Lajme nga rajoni
Kosovë, 34-vjeçarja shtatzënë i jep fund jetës me armë, në trup iu zbuluan disa hematoma
Një ngjarje tragjike ka ndodhur të enjten në një shtëpi në Shtërpcë, ku një grua u gjet e vdekur dhe sipas informacioneve të para dyshohet se i dha fund jetës. Viktima po dyshohet se bëri vetëvrasje pas një feste familjare, për motive dhe në rrethana akoma të paqarta.
Bëhet fjalë për një grua 34-vjeçare, e cila bazuar në dëshminë e familjes ka qenë në pritje të ëmbël, në muajin e katërt të shtatzënisë.
Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe trupi është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.
E ndjera dyshohet se i dha fund jetës me armë zjarri, brenda shtëpisë së tyre.
Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa akoma nuk dihet motivi që çoi viktimën drejt këtij akti të rëndë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetimi për zbardhjen e këtij rasti
Bazuar në informacionet e para që ka Sinjali, pas ekzaminimeve nga ana e mjekëve janë vërejtur hematome në trupin e të ndjerës.
Bashkëshorti i saj e ka njoftuar Policinë dhe ekipin mjekësor se bashkëshortja e tij ishte në pritje të ëmbël, në muajin e katërt të shtatzënisë.
Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, ku edhe është sekuestruar arma që dyshohet se u përdor nga viktima.
Lajme nga rajoni
Ministria e Bujqësisë Në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave shqiptare pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri, ka dhënë një deklaratë për publikun në lidhje me situatën e mandarinave shqiptare dhe praninë e mundshme të pesticideve. Sipas Ministrisë, mbi 85% e prodhimit të mandarinave shqiptare është shitur me sukses në tregun e brendshëm dhe ndërkombëtar, dhe të gjitha analizat e kryera kanë rezultuar pozitive, pa mbetje të pesticideve.
Deklarata thekson gjithashtu se inspektimet dhe analizat e rregullta janë të vazhdueshme, me qëllim që të sigurohet cilësia dhe siguria e mandarinave dhe produkteve të tjera bujqësore. Ministria ka bërë thirrje për konsumatorët dhe fermerët të raportojnë çdo rast të paligjshmërisë, në mënyrë që të mbrohet integriteti i zinxhirit të furnizimit ushqimor dhe të ruhet besimi tek produktet shqiptare.
Lajme nga rajoni
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, një viktimë dhe disa të plagosur
Të paktën gjashtë fëmijë kanë mbetur të plagosur dhe jozyrtarisht njëri prej tyre ka humbur jetën, pasi një djalë 15-vjeçar, i armatosur me thikë, ka hyrë në shkollën fillore në lagjen Preçko të Zagrebit dhe ka sulmuar fëmijët dhe një mësuese, raporton HRT.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 dhe sulmuesi është ndaluar nga policia.
Siç raportojnë mediat lokale, fëmijët janë nxjerrë nga shkolla menjëherë pas incidentit ndërsa në vendngjarje ndodhen ekipet e policisë dhe emergjencave.
Policia konfirmoi se kishte një lajmërim, por Zyra e marrëdhënieve me publikun është në pritje të informacioneve nga terreni, raportojnë mediat kroate.
Lajme nga rajoni
Publikohen rezultatet përfundimtare, Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka prezantuar sot rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë.
Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati në fjalimin e tij tha se gjatë procesit ka pasur përfshirje të politikanëve, e shumë figurave të njohura.
“Nga regjistrimi i vitit 2024 del se Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë. Besoj që regjistrimi ia ka arritur qëllimit, dhe ka kaluar ashtu siç kanë qenë pritjet”, u shpreh Kastrati.
Gjithashtu, ai u shpreh se stafi ka qenë i përgatitur dhe aktiv në procesin e regjistrimit të popullsisë.
Gjatë prezantimit të këtyre të dhënave u paraqit edhe një video me disa momente gjatë punës së tyre disa muajsh.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve