Connect with us

Lajme nga vendi

Ramush Haradinaj pret në takim Ali Ahmetin: Kosova do mbështes gjithmonë shqiptarët në RMV

Published

on

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sot ka pritur në takim kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Haradinaj ka deklaruar se Kosova do të mbështes gjithmonë shqiptarët në RMV, në luftën e tyre për avancimin e të drejtave.
“Ali Ahmeti është një prej figurave më të respektuara shqiptare. Kontributi i tij në të gjitha proceset nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët në Ballkan, të paktën në këto 30 e sa vitet e fundit, ka qenë i jashtëzakonshëm. Pata kënaqësinë që sot ta zhvilloj me të një bisedë vëllazërore për sfidat nëpër të cilat po kalojnë vendet tona. Bashkëpunimi i Kosovës me Maqedoninë e Veriut duhet të jetë prioritet në marrëdhëniet tona, dhe shqiptarët në Maqedoni të Veriut janë faktorë përcaktues mbi të cilin zhvillohen këto marrëdhënie. Kosova do të jetë gjithmonë mbështetëse e vëllezërve tanë në kërkesat e tyre legjitime për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave, duke përfshirë edhe përdorimin e gjuhës shqipe në RMV.

Lajme nga vendi

Mexhiti: Taravari u vetëpërjashtua nga VLEN-i!

Published

on

Kreu i LD-së, Izet Mexhiti tha se koalicioni VLEN, për dallim prej ASH-Taravari, në zgjedhjet lokale do të garojë me lista të përbashkëta për këshilltarë dhe me kandidatë të përbashkët për kryetarë të komunave. Mexhiti u bëri thirrje votuesve të ASH-së që të distancohen, siç tha ai, “politika përçarëse e Taravarit”.

“Koalicioni VLEN sot ka vendosur që të garojë në zgjedhje bashkë, edhe me lista për këshilltarë, edhe me kandidatë për kryetarë të komunash, ndërsa në ditët në vijim do të kemi edhe themelim të shtabeve të VLEN-it, për të garuar bashkërisht në zgjedhjet e ardhshme lokale. Me këtë rast, u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve, votuesve dhe funksionarëve të ASH-së, që të distancohen nga politikat e përçarjes të z.Taravari, e sponsorizuar nga BDI-ja dhe oligarkët e tjerë, dhe të qëndrojnë në koalicionin e ndryshimit”, tha mes tjerash Mexhiti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Taravari sqaron kronologjinë se si kanë qenë të koordinuar tre partnerët e koalicionit për ta larguar që në shkurt të këtij viti

Published

on

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka sqaruar kronologjinë se si ka ardhur deri te garimi në zgjedhjet lokale me lista të veçanta si VLEN.

Në një intervistë të sotme për gazetën Lajm, Taravari tha se ideja e të gjithve pas formimit të Qeverisë ka qenë që të garojnë ndaras si katër parti.

“Nuk është se e kemi braktisur [VLEN-in], ideja e daljes me lista të veçanta nuk është prej tash. Me 23 qershor të 2024 u formua Qeveria aktuale dhe mbas dy-tre javësh, ne si kryetar të VLEN-it kemi pasur një takim dhe kemi biseduar a fuzionohemi tash apo si është ideja. Ideja e të gjithve ishte, bile insistim ka qenë që më mirë është të shkojmë si katër parti. Po në atë mbledhje unë u kam thënë se nëse vazhdojmë si katër parti, duhet të dalim me lista të veçanta në zgjedhjet lokale. Këtë ide e kam pasur vazhdimisht, deri para dy-tre javësh kur deputetët insistuan të bëjmë kompromis. U thash në rregull bëni kompromis dhe nëse pranohet, por nuk pati sukses”, sqaron Taravari.

Ai tha se pas asaj periudhe ka konsultuar shumë ekspertë që merren me këta punë, dhe të gjithë e kanë pasur mendimin dhe qëndrimin se mirë është çdokush ti ketë listat e veta. Sipas tij, kur e ka shpalosur sërish idenë për të garuar me lista të veçanta, tre liderët e tjerë të koalicionit, i kanë thënë atëherë dil edhe me kandidatë të veçantë, për çka Taravari u ka thënë se mos i bie kjo se po e dënojnë që në shkurt të këtij viti nga VLEN.

“Por, tre partitë tjera plus Vetëvendosja mendojnë se duhet të jenë bashkë. Unë sërish u kam thënë në mes të shkurtit këtë vit se insistoj për lista të veçanta. Kështu ka qenë qëndrimi ynë si ASH edhe në korrik të 2024 edhe tash. Më thanë se nëse dal me lista të veçanta të dal edhe me kandidatë të veçantë. U habit dhe ju thash se gjithçka kisha pritur, por këtë se kisha menduar asnjëherë që unë duhet të dalë me kandidatë të veçantë dhe lista të veçanta. Kjo i bie sikur ju më përzeni prej këtu”, shtoi më tej kreu i ASH-së, Arben Taravari.

Advertisement

Unë ndjesinë e kam pasur por edhe plotë anëtarë tanët që kanë punuar në grupe të përbashkëta të VLEN-it se tre janë të koordinuar dhe ASH nuk është, nënvizoi më tej në sqarimin e tij Taravari.

“Pasi biseduam edhe në Kuvendin Qendrorë dhe në Kryesinë e ngushtë të partisë, shumica dërmuese apo një ose dy mendonin se duhet të shkohet me lista të përbashkëta, të gjithë të tjerët ishin absolutisht të bindur se ASH duhet të garon me lista të veçanta. Të shihet a kemi 1000, 5000 apo zero vota, ose 20000 apo 50000 vota. Qëndrimi im ka qenë kështu pasi mendoj se sa më shumë lista ka, aq më shumë njerëz angazhohen, aktivizohen në fushatë. Por kandidatët ti kemi të përbashkët. Nëse kjo refuzohet, pasi kështu ma kanë thënë se nëse i ndajmë listat të shkoj edhe me kandidatë vetë, d.m.th ky ka qenë propozim prej tyre, unë asnjëherë as që e kisha menduar. Pastaj, e analizuam pasi qenka kështu të ketë bashkëpunim të ndërsjellë ose në komunat urbane ose ato rurale për raundin e dytë. Ja e marr shembull Likovën, aty kandidatë do të ketë BDI, VLEN dhe ASH. Në raund të dytë e them hipotetikisht se shkon BDI dhe ASH ose BDI dhe VLEN dhe ashtu të përkrahemi”, the krue i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kasami: Edhe një super projekt po e realizojmë për Tetovën tonë

Published

on

Me punë, përkushtim dhe angazhim Tetova bëhet qytet më i mirë dhe i jetueshëm për të gjithë! Nga sot filluam me asfalltimin e njërit krah të rrugës “Boris Kidriç”!
Dje në letër, sot punë në terren sepse premtimet tona po i realizojmë!
Të tjerët mund të vazhdojnë të flasin poshtë e lartë, ne jemi të zënë duke punuar!

Continue Reading

Më të lexuarat