Sport
CHAMPIONSI RITHEHET SOTME 9 NDESHJE INTERESANTE
Pas një pauze të gjatë, sot dhe nesër rikthehen ndeshjet xhiros s; shtatë të garës më të fortë për klubet evropiane, ato të Ligës së Kampionëve.
Në program janë ndeshjet e xhiros së parafundit të fazës së ligës, format ky që po aplikohet për herë të parë në këtë garë, ndërsa sot do të zhvillohen nëntë ndeshje.
Dy sfidat e para që do të luhen më herët janë ato mes Monakos e Aston Villas dhe Atalanta e Shturm Grazit.
Në orën 21:00, Barcelona në transafertë kundër Benfikas në Lisbonë do të synojë të sigurojë biletën e kualifikimit në fazën tjetër të garave . Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo që do të luhet në Madrid, mes Atletiko Madridit dhe Bajer Leverkuzenit, po ashtu në orën 21:00. Juventusi në ndërkohë do të ketë punë në udhëtim me Klub Brizhin, ndërsa Liverpulli do të jetë nikoqir i Lille-s në stadiumin “Anfield”. Në Beograd ka një ndeshje interesante ku Crvena Zvezda sfidon PSV-n, skuadra italiane Bollonja takohet me Borusia Dortmund dhe ndeshja e fundit është ajo mes Slovan Bratislava dhe Shtutgart
XHIROJA E 7-të, takohen:
18:45 Atalanta – Sturm Graz
18:45 AS Monako – Aston Villa
21:00 Atletiko Madrid – Bajer Leverkuzen
21:00 Benfika – Barcelona
21:00 Bolonja – Borusia Dortmund
21:00 Klub Brizh – Juventus
21:00 Crvena Zvezda – PSV
21:00 Liverpull – Lille
Sport
KF BESA VIJON PËRGATITJET SIPAS PLANIT TË STAFIT TEKNIK
Ekipi nga Dobërdollit për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit vendor vijon përgatitjet sipas planit, ndërsa nga dita e nesërme fillon edhe me ndeshjet kontrolluese.
Klubi i futbollit Besa e Dobërdollit nga 10 janari nën drejtimin e shefit të stafit teknik Gorazd Mihajllov , në kushtet aktuale në Gostivar vijon përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit në elitën e futbollit vendor. Për punën fazës së parë drejtori teknik Izair Emini thotë se është i kënaqur me punën e kësaj faze pasi po punohet me përkushtim dhe seriozitetin e nivelit më të lartë.
‘’Fazën e parë e kemi filluar më 10 janar dhe normalisht shkon sipas asaj që ka planifikuar trajneri. Mirëpo kohën e fundit pak edhe kushtet atmosferike na vështirësuan në fakt, mirëpo çdo gjë shkon sipas planit. Faza e para vijon shumë mirë dhe normalisht fazën e parë presim ta përmbyllim me dy ndeshje kontrolluese . me datën 22 jemi Arsimin e Çegranit dhe më pas me Skopjen’’ deklaroi Izair Emini drejtor sportiv në KF Besa
Drejtori sportiv Izair Emini tha se faza kryesore do të zhvillohet në Ohër ku edhe do të zhvillohen tre ndeshje kontrolluese
‘’Faza e dytë është planifikuar nga data 28 janar. Do të thotë që ne do të shkojmë në qytetin e Ohrit ku edhe atje kemi planifikuar tre ndeshje kontrolluese do të shohim cilat ekipe do të jenë atje. Thanë se ka ekipe nga Serbia, Kosova është edhe një ekip e Ohrit. Do të shkojmë atje ku ndoshta do të ketë kushte më të mira për punë , më të rehatshme që të kalojmë fazën e dytë atje në Ohri ‘’ tha Izair Emini.
Ekipi gjatë këtij afati kalimtar në radhët veta ka sjell dy përforcime ndërsa ditëve në vijim priten edhe tre të tjerë
‘’Është e vërtet që ky afatë kalimtar është i vështirë , tani në këtë detyrë të re e shohë se sa i vështirë afati kalimtar i janarit. Momentalisht neve kemi sjell dy futbollist ata janë Shefit Shefiti dhe japonezi Jememi Kande. Jemi në bisedime në fakt në fazën përfundimtare të tre lojtarëve që duhet të na vinë. Po presim që të na vinë pasi kemi pak probleme edhe me vizat e punës që na vështirësojnë punën . Por presim që nga kjo javë të na bashkohen dhe në Ohër të kompletohemi si ekip‘’tha drejtori sportiv Izair Emini
Pjesa pranverore e kampionatit fillon më 17 shkurt, ndërsa Besa e Dobërdollit është mysafire e n Voska Sportit, ndërsa qëllimi parësor i ekipit është të sigurohet mbijetesa
Sport
HENDBOLL: MAQEDONIA KUALIFIKOHET NË FAZËN KRYESORE
Përfaqësuesja e Maqedonisë e përfundoi me sukses fazën e parë të Kampionatit Botëror në Kroaci, Danimarkë dhe Norvegji. Me fitoren kundër Guineas 29-20 në ndeshjen e fundit, Maqedonia siguroi zyrtarisht një vend për fazën kryesore, ku do të luajë edhe tre ndeshje të tjera.
Hendbollisti i Maqedonisë së Veriut, Filip Kuzmanovski ishte golashënuesi më mirë me 12 gola , ndërsa në tre ndeshjet ai ka gjithsejtë 31 gol dhe 9 asiste duke kryesuar listën e golashënuesve më të mirë, i ndjekur nga holandezi Ten Felde me 30 gola dhe gjermani Usçins me 24 gola.
Maqedonia nuk do të ndryshojë qytet dhe ndeshjet e saj do t’i luajë në “Varazhdin Arena” kundër tre ekipeve më të mira nga Grupi C – Francës, Austrisë dhe Katarit. Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë do të zhvillohet të martën me fillim në ora 15:30 në ‘’Varazhdin Arena ‘’ në Varazhdin, ndërkaq më 25 janar po në të njëjtën palestër me fillim në ora 20:30 zhvillohet ndeshja kundër Francës
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut përfundoi fazën e parë me tre pikë, me fitore kundër Guineas, barazim me Hungarinë dhe humbje nga Holanda.Shaban Sinani / TV Koha
Sport
TENIS: MËSOHEN ÇEREKFINALISTËT E AUSTRALIA OPEN
Grand slami “Australia Open 2025” nga dita e sotme dihen edhe tenistët të cilët janë kualifikuar në fazën çerekfinale
Në kategorinë e meshkujve aktualisht tenisti numër një në botë Jannik Sinner mundi danezin Holger Rune 3- 1 në sete. Në çerekfinale shkon edhe italiani tjetër Lorenzo Sonego, që mundi tenistin Learner Tien me rezultatin 3-1 në sete. Dy çerekfinalistët tjerë janë amerikani Ben Shelton, që përfitoi nga tërheqja në setin e katërt e francezit Gael Monfils dhe çerekfinalisti i fundit është Alex de Minaur i Australisë.
Te femrat, polakja Iga Swiatek aktualisht numri 2 në botë , mundi tenisten Eva Lys, 2-0 në sete . Kualifikohet edhe ukrainasja Elina Svitolina që mundi Veronika Kudermetova me rezultatin 2-0 në sete
Dy tenistët e fundit që fituan sot janë amerikanet Emma Navarro e Madison Keys, që mundën respektivisht me të njëjtin rezultat 2-1 Daria Kadatkina dhe Elena Rybakina.
Ndeshjet çerekfinale të “Australia Open 2025” do të zhvillohen të martën dhe të mërkurën
Çerekfinale-Femra
C.Gauff – P.Badosa
A.Sabalenka – APavlyuchenkova
E.Navarro – I.Swiatek
Çerekfinale-Meshkuj
T.Paul – A.Zverev
C.Alcaraz – N.Djokovic
B.Shelton – L.Sonego
J.Sinner – A.de Minaur
Shaban Sinani / TV Koha
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve