Lajme nga vendi
Fillon procesi i aplikimit për licenca për punë në kopshte – kaloi në procedurë parlamentare ndryshimi në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve

Ndryshimi i ligjit për mbrojtjen e fëmijëve ka kaluar procedurën parlamentare dhe kështu nis procesi i aplikimit për licenca për të punuar në ambientet e kujdesit për fëmijët.
Konkretisht, nga muaji tetor 2023 nuk do të zhvillohet provimi profesional për marrjen e licencës për punë në ambientet e fëmijëve, provim ky që vlen për të gjithë kandidatët që dëshirojnë t’i bashkohen sistemit për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve të moshës parashkollore.
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë është kompetente për dhënien e licencave të punës, përkatësisht: licencë për punonjës profesional, për bashkëpunëtor profesional, për edukator, licencë për përkëdhelës dhe licencë për drejtor.
Licenca e punës e marrë nga personat që dëshirojnë t’i bashkohen sistemit të kujdesit dhe edukimit për fëmijët parashkollorë është një kriter i domosdoshëm, pra një kusht i detyrueshëm që duhet të plotësojnë, pra pa leje pune të vlefshme këta persona nuk mund të aplikojnë për punësim në kopshte, ku aktualisht kemi nevojën më të madhe për punësimin e këtij lloj kuadri në nivel shtetëror.
Ndryshimi i zgjidhjes ligjore, mundëson në situata të jashtëzakonshme, të parashikohet mënyra se si procesi i dhënies së provimeve për marrjen e licencës së punës do të vazhdojë të ecë në mënyrë të vazhdueshme, respektivisht me dhënien e provimit në letër me kohëzgjatje deri në 01.01.2026.
Me ndryshimin e ligjit, është përcaktuar se licenca e punës lëshohet në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe në gjuhën që e flasin 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe alfabetin e saj, si dhe se Provimi për marrjen e licencës për punë jepet në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik dhe në gjuhën që flasin 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shkrimin e saj.
Me ndryshimin e ligjit ndryshohet emri i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, emërtimi i ministrit dhe emërtimi i Komisionit Shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë, në përputhje me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 121/2024).
Lajme nga vendi
Motiçikleta del nga rruga në mes fshatrave Kopanica dhe Bojanë, shoferi vdes në vend, pasagjeri lëndohet rëndë

Më 16.04.2025, rreth orës 18:25, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën lokale fshat Kopanica – fshat Bojanë, Shkup, një motoçikletë “Suzuki” me targa të Shkupit, e drejtuar nga S.S. (38) nga fshati Bukoviq, Shkup, ka dalë nga rruga.
Për shkak të lëndimeve të marra, drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë në vendngjarje. Një mjek i Shërbimit të Ndihmës Urgjente ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Pasagjeri S.J. (41) nga fshati Kopanica, Shkup, ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Tereza”.
Një hetim ka pasuar nga prokurori publik dhe ekipi i hetuesve të SPB Shkup.
Lajme nga vendi
LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski se po kryen terror politik

LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski se po kryen terror politik me qëllim që të mbrohen zyrtarët e pushtetit nga përgjegjësia për tragjedinë e Koçanit, në të cilën humbën jetën 61 persona. Opozita, thekson se zyrtarët policorë nga Koçani e Shtipit të cilët janë përfshirë në hetimin e Prokurorisë janë të periudhës së kaluar, ndërsa ata që kanë qenë në detyrë natën e kobshme, sipas tyre as nuk përmenden.“Si nuk u gjend asnjë i dyshuar nga kryeshefët aktual dhe zyrtarët aktual të MPB-së në Koçan dhe Shtip të cilët kanë qenë përgjegjës të drejtpërdrejtë për sigurinë natën e kobshme. Pse për shembull kryeshefja e Sektorit për Punë të Brendshme në Koçan Marija Cvetkovska Manevska nuk është në mesin e të përfshirëve me hetimin? Pse kryeshefi i Krim Policisë në Koçan Tomo Donev, nuk është në mesin e të arrestuarve? Si është e mundshme as kryeshefi i SPB Shtip e as kryeshefi i Krim Policisë në Shtip, gjithashtu të mos jenë të përfshirë në hetim. Ministër Toshkovski, a keni pak ndërgjegje? Ju po kryeni terror dhe ndjekje politike vetëm për t’i mbrojtur ata që ju i keni emëruar dhe vendosur”, deklaroi Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.Për drejtësi selektive akuzon edhe BDI-ja opozitare, e cila thekson se hetimi është hakmarrje politike, por që kamuflohet si drejtësi. Sipas integristëve, përgjegjësia po kërkohet në mënyrë selektive dhe ka për qëllim eliminimin politik.“U mor një vendim që pothuajse të gjithë të ndaluarit të lirohen nga paraburgimi aktiv, përveç Kreshnik Bekteshit, i cili vazhdon të mbahet në paraburgim – një person që prej kohësh është në shënjestër të hakmarrjes politike…Kjo tashmë nuk është çështje individuale – por një model i rrezikshëm i drejtësisë selektive, që po shndërrohet në instrument për presion dhe eliminim politik…Kjo nuk është drejtësi – kjo është politikë e kamufluar si gjyqësor…BDI nuk mbron individë – por mbron drejtësinë si parim – të barabartë për të gjithë”, thonë nga BDI.Ndryshe, ka shkuar në 62 numri i viktimave nga tragjedia në Koçan. Një pacient që po trajtohej në Beograd ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme. Informacionin e kanë kon!rmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Kujtojmë se disa të lënduar nga zjarri që shpërtheu në diskotekën “Puls” më 16 mars të këtij viti, vazhdojnë të kurohen jashtë shtetit.Tragjedia në Koçan,Opozita me akuza ndaj pushtetit.
Lajme nga vendi
Ahmeti kërkon nga VLEN të braktisë qeverinë anti-shqiptare

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nga Likova ku ka përuruar ujësjellësin, ka deklaruar se shqiptarët nuk janë hyzmeqar dhe argat në Maqedoni, ngase shteti u takon edhe shqiptarëve. Ai tha se me vasalë dhe hyzmeqarë nuk mund të bëhet shteti.“Nuk kemi kërkuar ma shumë nga përfaqësues që hiqen si legjitim që i përfaqësojnë shqiptarët por ta mbajnë situatën aty ku e lamë ne. E di që për kryeministër edhe 10 jetë me i pas këta smunden me e realizu. Ne e morëm nga zero dhe e lamë këtë shtet me kryeministër shqiptarë…Le ta braktisin qeverin anti-shqiptare Nuk është më Maqedonia e viteve para 2000…Maqedonia është e pas viteve 2000 e kemi larë me gjak çdo pëllëmbë të këtij vend, historinë më të re të Maqedonisë… nuk do të ju dëshpërojmë por do të jemi dalë Zotë, të vërtetë të atyre mal sakrificave që kanë bërë shqiptarët për t jetuar të lirë”, ka deklaruar Ahmeti.Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nuk ka komentuar zhvillimet e fundit brena koalicionit VLEN me arysetimin se është kryetar partie dhe jo komentator i zhvillimeve politike.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve