Connect with us

Sport

ILIOSKI DHE RELJIÇ LAUREATËT E VITIT 2024 NË RMV

Published

on

Kikboksieri Boban Ilioski, ndërsa në kategorinë e femrave më e mira u shpall taekwondistja Miljana Reljiq u shpallën sportistët më të suksesshëm për vitin 2024 në manifestimin e organizuar nga Ministria e Sportit e Maqedonisë së Veriut.

Në organizim të Ministrisë së Sport dhe Unionit të sporteve të Maqedonisë së Veriut, në një ceremoni solemne në sallë e Operës dhe Baletit Kombëtar, u shpallën sportistët më të suksesshëm për vitin 2024. Epiteti sportist më i mire në kategorinë e meshkujve për vitin 2024 për të dytën herë me radhë i takoi kikboksierit Boban Ilioski, ndërsa në kategorinë e femrave më e mira u shpall taekwondistja Miljana Reljiç.

Boban Ilioski, është kampion i Evropës në kategorinë deri në 86 kg. të cilin titull e fitoi në Kampionatin Europian në Athinë. Ndërsa sportistja më e mirë për vitin 2024 është taekwondistja Milijana Reljiq, pjesëmarrëse në Lojnat Olimpike Verore “Parisi 2024” që arriti të kualifikohet në çerekfinale. Mbrëmë u shpallën edhe më të mirët në kategorinë e të rinjve, federata më e mirë sportive, reprezentacioni më suksesshëm. Ekipi më i mirë universitar dhe ai shkollor. Edhe kësaj radhe në mesin e laureatëve nuk kishte asnjë sportist shqiptar.

Advertisement

Sport

LIGA E PARË: SHKËNDIJA SIPAS PLANIT, NGECË GOSTIVARI

Published

on

Shkëndija e Tetovës në përballjen me ekipin AP Brera të Strumicës regjistroi fitoren e 15 sezonale duke fituar me rezultatin e ngushtë  2-1. Fjalën kryesore në këtë përballje e kishte  golashënuesi më  i mirë në historinë e  futbollit të Maqedonisë dhe të Shkëndijës Besart Ibraimi i cili shënoi 2 gola për tre pikë të reja  që  çojnë  ekipin  drejt  titullit të pestë kampion i Maqedonisë së Veriut.  Trajneri Jeton Beqiri pas përfundimit të ndeshjes duke u bazuar në rezultate e  ndeshjeve tjera  theksoi se  ekipi  të jetë  më në nivel

  “Unë pres  që ekipi  të jetë me kalimin e kohës edhe më  mirë fizikisht edhe besoj që do jemi aq vigjilent dhe të mençur që të menaxhojmë situatën deri në  fund  ashtu si duhet’’ deklaroi Jeton Beqiri.

Ndërkohë me një komunikatë zyrtare  të klubit thuhet: ‘’Klubi i futbollit Shkëndija respekton viktimat dhe distancohet nga sjelljet e papërgjegjshme  të një  grupi të tifozëve distancohet nga sjellja e një grupi të caktuar individësh nuk pasqyron qëndrimin e tifo-grupit, i cili aktualisht është në proces riorganizimi, dhe as të pjesës tjetër të publikut, që në atë moment reagoi me fishkëllima për të shprehur pakënaqësinë ndaj atyre që këndonin”, thuhet  pos  tjerash  në komunikat. 

Nga ana tjetër për sjelljet një grupi të tifozëve që nuk e respektuan heshtjen  dedikuar  viktimave  nga  tragjedia e Koçanit,  Federata e Futbollit e Maqedonisë ka hapur procedurë disiplinore ndaj Shkëndijës. Sipas FFM-së kjo vjen për shkak të sjelljes jo njerëzore të tifozëve dhe mosrespektimit të minutës së heshtjes në nder të viktimave në Koçani

Çka të thuhet për rezultatet e ndeshjeve tjera ku vërtet janë befasuese sidomos fitorja e Voska Sport në transfertën me Gostivarin në Maxhari, kur dihet se skuadra vendase ishte njëra  nga  ekipet pretendente për titullin kampion, ndërsa pas kësaj disfate titulli mbetet vetëm një dëshirë e pa realizuar. Edhe pretendenti tjetër për kreun e tabelës Sileksi ka zhgënjyer tifozët e vet duke barazuar me Tikveshin. Ndeshja Rabotniçki – Besa ishte e barabartë por një   penalti vendosi  që tre pikët të mbeten në Shkup, ndërsa ekipi nga Dobërdolli vazhdon të mbetet  në situatë të vështirë  për siguruar mbijetesën. Struga Trim Lum  edhe  në përballjen  me  ekipin Shkupi dëshmoi se nuk është në formën e vetë të duhur  pasi  luajti  vetëm me barazim pa gola. Pelisteri që në disa ndeshje të fundit ishte mjaft e  suksesshme por   në përballjen e së shtunës  dështoi   kundër Vardarit duke zhgënjyer tifozët e vetë. Pas  javës së  25-të  Shkëndija  me  53 pikë, Sileksi me  48  dhe  Rabotniçki  me 48 pikë mbeten tre  kandidatët më serioz për  titullin kampion, ndëras  mbijetesa  do të diskutohet mes  ekipeve Tikveshi  e AP Brera që kanë nga  22 pikë dhe Voska Sport e  Besa e Dobërdollit  që kanë  nga  21 pikë. Deri në fund  të kampionatit në Ligën e parë kanë mbetur  edhe  tetë  xhiro, ndërsa kampionati  përfundon  me  ndeshjet e xhiros së 33-të më 18 maj.
 
Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Sport

FFM hap procedurë disiplinore ndaj Shkëndijës

Published

on

Federata e Futbollit e Maqedonisë ka hapur procedurë disiplinore ndaj Shkëndijës. Sipas FFM-së kjo vjen për shkak të sjelljes jo njerëzore të tifozëve dhe mosrespektimit të minutës së heshtjes në nder të viktimave në Koçani. 

“Ky akt përfaqëson një mosrespektim të papranueshëm ndaj të ndjerëve dhe familjeve të tyre. FFM do të ndërmarrë masa të përshtatshme në përputhje me rregullat për të siguruar që veprime të tilla të pahijshme të mos përsëriten më kurrë. Për njerëz të tillë nuk ka vend në futboll. Le të marrin shembull nga Shkëndija e Haraçinës, e cila tregoi dinjitet dhe respekt për viktimat dhe situatën e përgjithshme në vend. FFM, disa javë më parë, tashmë i zbrazi tribunat nga tifozët mysafirë në Strugë për shkak të sjelljes së pahijshme, dhe kjo do të vlejë për të gjithë – pa përjashtim. Futbolli duhet të mbetet sport i respektit dhe dinjitetit”, thuhet në komunikatën e FFM-së. 

Continue Reading

Sport

NBA: OKLAHOMA SKUADRA E PARË QË PREK 60 FITORE

Published

on

Pesë fitore të vendasve  dhe tre të  atyre mysafire është epilogu i tetë ndeshjeve  të zhvilluara sot  në Kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Oklahoma  vazhdon bindshëm të kryeson  Perëndimin me   61  fitore e 12  disfata, ndërsa Lindjen e kryeson Cleveland me 59 fitore e14 disfata

 Indiana fitoi 162-109 në fushën e Washington, duke u bërë skuadra që ka shënuar më shumë pikë në një ndeshje të vetme këtë sezon. Sfidë ku 9 lojtarë të Indiana realizuan mbi 10 pikë (Haliburton me 29 pikë më i miri) dhe 14 basketbollistë shënuan në koshin e skuadrës vendase.

Oklahoma mbetet skuadra më e mirë në NBA, duke qenë e para që kalon shifrën e 60 fitoreve këtë sezon. Ajo mundi sot 125-104 Memphis. Alexander Shai me 37 pikë ishte lider. Fiton edhe Cleveland, skuadra më e mirë në Konferencën e Lindjes, që falë 29 pikëve të Allen mundi 124-116 San Antonio.

Humbje në sekondën e fundit për Lakers, që u mund 119-117 nga Chicago. Një kosh i Giddey (25 pikë, 14 kërcime, 11 asist) nga mesi i fushës i dha fitoren Bulls. Fitorja e tretë radhazi për Miami, që mundi 122-112 Atlanta (Tyler Herro 36 pikë), ndërsa Dallas fitoi 101-92 në fushën e Orlando (Jaden Hardy 22 pikë).

 

Advertisement

Rezultatet e sotme

Cleveland – San Antonio, 124-116

Orlando – Dallas, 92-101

Washington – Indiana, 109-162

Miami – Atlanta, 122-112

Advertisement

Chicago – Lakers, 119-117

Oklahoma – Memphis, 125-104

Utah Jazz – Houston, 110-121

Sacramento – Portland, 128-107

 

Advertisement

Shaban Sinani – TV koha

Continue Reading

Më të lexuarat