Connect with us

Sport

BOKSIERI ARLIND SULEJMANI MË 8 MARS NGJITET NË RING

Published

on

Boksieri shqiptar nga Piroku i Tetovës i cili jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë, Arlind  Sulejmani ish kampion bote  në kategorinë juniorëve   në versionin WBO dhe VBC  por pas pandemisë ai i deshtë që të pauzoj  deri në shtator të vitit 2024   kur  e  zhvilloi luftën e tij të parë në boksin profesional  si  senior , ndërsa  më 8 mars   do të zhvillon  duelin e tij të 20  në boksin  profesional  dhe  të dytë  në kategorinë e sendorëve, Kundërshtari i Arlind  Sulejmanit është boksieri nga  Bosnja e Hercegovina  Nikolla Markoviç i cili ka 75  lufta  por  vetëm 19  fitore. Arlind  Sulejmani në pritje të këtij  dueli profesion tha se është maksimalisht  i përgatitur për fitoren e radhës që është një test i duhur për rrugëtimin e mëtutjeshëm në boksin profesional

 ARLIND SULEJMANI – BOKSIER

 Do të kem kundërshtarë Nikolla Markoviç i cili ka mbi 70 ndeshje. Unë shkoj për fitoren e radhës pa dyshim  se vetëm ky është qëllimi im që së shpejti të marrim një  titull kampioni botërorë. Deri tani e kemi pasur  suksese vetëm me  kampionatin juniori  profesional. Kam nderin të ftoj  gjithë shqiptarët  e Vjenës me prezencën e tyre  të më mbështetin” deklaroi boksieri Arlind Sulejamni

 Lufta e boksit në kategorinë  deri më 72  kilogram  mes Arlind  Sulejmanit  dhe  boshnjakut Nikolla Markoviç  do te mbahet ne Hotelin Hilton Park të Vjenës.  Trajneri Zheljko Vojnoviq është optimist se  Arlindi me përkrahjen e madhe  pa  probleme  do të regjistroj  fitoren e  tij të 20 në boksin profesional.

Advertisement
Advertisement

Sport

BASKETBOLL: OLYMPIAKOSI E VETMUAR KRYESON EUROLIGËN

Published

on

Gjashtë fitore  të  skuadrave  vendase  dhe  tre  të atyre   mysafire është epilogu i  xhiros  së 27  në Euroligën e basketbollit në kategorinë e meshkujve . Lideri në renditjen e tabelës  skuadra greke Olympiakosi  ka shënuar fitore në transfertë ndaj  ekipi italian Virtus Bollonja me rezultatin 92-70.  Derbi i dy skuadrave  spanjolle  Real Madidi – Barcelona  ka  përfunduar me  fitoren e  e vendasve  me rezultatin 96 – 91. Fitore  të rëndësishme  kanë regjistruar edhe Panathinaikos  kundër Lyonit  në transfertë me rezultatin 96-93. Pas këtyre  rezultateve  të  mbrëmshme  gara  për  ekipet që pretendojnë  kualifikim në fazën e paly off-i  do të jetë shumë e ashpër

Tabelën pas  xhiros së 27  e  kryeson Olympiakosi me 20 fitore e  7 disfata para Fenerbahçes   që ka 17 fitore e 9 disfata  dhe Panathinaikos në pozitën e tretë me  17 fitore e 10 disfata

 Rezultatet  e xhiros së 27-të

 

Lyon-Villeurbanne – Panathinaikos 93 – 96

Advertisement

Partizan  – Baskonia  86 – 73

Virtus Bologna – Olympiakos 70 – 92

Anadolu Efes  – Alba Berlin 98 – 73

Maccabi Tel Aviv – Fenerbahce 94 – 76

Real Madrid – Barcelona  96 – 91

Advertisement

Milano  – Monaco  86 – 80

Paris – Bayern 93 – 88

Crvena zvezda – Zalgiris Kaunas 80 – 86

 

Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement
Continue Reading

Sport

FUTBOLLË PËRBALLJE TEJET INTERESANTE NË JAVËN E 21-të TË LIGËS SË PARË

Published

on

Këtë fundjavë në elitën e futbollit vendor, në program janë ndeshjet e javës së 21-të të kampionatit ku në program janë disa ndeshje mjaft interesante  si për ekipet që luftojnë për kreun e tabelës ashtu edhe për ekipet që luftojnë mbijetesën.

Lideri në renditjen e tabelës Shkëndija e cila pjesën pranverore e ka filluar  ashtu  siç edhe dëshironte pasi mundi Vardarin në Shkup, Sileksin në Tetovë, u kualifikua në gjysmëfinale  të kupës dhe  nesër para  tifozëve vendas është nikoqir i Tikveshit nga Kavadari. Edhe pse tetovarët janë favorite absolute ekipi  ka punuar me seriozitetin më lartë për të vazhduar rrugëtimin e sukseseve krejt në një atmosfere të nivelit të lartë

 “Ekipi ndodhet në një gjendje shumë të mire, kemi një atmosfere shumë të mirë që është e gjithë çunave.Vim pas dy fitoreve n; kampionat  dhe  kualifikimin e  kupës e cila vetvetiu e sjell atmosferën. Pra për ne  ato kanë mbaruar I kemi arkivuar  dhe tani jemi të përqendruar te ndeshje me Tikveshin i cili është një kundërshtarë shumë serioz”, tha futbollisti Klisman Cake

Futbollisti Cake i cili të dielën pritet të zhvillon ndeshjen e 100 me emblemën kuqezi thotë përkundër faktit se Tikveshi është një skuadër e parashikueshme, ato nuk kanë gjasa  të nxjerrin  rezultat pozitiv këtu në Tetovë.

 “Patjetër që po gjithmonë ne jemi gati për të hyrë në fushë për ti mare tre pikët pasi edhe  Tikveshi është një skuadër që I duhen pikët. Por besoj se në Tetovë nuk do të mund të marrin pikë” tha Cake

Advertisement
Një ndeshje  mjaftë tërheqëse zhvillohet në Kratovë mes kampionit vjeshtor    Sileksit dhe kampionit në fuqi Struga Trim Lum, dy ekipe pjesën pranverore  të kampionatit e  kanë nisur  me rezultate të dobëta. Struga Trim Lum në këtë ndeshje do të drejtohen nga trajneri i ri Ilço Gjorgjioski i cili do të debuton në ekipin e Strugës. Shkupi në Çair është nikoqir i Pelisterit të Manastirit  ku pretendon të vazhdon rrugëtimin e sukseseve  në gjysmën e dytë të sezonit. Një ndeshje derbi tjetër është ndeshja mes Gostivarit dhe Rabotniçkit dy ekipe të cilat pretendojnë titullin kampion. Në stadiumin e qytetit në Ohri, zhvillohet një derbi i dy ekipeve që luftojnë mbijetesën Voska Sport kundër AP Brera.  Të gjitha ndeshje  e nesërme nisin në ora 14:00.    
Shaban Sinani – TV KOHA
Continue Reading

Sport

NË BUDVA TË MALIT ZI STARTOI KAMPIONATI BALLKANIK I KARATES PËR SENIOR DHE VETERAN 

Published

on

Nga  dita e sotme   e deri më 2  mars  në Budva të Malit Zi  zhvillohet  kampionati ballkanik i karatesë  për seniorë dhe  veteran. Ky kampionat ballkanik është i  27-ti me radhë  dhe në te  marrin pjesë 313 garues nga 12 shtete të Ballkanit.

Maqedonia e Veriut Nga Maqedonia e Veriut kan udhetuar krejt 30 garues ku do te garojnë në Kata individuale dhe ekipore si dhe lufta apo kumite.  

 Në mesin e  reprezentuesve  të vendit  tonë  është edhe anëtarja e klubit të karatesë FATI, Erdona Ziberi ,  e cila  do të garonë në kategorinë  +68 kg. Erdona   në   duelin e parë  do të përballet me Zahrane Mariam e Malit Zi  dhe  nëse  kualifikohet  do të përballet me kampionen  nga  viti i kaluar kroaten Golombos Nikolina.

Trajneri i KK Fati  dhe  drejtor i reprezentacionit Arlind Huseini për garuesen e  tij deklaroi:’’ Erdona është garuese që nuk le të rastit asgjë, e përgatitur maksimalisht dhe normal presim që me përvojën e saj si garuese që prezanton disa vite me radhe qytetin e Tetovës dhe shtetin kudo që organizohen gara ne nivel ndërkombëtare të prezantohet sa më mirë dhe sa më dinjitoze’’ .

Shaban SINANI – TV KOHA

Advertisement

Continue Reading

Më të lexuarat