Lajme nga rajoni
Ky shtet ballkanik po ecën drejt pavarësisë energjetike do të ndërtojë autostradën e parë diellore

Kroacia, siç tregohet nga tenderi i shpallur së fundmi, do të ketë autostradën e saj të parë diellore.
Është shpallur tenderi për zgjidhje konceptuale për ndërtimin e centraleve diellore në katër lokacione përgjatë autostradës A3 nga Zagrebi deri në qarkun Vukovar-Srem. Projekti do të shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 36 hektarësh, ndërsa projektuesit duhet të përgatisin tre modele të prodhimit të energjisë elektrike për secilën central diellor, së bashku me një zgjidhje konceptuale dhe një rekomandim për përfitueshmërinë e tij.
Pjesë e strategjisë kombëtare
Qëllimi i projektit është të reduktojë varësinë energjetike të kompanisë kroate të autostradave (HAC) duke kaluar në energji të pastër, në përputhje me objektivat e përcaktuara në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit të Republikës së Kroacisë deri në vitin 2030. Një pjesë e kësaj strategjie është gjithashtu zgjerimi i rrjetit të stacioneve të karikimit për automjetet elektrike, me synimin që brenda pesë viteve të ketë 259 stacione karikimi në një rrjet prej 1.100 kilometrash autostrada në të gjithë Kroacinë.
Kompania Hrvatske Autoceste (HAC) ka shpallur tenderin publik për përgatitjen e projekteve konceptuale të centraleve diellore në zonat e pushimit në Zagreb Plitvice, Restovica, si dhe në nyjet kryesore të Sredanci dhe Ivanja Reka. Tenderi është i hapur deri sot, ndërsa projektuesi i zgjedhur pritet ta përfundojë punën brenda tetë muajve.
Detajet e centraleve diellore
- Centrali diellor Plitvice do të ndërtohet në pjesën veriore të Zagrebit, me një sipërfaqe ndërtimi prej rreth 2,5 hektarësh.
- Centrali diellor Restovica do të vendoset në pjesën jugore të qarkut Vukovar-Srem, me një sipërfaqe prej 3,1 hektarësh.
- Centrali diellor Sredanci do të ndërtohet në dy parcela kadastrale në nyjen kryesore të Sredancit, në qarkun Brod-Posavina, me një hapësirë prej 11 hektarësh.
- Centrali diellor Ivanja Reka do të planifikohet në tre parcela kadastrale në qarkun e Zagrebit, me një sipërfaqe totale të ndërtimit prej 18 hektarësh.
Zgjidhja konceptuale për këto centrale diellore duhet të përfshijë disa variante për prodhimin e energjisë elektrike, përfshirë:
Prodhimin për nevojat e veta të HAC, me mundësinë e transmetimit të tepricës në rrjetin elektrik.
Prodhimin për furnizim të plotë të rrjetit elektrik.
Prodhimin me ruajtje të energjisë së tepërt në sisteme të baterive.
Bashkëpunimi me Bankën Evropiane të Investimeve
Projektuesit duhet të parashikojnë shfrytëzimin maksimal të hapësirave të caktuara për ndërtim dhe të krijojnë një dizajn konceptual të veçantë për secilën lokacion.
Përveç këtyre katër centraleve, HAC vitin e kaluar shpalli një plan për ndërtimin e edhe katër centraleve të tjera diellore, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me Bankën Evropiane të Investimeve (EIB), nën projektin “Transformimi i Gjelbër i Autostradave Kroate”.
Lajme nga rajoni
BE: Është thelbësore për Kosovën ta formojë shpejt Qeverinë e re

Bashkimi Evropian ka thënë se është thelbësore për Kosovën ta formojë sa më shpejt Qeverinë e re, pasi vendi ka ngecur në përpjekje për formimin e institucioneve të reja më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare.
Ajo tha se BE-ja është e gatshme për të punuar ngushtë me qeverinë e ardhshme, sapo të formohet ajo, dhe për të vazhduar mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian.
Kosova dështoi ta konstituojë Kuvendin e ri dy herë brenda kësaj jave, për shkak të mosmarrëveshjeve procedurale mes partive politike që siguruan ulëse në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) këmbëngulin që anëtarët e Qeverisë, të cilët janë zgjedhur deputetë, të japin dorëheqje, përndryshe nuk do ta votojnë raportin për verifikimin e mandateve të deputetëve, hap që duhet të kalohet për vazhdimin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.
Por, kreu i LVV-së dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, thekson se një akt i tillë formal është i panevojshëm, për shkak se ekzekutivi është në detyrë, apo dorëheqje që nga 23 marsi.
Të enjten, ambasadorët e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë në Prishtinë u bënë thirrje partive politike të bashkëpunojnë për tejkalimin e pengesave për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.
Nuk është e qartë nëse mosmarrëveshjet mes partive parlamentare do të zgjidhet para mbajtjes së vazhdimit të seancës së ndërprerë të enjten, e caktuar për të shtunën e 19 prillit.
PDK, LDK dhe AAK fajësuan LVV-në se me ndërprerjen e seancave po tenton “të blejë kohë për pazare politike”, pasi sipas tyre, partia e Albin Kurtit nuk i ka votat për të zgjedhur kryeparlamentarin e as Qeverinë.
Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, me rreth 42 për qind të votave, apo 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës.
Por, asaj i nevojiten të paktën 61 ulëse për ta formuar qeverinë e re.
Pas LVV-së më së shumti vota fitoi PDK, me 24 ulëse, e pastaj LDK-ja me 20 sosh.
AAK dhe Nisma i fituan tetë ulëse, prej të cilave tri i takojnë kësaj të fundit.
Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka qenë i vetmi që e ka lënë të hapur mundësinë për bashkëpunim me Kurtin nga partitë tjera shqiptare.
Kurti i kishte takuar javën e kaluar edhe liderët e 10 partive të pakicave joserbe në përpjekje për t’i siguruar votat e nevojshme për formimin e Qeverisë së re, por nuk është e qartë ende nëse e ka mbështetjen e të gjitha atyre.
Lajme nga rajoni
Në Lundër të Tiranës, donin të vrisnin gruan e Roan Brahimit/ Policia: Makina me targa të ngjashme, autorët ngatërruan objektivin

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur për atentatin e mbrëmjes së të enjtes në Lundër të Tiranës, ku katër persona mbetën të plagosur.
Paraprakisht, ka dyshime të forta se ky rast ka fije lidhëse me atentatin e Lezhës ku u vra me breshëri plumbash Gjovalin Prendi, babi i Roan Brahimit, edhe ky i vrarë në Greqi dhe i njohur si rival i Ervis Martinajt.
Burime sqarojnë se gruaja e Roan Brahimit, babai i të cilit u vra pasditen e djeshme në Pllanë të Lezhës përdor makinë të ngjashme me atë të 4 personave të plagosur në Lundër mbrëmjen e djeshme, vetëm pak orë pas ngjarjes në Lezhë.
Mësohet se gruaja e Brahimit ka edhe shtëpinë afër me familjen Demiraj.
Burime thonë se ka dyshime të forta që shënjestër e sulmit të ketë qenë gruaja e Roanit dhe 4 të plagosurit të jenë qëlluar gabimisht.
Të plagosur në atentatin në Lundër mbetën Arenc Sefa 34 vjeç, Klan Mullahi 19 vjeç, dhe dy të miturit B.D., 11 vjeç dhe M.D., 17 vjeç.
Lajme nga rajoni
Avokatja ndan detaje tronditëse nga rasti i “foshnjës në lavatriçe”

Gjinekologu dhe mamia të akuzuar për rastin e “Foshnjës në lavatriçe” janë deklaruar të pafajshëm.
Avokatja Saranda Keqekolli-Sadiku, ka folur në Edicionin Special të Klan Kosovës rreth këtij rasti.
“Sot është mbajtur shqyrtimi fillestar pas ngritjes së akuzës dhe të pandehurit sot janë deklaruar për fajësinë e tyre ku që të dy nuk e kanë pranuar fajësinë. Tash, sipas procedurave të ligjit, të njëjtit do ta ushtrojnë sipas udhëzimeve të gjykatës, kundërshtimin e akuzës dhe provave”, ka treguar Keqekolli-Sadiku.
“Mamia ka qenë e obliguar që frytin e sapolindur ta vendosë në frigoriferët ku vendosen placentat mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur, do të thotë, nuk është mbështjellë, nuk është sanu fryti në vendin siç është e paraparë me etikë dhe rregulloren, me protokollet e të ministrisë së Shëndetësisë për shkak të kësaj neglizhence kemi ardhë deri te ky rast”.
“Foshnja është marrë dhe bashkë me qarqaf është futur në lavatriçe dhe vetëm kur kanë ardhë me e marrë kufomën prindërit, familjarët, atëherë kur s’është gjetur askund fryti, kanë arritë me e gjetë në lavatriçe me qarqaf”.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve