Lajme nga vendi
Kallëzim penal ndaj një të punësuari në Ministrinë e Bujqësisë për ‘keqpërdorim të pozitës zyrtare’

Njësiti për krime financiare pranë Departamentit për hetime kriminale në Prokurorinë Publike ka dorëzuar kallëzim penal kundër personit me iniciale S.N. 40 vjeçar nga Shkupi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare”.
I denoncuari S.N. i cili ishte punësuar për të përgatitur përllogaritjen e pagave për punonjësit në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë, ka keqpërdorur pozicioni zyrtar në mënyrë që gjatë llogaritjes së pagave për 23 personat, të gjithë punonjësit si punonjës të Policisë Pyjore, në të gjitha formularët e pagave, në grafën “orët e pushimit” ka shtuar një numër më të madh të orëve të punës në pushime, edhe pse ka pasur njohuri se personat nuk kishin fare orë pune në ditët e pushimeve.
I dyshuari S.N u ka mundësuar 23 personave të tjerë përfitim të kundërligjshëm prej mbi 1.5 milionë denarë, duke dëmtuar në këtë mënyrë buxhetin e shtetit./ Alsat.mk
Lajme nga vendi
Mexhiti tha se VLEN do të shkoj në zgjedhje me kandidat, lista, shtabe, platforma e programe të përbashkëta

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se të gjitha subjektet politike brenda koalicionit VLEN kanë qëndrim që në zgjedhjet lokale të shkohet me kandidat, lista, shtabe, platforma e programe të përbashkët she shtoi se, në disa vende ka vlerësime se duhet dalë jashtë koalicionit dhe të mbështeten kandidatët e pavarur.
“Në lidhje me listat, pra këtu qëndrimi i të gjitha subjekteve politike brenda VLEN është që të shkojmë me kandidatë të përbashkët, me lista të përbashkëta, me shtab të përbashkët, me program dhe platformë të përbashkët, bile edhe diku ku ka analizë dhe vlerësim se duhet të dalim edhe jashtë VLEN-it, të mbështesim kandidat të pavarur, edhe këtë do ta bëjmë. Në lidhje me listat, dmth kryetarët e komunave zgjidhen sipas modelit të shumicës, ndërsa listat sipas D’Hondt sistemit, që i favorizon të mëdhenjtë, d.m.th nuk ka asnjë kuptim ne jemi te të mëdhenjtë, dhe tani të kalojmë te të vegjlit, sepse kjo do të thotë ndarje dhe të digjen vota që do të shkojnë në favor të BDI-së, atëherë parashtrohet pyetja për kë punojmë? Kështu që të gjitha argumentet politike shkojnë në favor që të shkojmë me lista të përbashkëta, dhe duke e marrë parasysh se tashmë ka nismë që VLEN të shkrihet në një, kështu që nuk ka asnjë dilemë, VLEN do të ketë një kandidat, një listë, një shtab, një program”, tha Mexhiti.
Lajme nga vendi
Mickoski tha se ju duhen ide kreative, BDI: Si në vitin 2001, edhe tani askush nuk dëgjon ankesat e shqiptarëve

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim i janë përgjigjur deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se BDI po bën politika të ndarjes, ndërkaq sugjeroi që integristët t’i kthehen “agjendës së gjelbër”. Nga BDI mbesin në qëndrimin e tyre se shqiptarët në Maqedoni janë kthyer në periudhën e para vitit 2001.
Reagimi i BDI-së:
Reagim ndaj deklaratës së Hristijan Mickoskit
Në përgjigje të deklaratës së Kryeministrit, i cili tha se “BDI duhet të sjellë ide kreative” dhe se “ankesat për degradimin e situatës janë vetëm mbrojtje e korrupsionit,” dëshirojmë të theksojmë qartë dhe prerë:
Situata e shqiptarëve sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut po rikthehet në atmosferën para vitit 2001.
Edhe atëherë, askush nuk donte të dëgjonte ankesat autentike të shqiptarëve.
Në vend të kësaj, këto ankesa legjitime cilësoheshin si aspirata separatiste e irredentiste.
Kudo përhapeshin naracione se “shqiptarët janë në pozitë të mirë” — ndërsa në realitet ishin të shtypur, të përjashtuar dhe të padukshëm në institucionet shtetërore.
Vetëm pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, bota e pa të vërtetën: shqiptarët ishin realisht të margjinalizuar dhe të diskriminuar në mënyrë sistematike.
Sot, 20 vite më vonë, po përsëritet e njëjta përpjekje për të heshtur ankesat legjitime të shqiptarëve — por me një narrativë të re.
Jo më “separatistë” apo “irredentistë”, por “të korruptuar”. E njëjta përmbajtje, vetëm se me mbulesë të re.
Një tentativë e vjetër për ta relativizuar të vërtetën, për ta shpërqendruar debatin dhe për të mbuluar një realitet që është i prekshëm për çdo qytetar.
Nëse Kryeministri kërkon ide kreative, atëherë po i propozojmë disa:
• Mos e prek Marrëveshjen Kornizë të Ohrit – ajo është themeli i bashkëjetesës dhe garancia për barazi.
• Mos e prek ligjin e gjuhës shqipe
• Le të bëjmë vetting të plotë për të gjithë funksionarët nga viti 1991 e deri më sot – të hetohen pasuritë, burimet dhe mënyra se si janë fituar.
• Të rihapet procesi i privatizimit – që të zbardhet sesi u plaçkit pasuria publike dhe kush përfitoi prej saj.
Këto janë idetë kreative që i nevojiten vendit.
Jo fjalë të mëdha për të mbuluar padrejtësitë e reja, por guxim për të përballur të vërtetat e vjetra.
Lajme nga vendi
Shkon në 61 numri i viktimave në Koçan/ Ndërron jetë Aleksandar Gavrillovskin i cili ishte për kurim në Lituani

Edhe një viktimë nga tragjedia në Koçan, bëhet fjalë për 29 vjeçarin Aleksandar Gavrillovski i cili ishte për kurim në Lituani. Lajmin e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sipas të cilit edhe dy pacientë të tjerë janë në gjendje kritike për jetën, shkruan Alsat.
“Tanimë i ndjeri Aleksandar Gavrilovski ishte njëri nga katër pacientët në gjendje kritike”, tha Taravari.
Numri i viktimave nga tragjedia në Koçan arrin në 61 persona. /Alsat.mk
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve