur “mësytnitë” me Bilallin dhe Lëvizjen BESA.

Advertisement

BDI, përmes kanaleve të saj të ndryshme, gjithmonë e ka përdorur strategjinë “përçaj dhe sundo” dhe përmes shantazhit të kryetarëve të partive tjera kundërshtare të saj.

Ky tentim nuk i ka ndezur kurrë me lidershipin e Lëvizjes BESA, e cila përveç se ua ka prishur të gjitha matematikat, i dërgoi edhe në opozitë. Ndërsa në zgjedhjet lokale, do t’i dërgojë në histori.

Dhe për në fund: A e keni vërejtur se vetëm në komunat ku menaxhon Lëvizja BESA, vazhdimisht ka realizim projektesh dhe investime kapitale? Si në Zhelinë ashtu edhe në Tetovë.
A mos vallë keni parë ndonjë kryetar komune nga radhët e BDI-së dhe Frontit Europian që të realizojë ndonjë projekt, qoftë edhe në fshatin e liderit të BDI-së, ku për dy dekada me pushtet lokal e qendror, ende nuk ka kanalizim?

Epo, nëse për 25 vite do të ishit angazhuar për të punuar në interes të qytetarëve, do të kishit harxhuar energji për të krijuar investime, për të ndërtuar bulevarde e autostrada, për të ndërtuar shkolla dhe spitale – e jo për të vjedhur dhe për t’u pasuruar, e as për të përçarë shqiptarët – atëherë sot do të ndjeheshit krenarë dhe do të rrinit me kokën lart.

Por, pasi keni vepruar ashtu siç keni vepruar, tani mbani në shpinën tuaj samarin e mëkateve dhe krimeve që keni bërë, ndërsa ne, e dinë të gjithë se:

Advertisement

“Nga dita që kemi le, as jemi shitur e as jemi ble”.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Tetovë, nesër pritet të përfundojnë kontrollet e Inspektoratit Komunal

Published

on

Vazhdojnë kontrollet e shkollave, çerdheve dhe institucioneve në vend. Në Tetovë deri nesër pritet të përfundojnë kontrollet e Inspektoratit Komunal në institucionet që janë në kompetencë të tyre. Për të gjitha lëshimet që do të konstatohen do të jepet afat për mënjanim. Kreu i Tetovës Bilall Kasami theksoi se nëse institucionet kanë vështirësi për të mbuluar shpenzimet, do të ndihmojë komuna.

Continue Reading

Më të lexuarat