Connect with us

Lajme nga vendi

Në Kërçovë hyjnë në fuqi masat për tejkalimin e pragut të ndotjes së ajrit

Published

on

Kërçova sot është qyteti më i ndotur në Maqedoni, ndërsa Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor informon se sipas të dhënave të Sistemit Shtetëror për monitorim automatik të cilësisë së ajrit të ambientit dhe parashikimit të motit të marrë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, pragu i alarmit për grimcat e pezulluara me një madhësi deri në 10 mikrometra për dy ditë rresht.

Në përputhje me rekomandimet, masat e mëposhtme hyjnë në fuqi:

Të intensifikohen inspektimet e jashtëzakonshme të instalimeve me Leje Mjedisore A të Integruar;
Të intensifikohen inspektimet e jashtëzakonshme në terren për kontrollin e instalimeve me Leje dhe Elaborate Mjedisore të Integruara B;

Instalimet me monitorim të vazhdueshëm duhet të mundësojnë akses publik në të dhënat e matura;

Të intensifikohen kontrollet e jashtëzakonshme të gjendjes teknike të automjeteve, veçanërisht të atyre me naftë dhe automjeteve të paregjistruara;

Të intensifikohen kontrollet e jashtëzakonshme në kantieret e ndërtimit;

Advertisement

Ndalimi i djegieve në ambiente të hapura;

Rekomandohet që të gjithë personat juridikë (punëdhënësit) të përjashtojnë nga detyrimet e punës gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, me infarkt ose goditje të mëparshme të miokardit, pavarësisht moshës, me rekomandim të mjekëve familjar;

Rekomandohet që të gjithë personat juridikë (punëdhënësit) të riorganizojnë orarin e punës dhe personat që punojnë në ambiente të hapura të punojnë nga ora 11:00 deri në orën 17:00;

Rekomandohet të mos organizohen gara sportive dhe ngjarje të tjera kulturore në natyrë.

Advertisement

Lajme nga vendi

Procedura revolucionare në klinikën Zhan Mitrev – zëvendësim minimalisht invaziv i protezës së valvulës mitrale

Published

on

Është kryer implantimi i një valvule biologjike në pozicionin mitral (valvula brenda valvulës)  një procedurë komplekse hibride tek pacientja74-vjeçare në gjendje të rëndë të përgjithshme me dëmtim të funksionit të veshkave dhe është vendosur në aparat pëdializë.

Kjo metodë minimale invazive e zëvendësimit të protezës së valvulës mitrale është e rrallë në mbarë botën dhe është kryer tek pacientja 74-vjeçare në Klinikën Zhan Mitrev. Ekipi, i përbërë nga kardiokirurgë dhe kardiologë intervenues, realizoi procedurën TMVI (Transcatether mitral valve implatation procedure), në mënyrë të suksesshme me implantimin e valvulës, pa kirurgji klasike.

“Sot kemi një rast të veçantë, një procedurë tepër komplekse tek një paciente në gjendje shëndetësore jashtëzakonisht të rëndë. Këto misione në dukje të pamundura që u zgjasin jetën pacientëve me vite e dekada, këtu në klinikën Zhan Mitrev, bëhen të mundshme dhegjithnjë më të shpeshta, duke i shtyrë kështu kufijtë e kardiokirurgjisë në mbarë botën. Për 25 vjet, ekipi në Klinikën Zhan Mitrev ka vendosur standarde të reja në kujdesin shëndetësor gjithëpërfshirës dhe ka gjetur mënyra për të ndihmuar sa më shumë pacientë. “Me pajisje moderne, duke aplikuar teknologji të avancuar, ne krijojmë mundësi jetësore për pacientët tanë dhe justifikojmë funksionin e vërtetë të mjekësisë”, theksoi dr. Mitrev.

Proteza e valvulës mitrale është vendosur mbi pjesën e sipërme të zemrës në pozicionin mitral, pa i’u nënshtruar operacionit klasik. Dallimi ndërmjet kirurgjisë klasike dhe kësaj ndërhyrjeje është se ka vetëm një hapje të vogël në gjoks – 5 cm në anën e majtë, përmes së cilës arrihet pjesa e sipërme e zemrës dhe me anë të përdorimit të një katetre speciale, futet valvula e re në valvulën ekzistuese, pa përdorur qarkullimin ekstrakorporal.

“Arritje të tilla kardiokirurgjike tregojnë për potencialin e madh të autoriteteve shëndetësore në Maqedoni. Risia në kryerjen e këtij operacionipothuajse të pamundur në rastin e pacientes e cila më parë i është nënshtruar dy operacioneve të tjera,  ka përfitime të mëdha si për pacienten ashtu edhe për sistemin shëndetësor në tërësi, duke përfshirë këtu edhe fondin. Metoda inovative e kryerjes së procedurës minimalisht invazive, është e sigurt për pacientët, e mbi të gjitha, mbart shumë përfitime financiare përsa i përket të gjithë procesit të shërimit të plotë të pacientit. Shembuj të tillë nxisin disponueshmëri më të madhe nga fondi për ndërhyrje kirurgjikale në klinikat private”, tha Sasho Klekovski, drejtor i Fondit për sigurim shëndetësor të Republikës së Maqedonisë.

Advertisement

Ekipi i kardiokirurgëve dhe kardiologëve intervenues u drejtua nga Dr.Mitrev, së bashku me Doc. Dr. Oliver Bushljetikj, specialist nëmjekësisë interne, subspecialist në kardiologji dhe Dr. Vilma Ampova Sokollov, specialiste në mjekësinë interne dhe subspecialiste në kardiologji.

“Pacientja ka pasur dy operacione të mëhershme dhe duhej të operohej për herë të tretë sepse proteza e valvulës mitrale kishte humbur funksionin plotësisht”. Arritëm të vendosim një protezë në valvulën mitrale, mbi majën e zemrës, në pozicion mitral, pa iu nënshtruar operacionit klasik dhe duke shmangur kështu ekspozimin ndaj rrezikut shtesë, një operacion që sigurisht nuk do ta përballonte dot. Ky lloj operacioni është relativisht një risi , veçanërisht për zëvendësimin e valvulës aortale, ndërsa përsa i përket protezës mitrale, këto janë raste jashtëzakonisht të rralla.

Kjo procedurë zakonisht kryhet në valvulën e aortës, dhe shumë rrallë në valvulën mitrale. Në rastin konkret, meqënëse gjoksi i saj ishte hapur dy herë më parë, kjo ishte e vetmja mundësi për t’i shpëtuar jetën.

Kjo ishte e vetmja mundësi për një rezultat pozitiv për pacienten,” theksoi Dr. Bushljetikj.

Pacientja për herë të parë është operuar në vitin 1994 në Spitalin Mjekësorë Ushtarak në Beograd, ndërsa herën e dytë në vitin 2011 në Klinikën Zhan Mitrev, ku është bërë një rioperacion për zëvendësimin e valvulës mitrale me protezë biologjike. Me këto operacione – i parëkur ishte shumë e re, në moshën 43 vjeçare në Beograd, operacioni i dytë pas 17 vjetësh (2011) dhe tani pas 14 vitesh, pacientes i ështëmundësuar 30 vjet jetë, që është në fakt një dëshmi për luftën e mjekëve dhe aplikimin e duhur të mjekësisë moderne në funksion të shpëtimit dhe zgjatjes së jetës.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski: Si Qeveri bëjmë gjithçka për të rikthyer një pjesë të kohës së humbur dhe dinjitetit, që të mund të thoni se Maqedonia është përsëri e juaja

Published

on

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mori pjesë në përkujtimin e 30-vjetorit të krijimit të kishës “Shën Nikolla”, ku morën pjesë edhe shumë mërgimtarë maqedonas.

Në fjalimin e tij, ai theksoi se këto 7 muaj që nga zgjedhja e Qeverisë, ajo po e udhëheq luftën brenda vendit për një infrastrukturë më të mirë, shëndetësi më të mirë, arsim më cilësor, një ekonomi konkurruese dhe se kjo luftë do të vazhdojë dhe nuk do të ndalet.

“Por, kjo luftë për popullin maqedonas kam frikë se nuk është e mjaftueshme, do të duhet të fitojmë këtu në Uashington, në Nju Jork, në Bruksel, në Berlin, në Londër, në Paris, në Romë dhe në metropolet e tjera botërore, nëse duam që çështja maqedonase të merr një zgjidhje të përhershme, sepse ajo nuk është zgjidhur, ajo ka zgjatur dhe vazhdon të ekzistojë për shekuj. Kështu që është shumë e rëndësishme që kjo lidhje që ka atdheu me maqedonasit jashtë atdheut të vazhdojë të funksionojë, të forcohet dhe të bëhet edhe më e fortë. Si Qeveri jemi të angazhuar të ndërtojmë marrëdhënien tonë me diasporën maqedonase, lidhja duhet të forcohet dhe të jetë e fortë. Nuk duhet të lejojmë që diaspora jonë të jetë e zhgënjyer, sepse elitat politike maqedonase nuk janë në gjendje ta kultivojnë dhe ta mbajnë atë lidhje”, theksoi Kryeministri Mickoski.

Sipas Kryeministrit, nuk ka një dëshmi më të fuqishme të identitetit maqedonas sesa kur ka më shumë maqedonas, pavarësisht nëse ata janë lindur në Maqedoni apo jashtë Maqedonisë, sepse në këtë mënyrë mbrohet kombi dhe identiteti maqedonas, me pasardhësit.

“Ne Maqedonasit jemi njerëz të thjeshtë, me zemër të madhe, mikpritës. Nuk ka mënyrë më të mirë se të mësojmë fëmijët që nga mosha më e vogël me traditat dhe zakonet maqedonase. Tradita dhe zakonet duhet të ruhen, ato janë pjesë e pandashme e identitetit maqedonas”, nënvizoi ai.

Advertisement

Ai theksoi se e di që ndoshta gjatë këtyre më shumë se tre dekadave të demokracisë në Maqedoni, elitat politike shpesh herë kanë zhgënjyer maqedonasit dhe se shpesh këto zhgënjime kanë qenë shkaku që shumë bashkatdhetarë të largohen nga atdheu i tyre.

“Dua të dërgoj një mesazh që do të bëjmë gjithçka si Qeveri, do të bëjmë gjithçka që mundemi dhe do të bëjmë më shumë se sa mundemi për të rikthyer pjesën e humbur të kohës dhe një pjesë të humbur të dinjitetit, që ju të mund të thoni se Maqedonia është përsëri e juaja dhe do të jeni përsëri maqedonas krenarë. Ky është qëllimi ynë dhe ky është frymëzimi ynë sepse ne si një brez morëm përsipër ta punojmë këtë punë. Të jeni të sigurt se do të investojmë çdo atom energjie që të punojmë vetëm për interesin e atdheut dhe të qytetarëve”, u tha Kryeministri Mickoski të pranishmëve.

Ai dha garanci se, pavarësisht të gjitha sfidave në vend dhe të gjithë tradhtarëve që nuk duan që Maqedonia të jetë e suksesshme, kjo Qeveri, ky brez do të konfirmojë idealet e Ilindenit dhe do të vazhdojë veprën e Ilindenasve, të komitëve, të udhëheqësve, më pas dhe të partizanëve për një Maqedoni sovrane, të pavarur, demokratike, e cila do të jetë shteti më i pasur dhe më me prosperitet në Ballkan dhe pse jo edhe në Evropë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN: BDI dhe patericat e saj të humbur në të kaluarën, të izoluar në realitetin e sotëm! 

Published

on

Thirrjet e BDI-së non grata dhe patericave të saj janë vetëm përpjekje të dëshpëruara për të shpërqendruar qytetarët nga e vërteta, shqiptarët janë të lodhur nga mashtrimet dhe fjalët e tyre boshe! Realiteti është i qartë për të gjithë, BDI dhe patericat e saj janë të rrëzuar politikisht dhe të izoluar, pa vizion dhe pa të ardhme. Sot, kur shohin që VLEN po sjell ndryshim, ata bëjnë atë që dinë më mirë, krijojnë zhurmë për të mbuluar dështimet e tyre. Por shqiptarët e dinë të vërtetën: BDI është e izoluar! Ata nuk i dëgjon askush, as brenda vendit dhe as jashtë. Amerikanët i kanë vulosur si të padëshiruar, dhe këtë nuk e mbulojnë dot me fjalë të mëdha. Ne, koalicioni VLEN, jemi krenarë që respektohemi ndërkombëtarisht. Pjesëmarrja jonë në inaugurimin e Presidentit Trump është një nder dhe një dëshmi e pozicionit tonë të fortë në arenën ndërkombëtare. Aktualisht Afrim Gashi, Izet Mexhiti, Arben Taravari dhe Zeqirija Ibrahimi ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për takime të rëndësishme, ku po diskutojnë për nevojat reale të qytetarëve dhe për të ardhmen e vendit. Në vend që të kërkojë akuza kundër të tjerëve përmes kumtesave, BDI duhet të shikojë në oborrin e saj dhe të shpjegojë se si liderët e saj arritën deri në atë pikë që të jenë në lista të zeza apo nën monitorim nga institucionet ndërkombëtare. Ndërsa ne ndërtojmë ura, BDI dhe patericat e saj kanë ngelur në vendnumëro me politikat e tyre të vjetra dhe pa vizion. BDI dhe patericat e saj mund të bëjnë zhurmë sa të duan, por shqiptarët e dinë kush po punon për ta dhe kush ka dështuar. Dikush në Uashington duke përfaqësuar shqiptarët, dikush duke fshirë djersën nga frika se mos përfundojnë në listat e zeza! VLEN është zëri i popullit, ndërsa BDI non grata është turpi i së kaluarës! thuhet në reagumin e VLEN-it.

Continue Reading

Më të lexuarat