Boksieri shqiptar nga Piroku i Tetovës i cili jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë, Arlind Sulejmani ish kampion bote në kategorinë juniorëve në versionin WBO dhe VBC por pas pandemisë ai i deshtë që të pauzoj deri në shtator të vitit 2024 kur e zhvilloi luftën e tij të parë në boksin profesional si senior , ndërsa më 8 mars do të zhvillon duelin e tij të 20 në boksin profesional dhe të dytë në kategorinë e sendorëve, Kundërshtari i Arlind Sulejmanit është boksieri nga Bosnja e Hercegovina Nikolla Markoviç i cili ka 75 lufta por vetëm 19 fitore. Arlind Sulejmani në pritje të këtij dueli profesion tha se është maksimalisht i përgatitur për fitoren e radhës që është një test i duhur për rrugëtimin e mëtutjeshëm në boksin profesional
ARLIND SULEJMANI – BOKSIER
“Do të kem kundërshtarë Nikolla Markoviç i cili ka mbi 70 ndeshje. Unë shkoj për fitoren e radhës pa dyshim se vetëm ky është qëllimi im që së shpejti të marrim një titull kampioni botërorë. Deri tani e kemi pasur suksese vetëm me kampionatin juniori profesional. Kam nderin të ftoj gjithë shqiptarët e Vjenës me prezencën e tyre të më mbështetin” deklaroi boksieri Arlind Sulejamni
Lufta e boksit në kategorinë deri më 72 kilogram mes Arlind Sulejmanit dhe boshnjakut Nikolla Markoviç do te mbahet ne Hotelin Hilton Park të Vjenës. Trajneri Zheljko Vojnoviq është optimist se Arlindi me përkrahjen e madhe pa probleme do të regjistroj fitoren e tij të 20 në boksin profesional.