Site icon Tetova Expres

LK:  MËSOHEN 18 EKIPET QË KUALIFIKOHEN NË FAZËN E DYTË

Tetë fitore  të skuadrave vendase dhe vetëm një  të atyre  mysafire  me 26 gola të shënuara  është epilogu  i  9-të ndeshje  të xhiros  së 7-të  të të formatiit të ri  në Ligën  Kampionëve  të Europës në futboll.   Ndeshje  më interesante  mbrëmë   ishin  ajo mes  PSZH dhe Mançester  Sitit qe  e fituan  vendasit me përmbysje  4-2,  ndërsa Feyennord i shpartalloi Bajernin 3:0

Ndeshjet e mbrëmshme në Ligën e Kampioneve, kanë krijuar një situatë pak më të qartë për renditjen e përgjithshme dhe dihen 18 ekipet të kualifikuar për në fazën tjetër të turneut.

 Pra eket Milan, Fejenord, Borusia Dortmund, Bajern Mynih, Real Madrid, Juventus dhe Sëlltik u janë bashkuar Liverpulit, Barcelonës, Atletiko Madrid, Atalantës, Arsenalit, Bajer Leverkusenit, Interit, Aston Vilës, Brest, Monako dhe Lilës që ishin kualifikuar më parë.

Ndërsa ekipet që nuk kanë gjasa  të kualifikohen  në  fazën tjetër janë Sparta Praga, Xhirona dhe Salcburgu Bolonja, Crvena Zvezda, Shturm Grac, Lajpcig, Slovan Bratislava dhe Jang Bojs

Të gjitha ndeshjet e xhiros së tetë do të  zhvillohen më 29 janar me  fillim  në ora  21:00, ndërsa sipas situatës së renditjes aktuale, përballja më interesante do të vinte nga minigrupi i parë, pasi Juventusi do të ndeshej me Bajern Mynh ose Real Madrid në fazën tjetër të turneut, ku më pas fituesin do e priste Barcelona ose Liverpuli. 

Advertisement

 

Ndeshjet 

Milan – Girona 1:0
Arsenak – Dinamo (ZG) 3:0

Celtic – Young Boys 1:0
Feyennord – Bayerni 3:0
PSG – Manchester City 4:2
Real – Salzburg 5:1
Sparta – Interi 0:1 

Laipcig – Sporting 2-1

Advertisement

Shahktar – Brest 2-0

 
Shaban Sinani/TV Koha
Exit mobile version