Connect with us

Lajme nga rajoni

Kapadokya, ndër vendet më të preferuara për turistët gjatë festave të Vitit të Ri

Published

on

Rajoni turistik Kapadokya në provincën Nevşehir të Türkiyes llogaritet si vendi më i preferuar për turistët vendas dhe të huaj gjatë festave të Vitit të Ri.

Fotoreporteri i Anadolus ka kapur pamje të mahnitshme të Kapadokyas, e ndriçuar me drita dhe e dekoruar për festat e Vitit të Ri.

Kapadokya tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj me luginat e saj të mbuluara me formacionet shkëmbore natyrore të njohura si “oxhaqe zanash”, manastiret dhe kishat historike, me aktivitete të ndryshme turistike, veçanërisht turne me balona, si dhe qytetet nëntokësore.

Turistët që vizitojnë muzetë dhe vendet historike në rajon, i cili është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, marrin pjesë gjithashtu në turne që mbulojnë vendbanimet historike me metra nën tokë.

Kapadokya, e cila mirëpret vizitorët e saj me pasuri të ndryshme vizuale në çdo sezon, pret turistë të shumtë vendas dhe të huaj edhe në festat e fundvitit.Foto: Behçet Alkan/AA

Advertisement

Lajme nga rajoni

SHBA i jep një tjetër “shuplakë” Sali Berishës para zgjedhjeve

Published

on

Më pak se 5 muaj para zgjedhjeve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të qartë se Sali Berisha nuk mund të jetë alternativa qeverisëse për shqiptarët.

SHBA është e qartë me mesazhin për Sali Berishën, se nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi me persona të shpallur “non grata” për korrupsion madhor. Berishës, i cili pas fitores së Trump ka nisur thotë se do shpëtojë nga lista e zezë amerikane, SHBA ia bën të qartë se “Non Grata” nuk hiqet.

Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Ambasada Amerikane.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Shoferi uli gruan e vdekur në ulësen e përparme të pasagjerit, policëve u tha se po flinte

Published

on

Rast i çuditshëm në kufirin kroat: Shoferi uli gruan e vdekur në ulësen e përparme të pasagjerit, policëve u tha se po flinte
Një austriak tentoi të transportonte trupin e një gruaje të vdekur nga Bosnja dhe Hercegovina në Kroaci, raportojnë mediat kroate.
Në fund të muajit nëntor, në pikën kufitare Gunja, në hyrje të Kroacisë nga Bosnja dhe Hercegovina, një shtetas austriak (65) ka dorëzuar në polici dokumentet e tij, si dhe dokumentet e gruas në ulësen e pasagjerit.
Policia dyshoi për pasagjeren (83), e cila ishte ulur pa lëvizur me sy mbyllur, transmeton Telegrafi.
“Policët dyshuan gjatë kontrollit kufitar, sepse ajo nuk ka qenë as komunikuese dhe as e vetëdijshme”, kanë sqaruar policia kroate në Vukovar.
Shoferi u tha se gruaja ishte duke fjetur, pas së cilës policia thirri mjeken, e cila pikërisht në pikën kufitare konfirmoi se gruaja kishte disa kohë që kishte vdekur.
“Nga hetimet e mëtejshme u konstatua se gruaja ka vdekur në territorin e Bosnje-Hercegovinës, por 65-vjeçari ka vendosur ta transferojë në Austri në këto rrethana për të shmangur formalitetet lidhur me transportin e eshtrave. Trupi i të ndjerës është marrë nga punonjësi i autorizuar i transportit funeral në Kroaci”, ka shtuar policia.
Ata kanë bërë kallëzim penal kundër shoferit për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale të prishjes së qetësisë, dhe pas përfundimit të hetimeve penale ia kanë dorëzuar mbikëqyrësit të kujdestarisë dhe kallëzimin penal ia kanë dorëzuar avokatit kompetent shtetëror.
Continue Reading

Lajme nga rajoni

Holanda “shuplakë Serbisë”, do të bllokojë rrugën e Beogradit për anëtarësim në BE

Published

on

Ministri holandez Caspar Veldkamp po planifikon të kundërshtojë Serbinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian gjatë takimit të ministrave të jashtëm të së martës në Bruksel.

Serbia “nuk është ende gati” për hapin e ardhshëm dhe nuk ka arritur të bëjë “përparim të mjaftueshëm në fushën e sundimit të ligjit”, u tha Veldkamp gazetarëve në Bruksel të hënën, shkruajnë mediat e huaja.

Takimi i së martës do të diskutojë përparimin në procesin e zgjerimit të BE-së.

Sipas tij, pozicioni i politikës së jashtme të Serbisë nuk ka lëvizur mjaftueshëm në përputhje me politikën e jashtme të BE-së, siç kanë bërë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Pra, ne presim më shumë hapa nga Serbia”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se të 27 shtetet anëtare duhet të bien dakord që një vend aspirant të bashkohet me bllokun.

Advertisement

Veldkamp theksoi se ai shpresonte se vendet e tjera të BE-së do të miratonin qëndrimin holandez “në mënyrë që ne të mos jemi vetëm në këtë”.

Veldkamp vuri në pah se donte të shihte përparim të qartë nga Serbia në javët e ardhshme.

Serbia aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 2009 dhe negociatat aktuale filluan në vitin 2014.

Por një nga pengesat më të mëdha është Kosova dhe Serbia nuk e ka njohur kurrë pavarësinë e Kosovës.

Serbisë nuk i kërkohet të njohë pavarësinë e Kosovës për t’u anëtarësuar në BE, por duhet të pranojë kufijtë e saj aktual.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat