Site icon Tetova Expres

Ky shtet ballkanik po ecën drejt pavarësisë energjetike do të ndërtojë autostradën e parë diellore

Kroacia, siç tregohet nga tenderi i shpallur së fundmi, do të ketë autostradën e saj të parë diellore.

Është shpallur tenderi për zgjidhje konceptuale për ndërtimin e centraleve diellore në katër lokacione përgjatë autostradës A3 nga Zagrebi deri në qarkun Vukovar-Srem. Projekti do të shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 36 hektarësh, ndërsa projektuesit duhet të përgatisin tre modele të prodhimit të energjisë elektrike për secilën central diellor, së bashku me një zgjidhje konceptuale dhe një rekomandim për përfitueshmërinë e tij.

Pjesë e strategjisë kombëtare

Qëllimi i projektit është të reduktojë varësinë energjetike të kompanisë kroate të autostradave (HAC) duke kaluar në energji të pastër, në përputhje me objektivat e përcaktuara në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit të Republikës së Kroacisë deri në vitin 2030. Një pjesë e kësaj strategjie është gjithashtu zgjerimi i rrjetit të stacioneve të karikimit për automjetet elektrike, me synimin që brenda pesë viteve të ketë 259 stacione karikimi në një rrjet prej 1.100 kilometrash autostrada në të gjithë Kroacinë.

Kompania Hrvatske Autoceste (HAC) ka shpallur tenderin publik për përgatitjen e projekteve konceptuale të centraleve diellore në zonat e pushimit në Zagreb Plitvice, Restovica, si dhe në nyjet kryesore të Sredanci dhe Ivanja Reka. Tenderi është i hapur deri sot, ndërsa projektuesi i zgjedhur pritet ta përfundojë punën brenda tetë muajve.

Detajet e centraleve diellore

Zgjidhja konceptuale për këto centrale diellore duhet të përfshijë disa variante për prodhimin e energjisë elektrike, përfshirë:

Prodhimin për nevojat e veta të HAC, me mundësinë e transmetimit të tepricës në rrjetin elektrik.

Advertisement

Prodhimin për furnizim të plotë të rrjetit elektrik.

Prodhimin me ruajtje të energjisë së tepërt në sisteme të baterive.

Bashkëpunimi me Bankën Evropiane të Investimeve

Projektuesit duhet të parashikojnë shfrytëzimin maksimal të hapësirave të caktuara për ndërtim dhe të krijojnë një dizajn konceptual të veçantë për secilën lokacion.

Përveç këtyre katër centraleve, HAC vitin e kaluar shpalli një plan për ndërtimin e edhe katër centraleve të tjera diellore, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me Bankën Evropiane të Investimeve (EIB), nën projektin “Transformimi i Gjelbër i Autostradave Kroate”.

Advertisement
Exit mobile version