Lajme nga vendi
Janë realizuar pagesa prej 40.514.921,00 denarë për masat 1.15 dhe 1.19 nga Programi për Mbështetje Financiare në Bujqësi

Janë realizuar pagesa direkte në vlerë prej 32.732.971,00 denarë për material faror të certifikuar vendas të prodhuar dhe shitur nga gjenerata e parë dhe e dytë për kultura drithërore, foragjere, industriale dhe hortikulturore. Përfitues të kësaj nën-mase janë ekonomitë bujqësore të regjistruara në Regjistrin e Furnizuesve të Materialit Faror që kanë prodhuar dhe shitur material faror në vitin 2023 ose e kanë përdorur për nevojat e tyre, në përputhje me Ligjin për Materialin Faror dhe Mbjellës për Bimët Bujqësore, dhe që kanë marrë certifikatë për farë të certifikuar përfundimtare.
Janë paguar gjithashtu 7.781.950,00 denarë për prodhimin e materialit faror parathemelor dhe themelor për kultura drithërore. Përfitues të kësaj nën-mase janë ekonomitë bujqësore të regjistruara në Regjistrin e Furnizuesve të Materialit Faror që kanë prodhuar dhe shitur material faror parathemelor dhe themelor për kultura drithërore në vitin 2023, në përputhje me Ligjin për Materialin Faror dhe Mbjellës për Bimët Bujqësore.
Aplikimet për subvencione po përpunohen me një dinamikë të përshpejtuar me qëllim që fermerët dhe blegtorët të kenë mjete të mjaftueshme gjatë sezonit dhe para fillimit të mbjelljeve.
Fermerët janë në duar të sigurta.
Lajme nga vendi
Orari i punës i Shërbimeve administrative të MPB-së gjatë festave të Pashkëve

Ministria e Punëve të Brendshme në prag të festave të ardhshme të Pashkëve, kumtoi se sot të gjitha Seksionet për punë administrative pranë Repartit për punë administrative të MPB-së, përveç Repartit për punë administrative Shkup, do të punojnë në periudhën prej orës 08:00 deri 16:00.
Reparti për punë administrative Shkup, megjithatë, respektivisht njësitë e tij organizative sot do të punojnë me këtë orar:
Pika Prolet – me dy turne prej orës 07:30 deri 19:30;
Pika TVM – me dy turne prej orës 07:30 deri 19:30, ndërsa me periudhën e njëjtë do të punojnë edhe pikat në Beko dhe Gjorçe Petrov;
Pikat Draçevë dhe Butel do të punojnë në një turn në periudhë prej orës 10:00 deri ora 18:00.
MPB-ja i njofton qytetarët se fotografimi për dokumente personale do të bëhet pa caktim të terminit, ndërsa dhënia e dokumenteve do të bëhet rregullisht.
Nesër (e shtunë 19.04) do të punojnë vetëm sportelet për dhënie të dokumenteve personale në TVM dhe Beko nga ora 08:00 deri ora 16:00.
Lajme nga vendi
LAJMI I FUNDIT: Forca të shumta policore në Haraçinë

Forca të shumta policore, me automjete të rënda, janë pozicionuar sot në vende strategjike në Haraçinë, raporton TV Shenja.
Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për qëllimin e këtij aksioni. Rajoni i Haraçinës është shpesh në qendër të operacioneve .
Lajme nga vendi
Uji në Dibër i pasigurtë për pije, mund të përdoret vetëm duke e vluar paraprakisht

Ndërmarrja publike komunale “Standard” e cila ekonomizon me ujësjellësin Rosoki-Dibër, njofton përdoruesit e ujit për pije se mund ta përdorin vetëm duke e vluar paraprakisht.
“Njoftojmë përdoruesit se rekomandohet vlimi i ujit të pijshëm para konsumimit, për sigurinë e shëndetit të qytetarëve. Ndaj kërkojmë mirëkuptim dhe vëmendje gjatë përdorimit të ujit deri në njoftimin e dytë”, thuhet në njoftimin e publikuar pasditen e sotme.
Shkak për këtë është një defekt teknik në pajisjen e stacionit të klorinimit, për këtë arsye uji nuk do të klorohet derisa të rregullohet defekti.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve