Lajme nga vendi
Pavarësia e gjyqësisë është një nga çështjet më të rëndësishme për hyrjen në BE!

Gjyqësori si një nga hallkat më të rëndësishme të funksionimit normal të një shteti vazhdon të mbet problem sfidues edhe i kësaj qeveria. Derisa nuk kthehet besimi në këtë sektor vështirë të kthehet besimi edhe në institucionet tjera. Te një pjesë të gjyqësorit kohëve të fundit vërehet përmirësim por në pjesën më të madhe ka stagnim, gjegjësisht përsëritje të problemeve të njejta të cilat me vite zvarriten në sistemin gjyqësor. Kështu vlersojnë nga “Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë”, të cilët drejtpërdrejtë marrin pjesë në ndjekjen e proceseve gjyqësore dhe në procesin e reformave në drejtësi, shkruan Zhurnal.
Pavarësia e gjyqësisë është një nga çështjet më të rëndësishme për hyrjen në BE, thotë ambasadori Le Rigoler –
BE-ja dhe vendet anëtare i përkrahin reformat në gjyqësi, pasi pavarësia e gjyqësisë është një nga çështjet më të rëndësishme për inkuadrimin në BE, deklaroi ambasadori i Francës, Kristof Le Rigoler.
“E dini se kjo është çështje nga sfera e politikës së brendshme, nuk është e jona të komentojmë. Megjithatë do të them se tema e pavarësisë së gjyqësisë nuk është kurrfarë sekreti, këto janë çështje kyçe kapitale, të cilat janë më të rëndësishme për hyrje në BE, çështje të cilat janë të vlefshme për BE-në dhe kjo përsëritit vazhdimisht. Dhe mendoj se të gjithë jemi dakord në kuadër të BE-së, por edhe ne në këtë tavolinë, se jemi të përfshirë në përkrahjen për reformën në gjyqësi”, tha ambasadori Le Rigoler në pyetje të gazetarëve, se si i vlerëson ngjarjet aktuale në gjyqësi lidhur me propozimin për shkarkimin e prokurorit publik dhe për interpelancën e anëtarëve të Këshillit gjyqësor në konferencë për shtyp me rastin e prezantimit të programit për shënimin e sivjemë të Frankofonisë.
Për programin e shënimit të sivjemë të Frankofonisë, sot krahas ambasadorit të Francës, Kristof le Rigoler, kanë folur edhe ambasadoret e Zvicrës, Veronik Hulman, e Rumanisë, Monika Aksinte dhe ajo e Greqisë, Sofija Filipidu.
Funksionimi i gjyqësorit me hapa të ngadalshëm –
Sistemi gjyqësor i Maqedonisë së Veriut ka nivel të caktuar dhe mesatar të gatishmërisë dhe është arritur progres i caktuar në funksionimin e gjyqësorit, tregon Raporti për progresin e vendit për vitin 2024. Theksohet se vendi miratoi Strategji të re për reforma në gjyqësor (2024-2028) dhe udhërrëfyes për Kapitullin 23, si dhe se është filluar me zbatimin e rekomandimeve të Misionit Vlerësues për punën e Këshillit Gjyqësor nga viti 2023.
“Paralajmërimet e Qeverisë së re për ‘shpërbërjen’ e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial janë shqetësim serioz, sepse veprimet e tilla do ta minonin pavarësinë e gjyqësorit. Deficiti i rritur në burime njerëzore në gjyqësor shkakton shqetësim për ndikimin ndaj cilësisë dhe efikasitetit të drejtësisë”, vlerëson KE në Raport. Rekomandimet e Komisionit nga viti i kaluar janë zbatuar pjesërisht dhe ende janë të vlefshme në masë të madhe. Sipas KE-së, vendi në vitin e ardhshëm duhet:
Pa qeverisje funksionale të së drejtës, Maqedonia e Veriut nuk mund të shpresojë për përparim në procesin e integrimeve evropiane, veçanërisht duke pasur parasysh se pika kyçe gjatë negociatave të cilat ende nuk kanë filluar është pikërisht kapitulli 23, gjyqësori dhe të drejtat e njeriut. Perceptimi aktual i sistemit gjyqësor Në Maqedoninë e Veriut është pasqyrim i asaj për të cilin vlerësohet se është skajshmërish i partizuar, institucionet e drejtësisë nuk funksionojnë, thënë thjesht, gjyqësori nuk e kryen funksionin e tij si autoritet i tretë, pra si korrigjues i legjislativit dhe ekzekutivit.
Prandaj nuk duhet të habitemi me besimin jashtëzakonisht të ulët i qytetarëve në sistemin e drejtësisë, i cili tashmë ka rënë nën katër për qind, që është një fakt shkatërrues për një vend. Prandaj, në plotësimin e kirtereve të Kopenhagës për anëtarësim në BE është e domosdoshme edhe adaptimi i ligjeve të vendit kandidat me ato të BE-së, e kjo praktikë pra merret nga vendet evropiane të zhvilluara.
Për qeverinë e re fokusi duhet të jetë në reforma. Reforma të cilat para së gjithash janë dhe mbi të gjitha do të jenë me kërkesë të qytetarëve dhe interesave të tyre. Rruga përpara, intensiteti i atyre reformave dhe përparimi drejt BE-së tani varet nga ne. Tani është momenti kur duhet të ndërlidheni në atë nxitje që ka ndodhur në vitin 2022 me fillimin e negociatave.
Prandaj, për të ecur para Maqedonia e Veriut është e detyruar që krahas gjitha reformave tjera të bëj edhe reformat e duhura dhe shumë të nevojshme në sektorin e gjyqësisë, fillimisht duke e departizuar pastaj duke e lejuar që të funksionojë pa presione politike, në mënyrë që të ketë kuptim të plotë si pushtet korrigjues./Zhurnal.mk
Lajme nga vendi
Drenovec, bukë falas për çdo familje nevojtare

Edhe këtë vit, në lagjen Drenovec do tě shpërndahet bukë për familjet në nevojë. Sikurse viteve të kaluara, ky aksion organizohet gjatë muajit të shenjtë të ramazanit, muaj ky që njihet edhe për solidaritet dhe bamirësi.Gjatë këtij muaji , qytetarët ose familjet që janë në nevojë, mund të marrin bukë falas në furrën e bukës Bereqeti në lagjen Drenovec, përballë Gjimnazit 7 marsi. Për të realizuar këtë aksion, janë organizuar donatorë nga lagja Drenovec, të cilët në bashkëpunim edhe me disa mërgimtarë u dali në ndihmë atyre që më ë shumti kanë nevojë. Donarwt kanw marrë përsipër të paguajnw bukët për të gjithë ata të cilët për shkak gjendjes së rënduar ekonomike në këtë situatë nuk kanë mundësi t’i blejnë.Deklarata Harbin ef Idrizi (imam në xhaminë e re në Drenovec)Ndryshe, në këtë lagje për herë të tetë organizohet ky aksion ku të gjithë ata që kanë nevojë mund të marrin bukë falas.Gjatë viteve të kaluara, sipas informacioneve, maksimum deri në 200 bukë janë ndarë brenda ditës për banorët. Muaji i shenjtë i Ramazanit tradicionalisht në Tetovë, Gostivar dhe gjithandej aktivizon shoqatat humanitare, njerëzit human dhe bamirës të cilët dalin në në ndihmë skamnorëve.TV KOHA
Lajme nga vendi
Mbetet e paqartë ngordhja e dhenve berberë në Kopshtin Zoologjik në Shkup

Arsyeja e ngordhjes së dhenve berberë në kopshtin zoologjik në Shkup ende nuk dihet, shkruan Alsat.
Kjo pasi ende nuk ka konfirmim zyrtar pas autopsisë së kryer, thotë biologu akustik, Jordanço Milloshevski, i punësuar në kopshtin zoologjik të Shkupit.
Ngordhja e kafshëve ndodhi pothuajse një muaj më parë.
“Ngjarja e fundit ishte ajo e ngordhjes së shtatë dhenve berberë, ishte shkaktuar nga me sa duket, nga helmimi nga ndonjë bimë, gjë që ende nuk është vërtetuar sepse rezultatet e autopsisë nuk janë marrë ende zyrtarisht, në mënyrë që të mund të japim një deklaratë të saktë se çfarë e shkaktoi ngordhjen e dhenve berberë”, tha Jordanço Milloshevski – Biolog akustik në Kopshtin Zoologjik, Shkup.
Sipas Milloshevskit, edhe përskaj një sërë ndodhish gjatë këtij viti, kopshti zoologjik i Shkupit, mbetet vend i sigurt për tu vizituar.
“Vizitat varën nga kushtet e motit, nëse dita është e mirë si kjo sot, atëherë vizitorët vijnë pa marrë parasysh ndodhitë që ndodhen, apo nëse ndonjë kafshë ka ngordhur apo ka lindur. Vitet e fundit kemi më shumë vizita nga qytetarët e Kosovës e sidomos gjatë fundjavës”, u shpreh Jordanço Milloshevski – Biolog akustik në Kopshtin Zoologjik, Shkup.
Gjatë një periudhe të shkurtër në kopshtin zoologjik të Shkupit ndodhën një sërë shkarkimesh dhe ngjarjesh. Në vitin 2022 u shkarkua drejtori i tretë më radhë, Kristijan Stamenov, pas skandalit me therjen e 10 kuajve të kopshtit zoologjik.
Më pas erdhi edhe vrasja e shpendëve për shkak të dyshimit se janë të sëmurë me gripin e shpendëve, pas së cilave kopshti mbeti i mbyllur për ca kohë ndërsa kishte reagime të shumta nga organizatat për të drejtat e kafshëve.
Ngjarja e fundit është ajo me dhentë berberë për të cilat ende nuk ka rezultat nga autopsia për të sqaruar shkaqet e ngordhjes. / Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ul dënimin me burg të “Boki 13” për rastin “Haraçi”

Gjykata e Apelit ia ka ulur dënimin Bojan Jovanovskit, i njohur në opinion si Boki 13, në rastin “Haraçi” për katër vjet, nga nëntë në pesë vjet burgim, ka konfirmuar për “Sloboden Peçat” avokati i tij mbrojtës Vladimir Tufegxhiq. Me këtë, Jovanovskit i kanë mbetur edhe pak muaj për të vuajtur dënimin.
Siç raportojnë disa media, ky vendim gjyqësor është marrë për shkak të gjendjes shëndetësore të Jovanovskit.
“Boki 13” aktualisht ka një dënim me burg me kusht në bazë të dokumentacionit mjekësor të siguruar nga një bord mjekësor. Disa mjekë pohojnë se ai është invalid i shkallës së parë dhe nuk mund të kryejë dënimin me burg. Gjykata i pranoi ato gjetje mjekësore dhe e lejoi atë të qëndronte i lirë. Në vitin 2023, Jovanovski iu nënshtrua një operacioni për heqjen e plotë të stomakut.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve