Lajme nga vendi
Ministria e Brendshme ka bërë apel për kujdes të shtuar për shkak të rritjes së mashtrimeve përmes telefonit
Qytetarët gjithnjë e më shpesh po bien pre e mashtrimeve. Mashtruesit përmes telefonit tentojnë të marrin të dhëna të besueshme të qytetarëve. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është duke marrë masa për hetimin dhe menaxhimin e mashtrimeve telefonike.
“Mashtruesit shpeshherë paraqiten si përfaqësues të bankave, institucioneve publike ose kompanive për të mashtruar viktimat. Sektori i krimit kibernetik kreu kontrolle në lidhje me mashtrime telefonike dhe përcaktoi se mund të përdoren mjete të shumta për të manipuluar thirrjet, dhe atë: përmes thirrjeve të maskuara, ndryshimit të identitetit të telefonuesit duke pretenduar emrin e kompanive ose veprimtarive të ndryshme ose me vjedhje të numrit të telefonit”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Policia u bën apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm gjatë pranimit të thirrjeve apo mesazheve nga manipuluesit.
“Jini të kujdesshëm kur merrni telefonata nga numra të panjohur ose nga numra që paraqiten si institucione të besueshme. Asnjëherë mos i ndani me telefon informacionet personale, informacionet bankare ose fjalëkalimet. Nëse dyshoni se keni qenë viktimë e një mashtrimi të tillë, raportoni menjëherë rastin në stacionin më të afërt të policisë”, shtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Këto lloj mashtrimesh tani më janë të njohura për institucionet kompetente, pasi kjo nuk është hera e parë që qytetarët mashtrohen në mënyra të ndryshme./Alsat.mk
Lajme nga vendi
Dhe me ligjin e ri, tekstet shkollore falas në 5 gjuhë
Ligji i ri për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm rregullon përgatitjen, përzgjedhjen, miratimin, lëshimin dhe tërheqjen nga përdorimi të teksteve shkollore për shkollat fillore dhe të mesme, me të do të marrim tekste më cilësore dhe ato do të vazhdojnë të jenë falas. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit, tha se me modelin e ri, tekstet shkollore u jepen shtëpive botuese, por në fillim do të funksionojnë të dy modelet për prodhimin e teksteve shkollore, sepse procedurat që kanë është nisur duhet të përfundojë pas ligjit të vjetër.
“Në një takim me shtëpitë botuese tashmë i kemi bërë me dije se përllogaritja e vlerës së teksteve do të bëhet me një formulë dhe janë dakord, që do të thotë se çmimi maksimal i tekstit do të jetë i kufizuar. Çmimi ndikohet, natyrisht, nga qarkullimi, përkthimet dhe elementë të tjerë. Jemi i vetmi vend që prodhojmë tekste falas në 5 gjuhë, por do të vazhdojmë të bëjmë edhe në të ardhmen, që fëmijët tanë të fitojnë më shumë njohuri, kompetenca dhe shkathtësi”, tha ministrja Janevska.
Ekspertët e konsultuar nga ministria, Shërbimi Pedagogjik dhe komisioni që punoi për ligjin, janë të bindur se me modelin e ri do të shmangen gabimet dhe do të kemi tekste më cilësore, të cilat së bashku me programet e reja të krijuara nga Zhvillimi i Arsimit. Byroja, do të kontribuojë në përmirësimin e procesit arsimor, sqaroi Janevska.
Lajme nga vendi
STRUGA TL NISI ME MBUSHJEN E AKUMULLATORËVE
Kampioni në fuqi klubi i futbollit Struga Trim Lum që drejtohet nga trajneri Qatip Osmani, nga dita e djeshme edhe zyrtarisht ka nisur fazën e parë të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit në Ligën e parë. Trajneri Osmani tha se faza e parë që do të zgjati deri më 17 janar do të zhvillohet në Strugë ndërsa më vazhdojnë në Antalia të Turqisë
QATIP OSMANI – TRAJNER I KF STRUGA TL (0.18‘’Plani është d.m.th deri më 18 janar ekipi do të punon këtu në Strugë, ku planifikohet edhe një lojë miqësore, kurse prej 18 janarit jemi në Antalia të Turqisë ku planifikohen të zhvillohen 5-6 loja. Gjithsesi se gjatë fazës përgatitore planifikojmë 7 loja me qëllim që sa më ta gatshëm ta presim kampionatin’’ deklaroi trajneri Qatip OsmaniSa i përket përforcimeve eventuale trajneri Osmani tha se gjatë sezoni vjeshtor kishin disa defekte të pa pritura në repartin e mbrojtjes QATIP OSMANI – TRAJNER I KF STRUGA TL (1.31 – 2.09)‘’Ajo që ishte evidente në kampionatin e kaluar loja në defanzivë ishte pika më e dobët te ne dhe mundohemi të marrim lojtarë me qëllim për ta përforcuar këtë defanzivën edhe koncentrimi jonë si klub sa u përket përforcimeve është pikërisht mbrojtja jonë apo më mirë thënë defanziva jonë të jetë sa më stabile që të mos na përsëriten këto gabime’’ tha trajneri OsmaniPjesa pranverore e kampionatit në elitën e futbollit vendor fillon më 16 shkurt me ndeshjet e xhiros së 19-të, ndërsa Struga Trim Lum është mysafire e Gostivarit.
Lajme nga vendi
RISTO JANKOV ME KONTRATË 18 MUJORE TE SHKËNDIJA
Klubi I futbollit Shkëndija është skuadra e parë e cila menjëherë pas festës së Vitit të Ri nisi me përgatitje për pjesën pranverore të kampionatit 2024/2025, ndërsa drejtuesit e klubit punojnë në afrimin e lojtarëve të ri. Lojtari i parë që ka firmosë kontratë me ekipin kuqe zi është portieri Risto Jankov, isha anëtar i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut. Portieri Jankov pas firmosje së kontratës 18 mujore me ekipin kuqezi tha se vinë në një skuadër të madhe që gjithmonë pretendon titullin kampion dhe dale në Europë “Normal se po, nëse nuk do të besoja, nuk do të vija. Besoj normal dhe të gjithë në klub besojnë se këto janë qëllimet e ekipit dhe kemi shanse të mëdha t’i realizojmë. Mund të premtoj, sigurisht si krejt lojtarët se çdo stërvitje, çdo ndeshje do të japim maksimumin për fitore, për suksese të reja dhe normalisht si që thash, për atë vij, mund t’i realizojmë dy qëllimet, Kupën dhe titullin”, deklaroi portieri Risto JankovPortieri I ri kuqezi Risto Jankov karrier;n e ka filluar te Rabotniçki, më pas ka vazhduar në Kazakistan me Kaspiy Aktau dhe në Rumani me ACSM Politehnica La iș . Në vitin 2023, I kthehet futbollit vendor te Bregallnica e Shtipit, ndërsa gjysmësezonin vjeshtor ishte pjesë e Tikveshit.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve