Sport
HENDBOLL: DANIMARKA FITON TITULLIN E KATËRT KAMPION BOTE
Kombëtarja daneze fitoi medaljen e artë në Kupën e Botës për të katërtën herë radhazi, pasi në finalen e madhe të zhvilluar në Oslo të Norvegjisë mposhti Kroacinë me rezultatin 32 : 26. Me këtë fitore Danimarka bëhet kombëtarja e pare cila fiton katër herë me radhë titullin kampion bote në hendboll për meshkuj, që paraqet një rekord në hendbollin botërorë.
Pas përfundimit Federata Botërore e hendbollit shpalli formacionin më të mire të këtij botërori ku janë përfshi lojtarë nga katër skuadrat më të mira kombëtare.
Një nga hendbollistët më të mirë në botë Matthias Gidsel u shpall MVP i Kupës së Botës, por edhe përfundoi si golashënuesi më i mirë, duke shënuar 74 gola në nëntë ndeshje.
Hendbollistët kroat Mario Shoshtariç dhe Ivan Martinoviç u përzgjodhën në formacionin e yjeve ndërsa çmimi për hendbollistin më të mirë të ri e fitoi portugezi Francisco Costa .
Ndërkohë që dje pas dite u zhvillua edhe ndeshja për vendin e tretë të Botërorit, të cilën e fitoi Franca, pasi mposhti Portugalinë me shifra të ngushta 35:34.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
KF BESA FITOI MIQËSOREN KUNDËR PELISTERIT
Klubi I futbollit Besa e Dobërdollit në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit të dielën ka zhvilluar ndeshje kontrolluese me Pelisterin e Manastirit të cilën e ka fituar me rezultatin 2-0 duke dëshmuar lojë të mire të cilësore që do të thotë se ka lënë të kënaqur stafin teknik që drejtohet nga Gorazd Mihajllov.
Autor të golave në fitoren 2-0 ishin Arsim Lamallari dhe Admir Latifi, të cilët vulosën suksesin e Besës në këtë ndeshje kontrolluese . Ky rezultat dhe loja cilësore janë një sinjal pozitiv për ekipin në prag të vazhdimit të kampionatit, kur dihet se synimi parësor është mbetja në elitën e futbollit vendor
Ekipi Besa. nga Ohri kthehet të martën, pasi në stadiumin e qytetit në Gostivar me fillim në orën 13:30 do të do të zhvilloj ndeshje kontrolluese me Bregallnicën e Shtipit, pas të cilës ndeshje ekipi do të ketë 2 ditë pushim, ndërsa ndeshja fundit kontrolluese para fillimit të sezonit pranveror do të zhvillohet më 8 shkurt kundër ekipit Struga Trim Lum.
Sezoni pranveror në Ligën e parë fillon më 16 shkurt me ndeshjet e javës së 19-të, ku ekipi nga Dobërdolli është mysafire e Voska Sportit.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
PËRFUNDOI FAZA E LIGËS NË LIGËN E KAMPIONËVE
Nëntë fitore të skuadrave vendase, dy barazime dhe shtatë fitore të ekipeve mysafire me gjithësejt 63 gola të shënuar është epilogu i raundit të tetë dhe të fundit në fazën e ligës të edicionit 2024/2025, që përherë të parë u zhvillua me formatin e ri të Ligës së Kampionëve. Pas këtyre ndeshjeve tetë ekipet e para direkt kualifikohen në fazën tjetër tetë skuadrat tjera do të mësohen pas ndeshjeve të play off-t të cilat ekipe do të luajnë me sistemin e eliminimit direkt pas shortit që hidhet të premten ku do të përcaktohen dyshet . Tetë ekipet e kualifikuara direkt për fazën tjetër janë: Liveruuli, Barcelona, Arsenali, Interi, Atletiko Madridi, Bajer Leverkusen, Lille dhe Aston Vila, ndërkaq ekipet që u renditën nga pozita e 9-të deri në pozitën e 24-të do të luajnë në play off ndërsa dyshet do të mësohen pas shortit që do të hidhet të premten.
Në bazë të renditjes mund të pritet që të ketë një ndeshje mes dy ekipeve të mëdha dhe atë me Mançester Sitit me Real Madrid ap Bajern Mynih, ndërsa mund të ketë edhe përballje Juventus-Milan.
Gjithashtu, të premten do të hidhet shorti edhe për fazën tjetër, ku dy fitueset e minigrupit 1 do të ndeshen përkatësisht me Liverpulin ose Barcelonën, fitueset e minigrupit 2 me Lilën ose Aston Vilën, fitueset e minigrupit 3 me Atletiko Madrid ose Leverkusenin, si dhe fitueset e minigrupit 4 me Arsenalin ose Interin.
Rezultatet e raundit të tetë
Aston Villa – Celtic 4-2
Barcelona – Atalanta 2-2
Bayer Leverkusen – Sparta Prag 2-0
Bayern – Slovan Bratislava 3-1
Borussia Dortmund – Shakhtar 3-1
Brest – Real Madrid 0-3
Dinamo – AC Milan 2-1
Girona – Arsenal 1-2
Inter – Monaco 3-0
Juventus – Benfica 0-2
Lille – Feyenoord 6-1
Manchester City -Club Brugge 3-1
PSV – Liverpool 3-2
Salzburg – Atletico Madrid 1-4
Sporting – Bologna 1- 1
Sturm Graz – RB Leipzig 1-0
Stuttgart – PSG 1-4
Sport
FABRICE TAMBA PËRFORCIM I EKIPIT SHKËNDIJA
Klubi i futbollit Shkëndija në pritje të pjesës pranverore të kampionatit ku edhe do të vendoset për renditjen e përgjithshme të ekipeve, nga dita e sotme në radhët e veta ka sjell ish futbollistin e Shkupit senegalezin Fabricie Tamba. Sulmuesi 21 vjeçar te skuadra e Shkupit erdhi në fillim të kampionatit 2024/2025 dhe ka luajtur si titullar në 12 ndeshje dhe ka regjistruar 3 gola. Pas firmosi për ekipin e Shkëndijës për kanalin zyrtar të klubit është shprehur tepër i kënaqur që i bashkëngjitet ekipit tetovar
‘’Mirë fillimisht ishte befasi . Në fillim unë nuk e dija se do të luaj me këtë ekip. Kam luajtur kundër Shkëndijës, mendoj ishte në fillim të sezonit, ishte ndeshje e vështirë, dolëm me barazim 1-1. Por sigurisht unë pashë vërtet cilësi të mirë. Sigurisht se kur kam dëgjuar se ky ekip më dëshiron mua isha shumë i lumtur sepse unë vërtet dua të luaj për këtë për këtë skuadër’’
Përforcimi më i ri i Shkëndijës senegalezi Tamba ka pohuar se nuk ka njohuri për historikun e Shkëndijës por e dinë që është skuadër e madhe.
“Mirë, vërtet nuk e di storjen e plotë, por sigurisht se do të tentoj të mësoj sa më shumë që do të mundem. E di se është ekip i madh, ambicie të mëdha, edhe presion i madh. Por e di se ekipi dëshiron të jetë kampion, të fitojmë ligën sigurisht. Mendoj tani jemi në krye të renditjes dhe e di se jam këtu për atë. Jam këtu të ndihmoj ekipin sa më shumë që do të jetë e mundur, të ndihmoj ekipin të realizojë ambiciet. Mirë, mendoj se ne do t’ia dalim.”
Futbollisti Fabrice Tamba I cili nga sot edhe zyrtarisht është pjesë e ekipit tetovar që nga dita e sotme do të udhëton në Antalia për t’iu bashkangjitur ekipit në përgatitje për pjesën pranverore të kampionatit
Shaban Sinani / TV Koha
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve