Connect with us

Sport

LK:  MËSOHEN 18 EKIPET QË KUALIFIKOHEN NË FAZËN E DYTË

Published

on

Tetë fitore  të skuadrave vendase dhe vetëm një  të atyre  mysafire  me 26 gola të shënuara  është epilogu  i  9-të ndeshje  të xhiros  së 7-të  të të formatiit të ri  në Ligën  Kampionëve  të Europës në futboll.   Ndeshje  më interesante  mbrëmë   ishin  ajo mes  PSZH dhe Mançester  Sitit qe  e fituan  vendasit me përmbysje  4-2,  ndërsa Feyennord i shpartalloi Bajernin 3:0

Ndeshjet e mbrëmshme në Ligën e Kampioneve, kanë krijuar një situatë pak më të qartë për renditjen e përgjithshme dhe dihen 18 ekipet të kualifikuar për në fazën tjetër të turneut.

 Pra eket Milan, Fejenord, Borusia Dortmund, Bajern Mynih, Real Madrid, Juventus dhe Sëlltik u janë bashkuar Liverpulit, Barcelonës, Atletiko Madrid, Atalantës, Arsenalit, Bajer Leverkusenit, Interit, Aston Vilës, Brest, Monako dhe Lilës që ishin kualifikuar më parë.

Ndërsa ekipet që nuk kanë gjasa  të kualifikohen  në  fazën tjetër janë Sparta Praga, Xhirona dhe Salcburgu Bolonja, Crvena Zvezda, Shturm Grac, Lajpcig, Slovan Bratislava dhe Jang Bojs

Të gjitha ndeshjet e xhiros së tetë do të  zhvillohen më 29 janar me  fillim  në ora  21:00, ndërsa sipas situatës së renditjes aktuale, përballja më interesante do të vinte nga minigrupi i parë, pasi Juventusi do të ndeshej me Bajern Mynh ose Real Madrid në fazën tjetër të turneut, ku më pas fituesin do e priste Barcelona ose Liverpuli. 

Advertisement

 

Ndeshjet 

Milan – Girona 1:0
Arsenak – Dinamo (ZG) 3:0

Celtic – Young Boys 1:0
Feyennord – Bayerni 3:0
PSG – Manchester City 4:2
Real – Salzburg 5:1
Sparta – Interi 0:1 

Laipcig – Sporting 2-1

Advertisement

Shahktar – Brest 2-0

 
Shaban Sinani/TV Koha

Lajme nga vendi

SHKËNDIJA DHE BESA FITOJNË DUELET MIQËSORE

Published

on

Ekipet e kategorisë parë dhe ato të dytë  në kuadër  të përgatitjeve për pjesën  pranverore të kampionatit krahas  seancave të rregullta intensive  kanë vazhduar edhe me zhvillimin e ndeshjeve kontrolluese. Shkëndija e Tetovës e cila e para ka nisë punën me përgatitje  për sezonin pranveror tanimë ka të zhvilluara edhe dy ndeshje kontrolluese pas Bellasicës që u luajt më 17 janar, kundërshtari i dytë ishte Tikveshi, ndeshje kjo e cila u zhvillua  në kampion stërvitore  të Federatës së futbollit. Ndeshja Shkëndija – Tikveshi ka përfunduar  me fitoren e ekipit  kuqezi me rezultatin 2-1, ndërsa autor të golave ishin Shala dhe Ibraimi, ndërsa golin për Tikveshin e realizoi Tasev. Pas këtij testi  Shkëndija do të ketë dy ditë pushim ndërsa të shtunën do të udhëtoj në Antalia të Turqisë ku do të zhvilloj fazën kryesore përgatitjeve ku edhe do të zhvillon 4 ndeshje kontrolluese.

 Me ndeshje kontrolluese ka nisur edhe Besa e Dobërdollit . Skuadra që drejtohet  nga trajneri Gorazd Mihajllov përgatitjet  i nisi  më 10  janar, ndërsa testin e parë kontrollues  e zhvilloi  të mërkurën me Arsimin e Çegranit ekip e cila  gjithashtu zhvillon  përgatitjet për  pjesën pranverore të kampionatit në Ligën e dytë.  Ndeshja kontrolluese Besa – Arsimi ka përfunduar  me rezultatin 4-2 për skuadrën nga Dobërdolli. Autor të golave  për  Besën ishin Shefiti Shefiti 2 gola dhe Mexhit Neziri e Imran Fetai nga një gol, ndërsa për Arsimin shënuan Maliq Beluli dhe Ajradin Cuculi. Dy ekipet  vazhdojnë përgatitjet  sipas  plan programit  të  trajnerëve të tyre. Shaban Sinani / TV Koha

Continue Reading

Lajme nga vendi

STRUGA TL E KOMPLETUAR VIJONË PËRGATITJET NË ANTALIA

Published

on

Kampioni i në fuqi i  futbollit në vendin tone Struga Trim Lum nga data 18 janar   vijon përgatitjet e fazës  kryesore  për pjesën  e dytë kampionatit  në ligën e pare. Ekipi krahas  seancave  të rregullta stërvitore me intensitet  të shtuar  të hënën ka zhvilluara  ndeshjen e pare kontrolluese kundër hungarezëve  të Debrecen e  cila  ka pԯrfunduar me  barazim  pa gola. Pas kësaj ndeshje ekipi  gjatë ditës së martë ka  punuar sipas plan  programit të hartuar nga trajneri Qatip Osmani me të vetmin qëllim që ekipi të realizon  projektin për të mbrojtur  titullin e fituar në dy kampionatet e fundit. Për punën në qendrën sportive “Emirhan Sports Center” në Antalia për televizionin Koha, futbollisti i cili 90 minuta  qëndroi në lojë  Ard Kasami, u shprehë i kënaqur me punën e  deritanishme të përgatitjeve

 Momentalisht gjendemi në Antalia ku kemi ardhur  për fazën kryesore të përgatitjeve. Çdo gjë është në rregull sa i përket kushteve çdo gjë është në nivel të lartë ku do të kemi gjithashtu edhe pesë ndeshje kontrolluese. Shpresojmë që nga këto ndeshje të marrim maksimumin dhe të përgatitemi mire. Dhe besoj se  sa më mbarë të na pres fillimi i kampionatit në Maqedoni” deklaroi Atrd Kasami  futbollist i KF Struga Trim Lum.

 Struga Trim Lum në këtë afat  kalimtar të dimrit ka angazhuar futbollistin  Memetriza Hamza nga Bashkimin e Kumanovës dhe senegalezin Pape Fall , por   gjithsesi se  përforcimet  më të mëdha  për struganët do të jenë Bunjamin Shabani dhe  Besmir Bojku të cilët pas një kohe të gjatë shkaku I lëndimeve  ishin jashtë   fushës së. Ndeshjen e radhës kontrolluese se Struga Trim Luma  do ta  luan  kundër skuadrës Korona Kielce nga Polonia. Shaban Sinani / TV Koha

Continue Reading

Sport

CHAMPIONS:  PËRMBYSJE TË ÇMENDURA, SHËNOHEN 33 GOLA NË 9 NDESHJ

Published

on

Pesë fitore  të  skuadrave  vendase , një barazim dhe  tre  fitore të mysafirëve  me  gjithësejt 33 gola të shënuar është epilogu i 9-të ndeshjeve  të xhiros  së shtatë në Ligën e Kampionëve  të Europës  në futboll  me  formatin e  ri.  Pas  këtyre ndeshjeve  të mbrëmshme  dy ekipe kanë  siguruar kualifikim në fazën tjetër  dhe atë Liverpuli  që  ka  7  fitore maksime  dhe  Barcelona  me  6  fitore e një humbje.

Liverpuli  mbrëmë  mundi  skuadrën  franceze Lille me rezultatin 2-1 duke ruajtur kreun e renditjes me pikë të plota, 21 nga 7 ndeshje.

Ndërkohë një ndeshje   spektakolare  u  zhvillua në Lisbonë mes Benfikës  dhe  Barcelonës që përfundoi me rezultatin   4-5. Katalonasit  golin e fitores e shënuan në  sekondat e fundit me  autor, Raphinha.

Në takimet e tjera Atletico Madrid mundi Leverkusenin e Xabi Alonsos,  me rezultatin 2-1, me  të njëjtin rezultat  Bollonja mundi Dortmundin. Atallanta   mundi  5-0  skuadrën austriake Strum Grac me rezultatin e thellë  5-0

Ndërsa në Beograd Crvena Zvezda pësoi nga  holandezët e PSV 2-3,  Slloven Bratislava para  tifozëve vendas  pësoi nga  Stuttgarti   1-3,  Monako  me rezultatin 1-0 mundi Aston Vilën, ndërsa  ndeshja e vetme  që përfundoi pa gola ishte ajo mes Club Brugge dhe Juventusit .

Advertisement

 

Rezultatet

Atl. Madrid – Leverkusen     2-1

Benfica – Barcelona           4-5

Bologna – Dortmund         2-1

Advertisement

Club Brugge – Juventus   0-0

Crvena zvezda – PSV      2-3

Liverpool – Lille                2-1

Slloven Bratislava – Stuttgart   1-3   

Atalanta – Strum Grac   5-0

Advertisement
Monako –Aston Vila 1-0

Shaban Sinani / TV Koha

Continue Reading

Më të lexuarat