Connect with us

Sport

CHAMPIONS: MËSOHEN DYSHET E NDESHJEVE ÇEREKFINALE

Published

on

Me kompletimin e të gjitha ndeshjeve në fazën e të tetës së finales  në ligën e kampionëve tanimë janë mësuar edhe çiftet e  ndeshjeve çerekfinale në këtë kompeticion më të rëndësishëm që organizohet nga Federata Evropiane e Futbollit  UEFA.

Në fazën e çerekfinales në program janë  disa ndeshje që mund të konsiderohen edhe si finale para finales  siç  janë përballjet  Arsenali – Real Madridi  dhe Bajern Munih – Interi, por duele interesante pritet të zhvillohen edhe në përballjet  tjera si Barcelona – Borusia Dortmundi, ndërsa dueli më lehtë konsiderohet  ndeshje mes  PSZH-s – Aston Vila.

Ndeshjet e para çerekfinale  janë parapa të zhvillohen më 7 dhe 8 prill, ndërsa ato kthyese më 14 dhe 15 prill

 Më 8 prill takohen

Arsenali – Real Madridi

Advertisement

Bayern Munyh –Interi

 

Më 9 prill, takohen

PSZH – Aston Villa d

Barcelona – Borussia Dortmund

Advertisement
Shaban Sinani-TV koha
Advertisement

Sport

NBA: HUMBJA E TRETË RADHAZI E L A LAKERS

Published

on

Tre  fitore të skuadrave  vendase dhe  dy të atyre mysafire është epilogu i pesë ndeshjewve  të zhvilluara  në m;ngjesin e sotëm në kampionatin amerikan të basketbollit  NBA. Oklahoma kryeson  në Perëndim  me 54 fitore e 12  humbje. Golden State Warriors  ngjitet në pozitën e gjashtë.  

Humbja e tretë radhazi për Lakers, që u mund 126-106 nga Milwauke, në një ndeshje të komanduar nga vendasit. Luka Doncic realizoi 45 pikë për kalifornianët, por i vetëm nuk mundi të bëjë asgjë (mungoi LeBron). Për Bucks, katër lojtarë realizuan mbi 20 pikë.

Ngjit shkallët në renditje skuadra e Golden State, që falë një loje të mirë kolektive (tetë lojtarë realizuan mbi 10 pikë) mundi 130-104 Sacramento. Fiton edhe Orlando, që mundi 113-93 New Orleans, ndeshje ku u dallua Paolo Banchero me 34 pikë e 11 rebound.

Buzëqesh skuadra e Chicago, që mundi 115-110 Brooklyn, një përballje e hapur deri në fund. Coby White me 31 pikë bëri diferencën në fushë për Bulls. Fitore në sekondat e fundit për Washington, që mundi 129-125 Detroit, ku vendimtar ishin 51 pikët e lojtarëve të stolit.

 

Advertisement

Rezultatet e sotme

Detroit – Washington, 125-129

Milwaukee – Lakers, 126-106

Chicago – Brooklyn, 116-110

Nju Orleans – Orlando, 93-113

Advertisement

Golden State – Sacramento, 130-104

Continue Reading

Sport

VOLEJBOLL: NESËR LUHET DERBI UNIVERSITETI TETOVËS – SHKËNDIJA 

Published

on

Kampionati në Ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve  vazhdon të  shtunën me ndeshjet e xhiros së 18-të si në fazën e play off-it ashtu edhe në at të play out.

Sa  i përket renditjes në fazë e play off-t UGD Shtipi tanimë ka të sigurt pozitën e parë pas fitores kundër Strumicës dhe ndeshje e nesërme me Rabotniçkin me  fitore eventuale do ta vulos pozitën e liderit. Klubi i volejbollit Universiteti i Tetovës me fitoren kundër Borecit në Veles pothuajse ka të sigurt pozitën e katërt, ndaj edhe ndeshje e nesërme dhe fitorja eventuale kundër Shkëndijës  do ta  vërtetonte këtë pozitë. Ndërsa ekipi i Shkëndijës  pas  disfatës me Rabotniçkit  në Tetovë humbi  gjasat për të qenë në mesin e katër skuadre që do garojnë për  titullin kampion. Ndeshja Universiteti i Tetovës – Shkëndija zhvillohet në sallën e sportit të UT-së nesër me fillim në ora 20 e 30. Në ndeshjen e tretë të fazës së play off-it takohen Strumica – Boreci

Në  ndeshjet  e  fazës së play out nesër takohen Janta Volej – Liria, Vesna Probishtipi – Makedonija Xhio dhe  Susheva – Skopje

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Sport

LIGA E PARË: NESËR NË PROGRAM JANË PESË NDESHJE TË “NXEHTA”

Published

on

Të shtunën në program janë pesë ndeshje të xhiros së 24-të në elitën e futbollit vendor ku  do të zhvillohen disa përballje tejet të rëndësishme rezultatet e të cilave  takime do të ndikojnë  drejtpërdrejtë në rrjedhën e  përgjithshme  të kampionatit  si për ekipet që janë në pjesën e epërme  të tabelës dhe  sidomos  për  ekipet  që luftojnë mbijetesën.

 Në stadiumin e qytetit në Gostivar, klubi I futbollit Besa e Dobërdollit pas fitores  kundër Shkupit në Çair që ngjalli shpresat se mund të siguron mbijetesën,  nesër  këtë duhet ta dëshmon edhe kundër ekipit Struga Trim Lum e cila pas një krize të rezultateve iu kthyes fitoreve. Prandaj kjo përballje ka rëndësi të dyanshme.

 Futbollisti Admir Latifi në prag të ndeshjes së nesërme shprehet optimist se pikët  do të mbeten në Gostivr.

 Të shtunën na pret një ndeshje  me  Strugë të cilët janë një ekip cilësor  shumë e fortë dhe ishin dy vitet e fundit kampion. Kështu ne jemi përgatitur e kemi analizuar kundërshtarin shumë mirë. Do të tentojmë që të shtunën të mbeten  pikët në Gostivar“ tha Admir Latifi futbollist i KF Besa.

 Ndeshja Besa – Struga Trim Lum luhet nesër me fillim në ora 15:00, ndërsa  drejtësi do të ndanë arbitri, Stojançe Trpçevski nga Kavadari. Një ndeshje identike  zhvillohet edhe në Ohri,  aty ku Voska Sport e cila  lufton për mbijetesë  përballet me  Rabotniçkin që pretendon titullin kampion. Në stadiumin e Çairit  do të takohen Shkupi vendas dhe Pelisteri i Manastirit. Ndeshje shumë domethënëse   do të zhvillohet edhe  në Kavadar aty ku Tikveshi në cilësinë e nikoqirit përballet me Gostivarin, ndërsa gjithashtu ndeshje  shumë e rëndësishme do të zhvillohet edhe në Strumicë mes AP Brera  dhe Sileksit.  Pesë takimet e së shtunës   fillojnë në ora 15:00.

Advertisement
Shaban Sinani – TV koha
Continue Reading

Më të lexuarat