Connect with us

Sport

CHAMPIONS: REAL M KTHEHET ME FITORE NGA ‘’ETIHAD‘’

Published

on

Faza  e  play off-t në Ligën e Kampionëve  në katër ndeshjet e zhvilluara mbrëmë dhuroi emocione të forta. Vendasit ishin më të mirë në një takim , ndërsa   ekipet  mysafire   regjistruan tre  fitore të sigurta.

Ndeshja Mançester Siti – Real Madrid që me  të drejt konsiderohej  finale  para  finale  e  vërtetoi këtë epitet  me lojën  e shkëlqyeshme të të dyja ekipeve  që në  fund   fati ishte  në anën e Real Madridit  që  fituan   2-3

Autor  të dy golave  për  skuadrën vendase ishte Haland, ndërsa për  skuadrën spanjolle shënuan Mbappe, Diaz dhe Belingham. Me  këtë fitore  skuadra e Real Madrit  më 19 shkurt në “Santiago Bernabéu”  me  epërsi të  dukshme  si vendas  do ta  pres ndeshjen e kthimit

Dortmundi ka shënuar fitore të madhe në Lisbonë, duke e mposhtur me rezultat 3:0 Sportigun.

Fitoren e vetme  në cilësinë e vendasit e regjistroi Juventusi në përballjen me holandezët e PSV me rezultatin 2-1. Ndeshjet kthyese  do të zhvillohen me 19  shkurt.

Advertisement

Pas ndeshjeve të mbrëmshme , gara më prestigjioze evropiane për klube, Liga e Kampionëve do të vazhdojë edhe sot me katër ballafaqime tjera  interesante pasi  takohen :Club Brugge – Atalanta,Seltik-Bayern Mynich, Feynoord – Milan dhe Monaco-Benfica

Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement

Sport

SPEKTAKËL NË LONDËR, NË 75-VJETORIN E FORMULA 1

Published

on

Në një mbrëmje magjike të organizuar në “O2 Arena” të Londrës u zhvillua ceremonia madhështore e prezantimit të 10 makinave të sezonit 2025 të Formula 1.

Ky vit përkon me 75-vjetorin e garave, ndaj dhe u zhvillua një ceremoni që zgjati mbi tri orë dhe ku të pranishëm ishim të 20 pilotët e këtij sezoni, drejtuesit e skuadrave dhe mjaft personazhe VIP të ftuar.

Mbrëmja “gala”, e mbushur me shumë emocione dhe batuta, u drejtua nga aktori Jack Whitehall, i shoqëruar me muzikë “live” nga Kane Brown, Brain Tyler dhe Take That.

 Nga Max Verstappen te Lando Norris, nga Lewis Hamilton te Kimi Antonelli, mjaft kampionë dhe debutues parakaluan bashkë me makinat e tyre në skenën e improvizuar, duke zbuluar njëvendëshet e këtij sezoni.

Prezantimi i makinave u bë në bazë të renditjes për konstruktorë të sezonit të kaluar dhe në fund doli McLaren. Një mbrëmje e konceptuar edhe në formën e një spektakli, ku ovacionet nuk munguan kur dilnin pilotët.

Advertisement

Parakalimi i Hamilton me uniformën Ferrari, apo dalja e Verstappen kampion bote sollën ovacionet më të mëdha në sallë. Një sezon që parashikohet mjaft i fortë, ndaj dhe Formula 1 vendosi të prezantohet në një mënyrë unike për fansat.

Continue Reading

Sport

CHAMPIONS: ELIMINOHEN MILANI DHE ATALANTA!

Published

on

Pas ndeshjeve kthyese të play off-it që u zhvilluan mbrëmë Fejnordi, Club Brugge, Bayerni dhe Benfika kanë siguruar kualifikim në 1/8-ën e finales së Ligës së Kampionëve.

Milani në “San Siro” barazoi me Fejnordin 1-1 ndërsa vendimtare për kualifikimin e  holandezëve ishte rezultati nga ndeshja e parë. Nga faza  tjetër e garave  është eliminuar edhe skuadra tjetër italiane Atalanta pas dy humbjeve nga  belgët e Club Brugge 2-1 dhe  3-1

Një kualifikim dramatik ishte ai i Bayern-it, që u kualifikua vetëm falë një goli të minutës së fundit kundër Seltik në “Allianz Arena” dhe me rezultatin e  përgjithshëm 3-2 vazhdon garat në fazën tjetër.

Spektakël u dhurua në Lisbonë, aty ku Benfica barazoi 3-3 me Monacon dhe arriti të kualifikohej vetëm falë fitores së arritur një javë më parë në principatë, me rezultatin e përgjithshëm 4-3.

Ndërkohë, që sot do të mësohen edhe katër skuadrat e fundit që do ta kompletojnë këtë fazë nga katër ballafaqime jashtëzakonisht interesante.

Advertisement

Dueli kryesor është ai ndërmjet Real Madridit dhe Mançester Citit që zhvillohet nga ora 21:00 në “Santiago Bernabeu”, sidomos pasi dihet që gjithçka është e hapur pas triumfit 3-2 të spanjollëve në ndeshjen e parë.

Tri ndeshjet tjera të ditës së sotme janë: Dortmund – Sporting, PSG – Brest dhe PSV -Juventus.

 

Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement
Continue Reading

Sport

Një lojtare me prejardhje shqiptare ftohet nga përfaqësuesja më e mirë në botë

Published

on

Më 15 dhjetor Norvegjia e fitoi titullin e kampionit të Evropës në hendboll. Hendbollistet e Norvegjisë në finalen e zhvilluar në Vjenë fituan bindshëm 31:23 ndaj Danimarkës.

Norvegjia ka fituar tre titujt e fundit të Evropës, ndërsa ka fituar dhjetë prej 16 kampionateve kontinentale të zhvilluara deri më tani. Norvegjia është po ashtu kampione olimpike në fuqi.

Rrjedhimisht është përfaqësuesja më e mirë në botë në hendboll.

Dhe për përfaqësuesen më të mirë në botë do të paraqitet edhe një hendbolliste me prejardhje shqiptare. Bëhet fjalë për lojtaren e krahut, Tina Abdulla.

27-vjeçarja luan për skuadrën elitare të Norvegjisë, Storhamar. Për Norvegjinë ka luajtur një ndeshje, më 22 korrik të vitit 2023, dhe tani është ftuar sërish. Pritet të luajë edhe ndeshje të tjera.

“Jam e lindur në Shkup dhe kam jetuar atje deri në moshën trevjeçare. Më pas jemi vendosur në Norvegji. Familja ime është nga Maqedonia e Veriut, por është shqiptare”, ka thënë Abdulla më herët për KOHËN.

Advertisement

Abdulla më herët ka luajtur për Norvegjinë U19. Karrierë ka bërë te Vikingu e Tertnesi në Norvegji, kurse prej vitit 2020 deri në vitin 2022 ishte te Borussia Dortmundi në Gjermani. Prej atëherë është te skuadra Storhamar, që luan në Ligën e Kampionëve dhe fitoi Kupën e Norvegjisë në fund të dhjetorit.

Edicionin e ardhshëm do të paraqitet për Odensen në Danimarkë.

Selektori i ri i Norvegjisë, Ole Gustav Gjekstad, ka liruar nga grumbullimi i marsit shumicën e lojtareve që kanë fituar medaljen e artë në Evropian. Ai ka ftuar kryesisht lojtare që kanë luajtur pak për Norvegjinë në të kaluarën dhe po ashtu tri debutuese.

“Skuadra përfshin shumë lojtare që nuk kanë shumë përvojë në ekipin nacional, por që janë paraqitur mirë për klubet e tyre në këtë edicion”, ka thënë Gjekstad.

Prej 3 deri më 10 mars përfaqësuesja e Norvegjisë mblidhet në Holandë. Norvegjia luan me Danimarkën, Poloninë dhe Holandën në kuadër të një turneu ndërkombëtar.

Norvegjezet kanë edhe tri medalje të arta olimpike dhe katër medalje të arta botërore.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat