Kombëtarja daneze fitoi medaljen e artë në Kupën e Botës për të katërtën herë radhazi, pasi në finalen e madhe të zhvilluar në Oslo të Norvegjisë mposhti Kroacinë me rezultatin 32 : 26. Me këtë fitore Danimarka bëhet kombëtarja e pare cila fiton katër herë me radhë titullin kampion bote në hendboll për meshkuj, që paraqet një rekord në hendbollin botërorë.
Pas përfundimit Federata Botërore e hendbollit shpalli formacionin më të mire të këtij botërori ku janë përfshi lojtarë nga katër skuadrat më të mira kombëtare.
Një nga hendbollistët më të mirë në botë Matthias Gidsel u shpall MVP i Kupës së Botës, por edhe përfundoi si golashënuesi më i mirë, duke shënuar 74 gola në nëntë ndeshje.
Hendbollistët kroat Mario Shoshtariç dhe Ivan Martinoviç u përzgjodhën në formacionin e yjeve ndërsa çmimi për hendbollistin më të mirë të ri e fitoi portugezi Francisco Costa .
Ndërkohë që dje pas dite u zhvillua edhe ndeshja për vendin e tretë të Botërorit, të cilën e fitoi Franca, pasi mposhti Portugalinë me shifra të ngushta 35:34.
Shaban Sinani – TV Koha